1. Gjatë javës së kaluar, politika u zhvillua kryesisht në universe paralele me atë tradicional. Kryetari socialist Rama u end në universin e librit me “Kurban”-in e tij. Ritregoi gjithçka kish treguar më parë. Lartësoi vetveten. Përkëdheli këdo që i duhet këto kohë. La dritare hapur për ndonjë që mund t’i duhet, nga qejfi a halli, në të ardhmen. Poshtëroi kundërshtarët e përhershëm, të djeshëm, të sotëm e të nesërm. Nxori, lakuriq, para gjithë dynjasë, zemrën plot shpresë dhe trurin plot frikë.
2. Kryeministri Berisha u end në universin e patriotizmit. Vizitë e suksesshme në Maqedoni. Inaugurim i segmentit zgjatues të “Rrugës së Kombit” në territorin e Kosovës. Lëvdoi çka ka bërë deri sot. Premtoi ç’do bëjë për kombin gjatë pjesës së mbetur të 35 viteve të paralajmëruara të qeverisjes së tij. Një gur e dy zogj. Me dy vizita e tri fjalime neutralizoi më shumë se një vit përpjekje politiko-nacionaliste të Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut a të Bamir Topit, nëse edhe ky, qoftë dhe me pak gjasa, qëndron pas aleancës.
3. Politikanë, gazetarë e biznesmenë u endën në universin e gjyqeve. Politikanët e maxhoranës janë përfshirë nga ethet e padive gjyqësore kundër politikanëve të opozitës. Të ndaluar me dekret gojor kryeministror që të akuzojnë gazetarët, maxhoritarët po zbrazin gjithë mërinë mbi opozitën. Vendimet gjyqësore përcaktojnë fatura të kripura mbi opozitarët, kryesisht atyre më gojëprapë por pa histori qeverisëse, pra pa pasuri për të shlyer detyrimet dhe as cene për t’u kundërsulmuar simetrikisht. Një luftë e egër kjo grabitqarësh për kontroll të territorit politik. Si buajt në xhungël që, kur i shpëtojnë luanit, bien pre e tigrit, panterës e mbetjet ushqim për hienat, gazetarët tashmë janë pre e biznesmenëve paditës.
4. Një javë kuturisje në universe të tjera, fill pas Kongresit socialist ku kryetari Rama bëri premtimin e madh: “…Stuhia që po afron, nuk do të na gjejë jashtë mureve të Europës…” e për këtë tha që “…Të hënën do të bëjmë një propozim të ri në kuadrin e planit tonë për përshpejtimin e integrimit”. Të hënën e kaluar, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, urdhëroi dorëzimin e një plani pune për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, “…por këtë herë në detaj. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që t’u ikë përgjegjësive të veta”. Paragjykim i plotë për palën tjetër.
5. Plani i detajuar “Xhafa” u dorëzua të mërkurën në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Shkalla e mediatizimit, tepër modeste në raport me rëndësinë e temës. Media ishte e zënë me endjet në universet paralele. Plani “Xhafa”, ndërsa shpreh, nga një anë, një hap drejt mundësisë së punës së përbashkët, nga ana tjetër, lë mjaft shkas për t’u parë me mosbesim të thellë nga maxhoranca. Deputetët e saj e shprehën qartësisht mosbesimin në momentin e dorëzimit e të nesërmen në seancën plenare të Kuvendit.
6. Plani “Xhafa” ofron një kalendar të ngjeshur e në përshkallëzim të punëve mbi këto ligje përmes tri fazave dymujore. Plani ofron edhe dy mënyra të organizimit të punës: ose vetë Komisioni i Ligjeve, ose komisione të posaçme të ngritura nën komisionin e ligjeve të Kuvendit. Ndërkaq, plani “Xhafa” ngre pretendime se paketa e ligjeve që kërkojnë të paktën 3/5 e votave të Kuvendit, pra 84, gjithsej 13 ligje të këtilla, ka mjaft defekte konceptuale, nuk adresojnë problematikën reale, vuajnë nga mungesa e transparencës, janë të pakonsultuara, përmbajnë kundërshti me rekomandimet e ndërkombëtareve, janë në konflikt me Kushtetutën, kërkojnë ndryshime kushtetuese e deri që kërcënojnë sigurinë juridike të subjekteve të caktuara.
7. Nëse i pranojmë këto defekte si të vërteta, atëherë vetë plani “Xhafa” është i dështuar, ndaj dhe pa kuptim. Një mori e këtillë cenesh të rënda nuk mund të korrigjohen përmes amendimeve të teksteve ligjore në hallkën e fundit të procesit të formësimit ligjor. Çdo tekst ligjor është pasqyrë e një procesi paraprak analize të gjendjes, identifikim të problemeve për t’u zgjidhur, shqyrtim i dy a më shumë opsioneve, peshim i tyre, zgjedhje e opsionit që rezulton më i përshtatshëm, diskutim i këtyre mes institucioneve shtetërore dhe grupeve të interesit, për të arritur në fund tek ato tekste ligjore të dorëzuara me kohë në Kuvend. Për secilin ligj është konsumuar punë voluminoze gjatë një, dy a tri viteve me radhë.
8. Formësimi i teksteve ligjore në këtë mënyrë e bën të pamundur korrigjimin e tyre me ndërhyrje amenduese mbi vetë tekstet ligjore pasi, nëse cenet e pretenduara nga socialistet janë të vërteta, ato qëndrojnë në thelbin e ligjeve dhe jo në nene të caktuara a pjesë periferike të tyre. Cenet janë formësuar që në origjinë. Për rrjedhojë, këto ligje s’do të mund të miratoheshin as në parim. Metoda e vetme korrigjuese, në këtë situatë hipotetike, do të ishte fillimi për së pari e për së mbari i procesit legjislativ për secilin ligj. Vetëm një proces që fillon nga analiza dhe opsionet më fillestare, do të mundësonte korrigjimin e të gjitha ceneve të rënda të pretenduara nga paketa “Xhafa”. Por, po kjo paketë propozon një kalendar pune kaq të ngjeshur në kohë e kaq të shumtë në veprime, sa del jashtë çdo mundësie që të arrijë të zbatohet e të na japë në kaq pak kohë cilësinë që pretendohet se munguaka.
9. Sipas maxhorancës dhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare që kanë asistuar secilin ligj, të gjitha hallkat e procesit legjislativ janë kryer më së miri dhe produktet janë të përshtatshme. Nga paketa e 13 ligjeve, një grup përbëhet nga amendime të disa kodeve, thjesht për harmonizim terminologjik lidhur me reformën e licencave siç u amenduan, për të njëjtin qëllim, 60 ligje të tjera në maj 2009. Këto kode kërkojnë veç një vendimmarrje formale. Një pjesë tjetër e ligjeve janë reflektim i detyrimeve ndërkombëtare si p.sh ato në kuadrin e Grupit të Vendeve Kundër Korrupsionit (GRECO) e që kërkojnë amendime standarde të kodeve penale e civile e të procedurave përkatëse. Së fundi, jo për nga rëndësia, qëndron ligji i famshëm për gjykatat administrative. Gjithçka gati, pa përjashtuar ndonjë amendim, aty-këtu, lehtësisht përmirësues a sa për te hequr merakun.
10. Në llogari të fundit, ndërsa do të duhej të ishin mjaft pranë, palët janë ende larg. Në fakt, janë sa pranë, aq edhe larg. Konsultimet mes tyre, nën nxitjen katalizuese të ndërkombëtareve, janë shumë intensive këto ditë, ndonëse pak të ekspozuara ndaj publikut. Treshja e ambasadoreve Arvizu, Sequi dhe Wollfarth punojnë në ngarkesë të plotë. Dëgjojnë me durim palët, veç e tok; lëmojnë me kujdes propozimet dhe kundërpropozimet; përpunojnë një variant ndërmjetës; ua rikthejnë palëve, u kujtojnë pasojat nga mosbashkëpunimi, e kështu me radhë hap pas hapi.
11. Nëse do arrihet marrëveshja e do fillojë puna, të mirat nuk do mënojnë. Është e arsyeshme të besohet se në dhjetor, në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian, zhvillimi pozitiv shqiptar “të bjerë në sy” dhe Këshilli mund t’i kërkojë Komisionit Europian të rivlerësojë situatën e të rishohë qëndrimin lidhur me statusin e vendit kandidat. Nëse vazhdon përsëri marrëdhënia produktive, në mars, Komisioni mund t’i sugjerojë Këshillit dhënien e statusit, sugjerim të cilin, Këshilli do ta miratonte e më pas, brenda tetorit 2012, të nisin negociatat. Për rrjedhojë, 100-vjetori i Pavarësisë mund të na gjejë me status të marrë e negociata të filluara. Ndryshe punët do mbesin për vitin 2014, pas zgjedhjeve të ankthshme në 2013-n.
12. Ndërkohë, ngërçi, ndonëse i zbutur, vazhdon. E gjitha ngjan si rasti i çiftit, në dilemë divorci a vazhdimësie bashkëjetese, që po trajtohet përmes terapisë intensive të psikologut me certifikatë ndërkombëtare. Por, ndërsa pajtimi i ofron shanse të mëdha që i tërheqin palët drejt bashkëjetesës produktive por edhe plot përgjegjësi, mirëkuptim e besnikëri, frika, hezitimet, mosbesimi, meritë që ushqehen nga e kaluara e afërt dhe e largët e qe errësojnë pamjen për të ardhmen, i mbajnë palët ende larg. Ndaj, herë pas here, arratisen në universe paralele ku shijojnë lirinë shthurëse të divorcit për t’u kthyer përsëri, ca me hir e ca me pahir, në dhomën e qetë të psikologut që iu shtjellon, me durim të admirueshëm, mundësitë, përfitimet dhe detyrimet që pasojnë nga ripajtimi. Terapia po vazhdon gjatë. Pa fund. S’ka shenja lodhjeje. Nga askush.