Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Profile profesionale të drejtuesve të lartë të Shtetit - Presidenti Prill 1991 – Nëntor 2011

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 14 vite më parë

Open Data Albania
Profile profesionale të drejtuesve të lartë të Shtetit - Presidenti Prill 1991 – Nëntor 2011

Open Data Albania ka hulumtuar mbi profilet profesionale të drejtuesve më të lartë të Shtetit, përkatësisht individëve që kanë drejtuar në postin e Presidentit. Analiza hulumtuese është realizuar në harkun kohor prill 1991 - nëntor 2011 (muaji aktual). Muaji prill 1991 përkon me zgjedhjen dhe mandatimin e Drejtuesve të Lartë të Shtetit pas zgjedhjeve të para pluraliste me rrëzimin e Regjimit Komunist. Të dhënat janë hulumtuar në faqet zyrtare të Institucioneve Kryesore si Kuvëndi; Këshilli i Ministrave dhe Presidenca.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti me shumicë të majtë, me propozim të deputetëve të  Partisë së Punës së Shqipërisë  votoi  zotin Ramiz Alia si President të Republikës.  Presiadenti Alia u mandatua në këtë post më 30 prill 1991, ai ështe diplomuar në Shkollën e Partisë. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 zoti Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.

Z.Alia u pasua në detyrë nga z. Sali Berisha me profil profesional mjek. Pas fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar të drejtuar prej tij, zoti Berisha më 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 Mars 1997. z. Berisha  dha dorëheqje nga posti i Presidentit një muaj pas humbjes në zgjedhje të Partisë Demokratike dhe fitores së koalicionit të majtë.

Më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi zotin Meidani President të Republikës,mandati i te cilit perfundoi ne 24 korrik 2002. Studimet universitare te Presidentit Meidani jane ne degën Fizikë.

Presidenti Alfred Moisiu u mandatua për të drejtuar si kryetar shteti nga Korriku i 2002-shit deri në Korrik 2007. Sipas jetëshkrimit zoti Moisiu ka studiuar për Inxhinieri Ushtarake.

Presidenti aktual zoti Bamir topi mori detyrën e Presidentit te Republikes ne Korrik 2007 dhe është Presidenti aktual i Shqiperise. Presidneti Topi ka përfunduar studimet universitare ne Fakultetin e Mjekësis Veterinare.

Profili profesional  i Presidentëve të vendit nga Prill 2011 deri në Nëntor 2011 ka qënë: Shkolle Partie në 4,61% të kohës; Mjekësi në 25,71% të kohës; Fizikë ne 24,30% të kohës;  Inxhinieri Ushtarake në 24,30% të kohës dhe Mjekësi Veterinare në 21,08% të kohës.

Në harkun kohor prej Prillit 1991 deri në Nëntor 2011 nuk kemi asnjë President me profil profesional në Shkenca Politike apo Humanitare.



Grafikisht, kohëzgjatja në detyrë e presidentëve sipas profilit profesional (në ditë dhe %) Prill 2011 - Nentor 2011paraqitet:

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama