Pas përjashtimit skandaloz të zotit Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, përjashtim i paraprirë, thonë, nga anatematizimi i tij si “armik” (nënkupto “i partisë dhe i popullit”), si edhe pas reagimeve të një sërë personalitetesh politike të krejt spektrit politik shqiptar, përfshirë edhe atë të patriarkut socialist Dritëro Agolli, një zë po më pëshpërit se partisë së Edi Ramës do t’i duhet, për t’u reformuar mirëfilli, që të kthehet më në fund në një parti socialiste të tipit europerëndimor, të zgjedhë midis çenverizimit (d.m.th. heqjes përfundimisht dorë nga nga mendësitë, metodat e praktikat kriptoenveriste) dhe menderizimit (d.m.th. qelbjes së udhëheqjes së saj deri në absurdin më grotesk apo groteskun më absurd).
Ndonëse kjo zgjedhje nuk më duket të jetë një dilemë tipike hamletiane, i njëjti zë më pëshpërit se ajo, me shumë gjasë, nuk do të jetë e lehtë. Këtë e provon edhe vetë termi që zoti Kastriot Islami përdori gjatë konferencës për shtyp në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, për të karakterizuar përjashtimin e tij: ai e cilësoi atë si “stalinist”, ndërkohë që do të kishte qenë më e udhës – sipas meje, gjithsesi – sikur ta kishte cilësuar të paktën si gjysmenverist. Me siguri dhe me të drejtë, lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i kësaj rubrike të përjavshme, mund të pyesë: – Përse “gjysmenverist” dhe jo “enverist”? Sepse, do t’i përgjigjesha unë, për të qenë “enverist”, plotësisht “enverist”, denjësisht “enverist”, mizorisht “enverist”, ku përjashtimi do të duhej të ishte shoqëruar të paktën me një pushim nga puna të bashkëshortes së zotit Kastriot Islami dhe, fill pas kësaj, me një internim të familjes së tij, sigurisht pa i lënë çiftit Islami kohë të shkonte e të futej në ndonjë ambasadë perëndimore për të kërkuar strehim politik.
Pra, moscilësimi i përjashtimit të tij të paktën si “gjysmenverist”, tregon që edhe vetë ata që, me shpresë, mendohet të jenë reformatorët e Partisë Socialiste, ende nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht për praninë e mendësive, metodave e praktikave gjysmenveriste ose kriptoenveriste në radhët si të Kryesisë, ashtu edhe të strukturave të tjera të saj. Do të doja t’u kujtoja atyre se Partia Socialiste, si avatar i Partisë së Punës që, duke ruajtur të njëjtat efektiva dhe të njëjtën metodologji, ndërroi emrin brenda një seance në ditën e fundit të kongresit të saj të fundit, ende nuk i ka kërkuar publikisht ndjesë popullit shqiptar për krimet e diktaturës komuniste, ajo ende nuk e ka cilësuar Enver Hoxhën si kriminelin më të madh të historisë së Shqipërisë në shekullin XX. Pikërisht për këtë arsye, kryetari i saj guxon e ndërmerr veprime që të kujtojnë spastrimet e kryera jo vetëm nga Stalini në gjirin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, por edhe ato të kryera nga Enver Hoxha në gjirin e Partisë së Punës së Shqipërisë.
Për të mos e mërzitur më gjatë si lexuesin e djathtë, ashtu edhe atë të majtë të kësaj rubrike të përjavshme, me domosdoshmërinë e çenverizimit të Partisë Socialiste, dua të them edhe disa fjalë lidhur me rrezikun e menderizimit të kësaj partie. Ky rrezik e kërcënon realisht atë sepse, siç thotë populli ynë, peshku qelbet nga koka. Mirëpo, kur një parti qelbet nga koka, kjo do të thotë se menjëherë pas saj do të qelbet edhe Kryesia e vet (siç dihet, fjala “krye”, nga rrjedh fjala “kryesi”, ka për sinonim fjalën “kokë”) dhe, natyrisht, falë efektit domino, do të qelben edhe strukturat vartëse.
Por, meqë partitë e tjera të majta të prira për aleanca me Partinë Socialiste të paçenverizuar nuk bëjnë dot pa të, pra, pa Partinë Socialiste, menderizimi, falë të njëjtit efekt domino, rrezikon t’i prekë ato gjithashtu duke ua lënë edhe atyre në dorë dopiogjashtën kutërbuese të dështimit politik, çka do të ishte vërtet për të ardhur keq. Prandaj, e vetmja këshillë që mund t’u jap me shumë modesti udhëheqësve të këtyre partive të vogla për të shmangur menderizimin e tyre të mundshëm është që mos të rrinë pas bishtit të peshkut që po qelbet nga koka, në mënyrë që askush të mos u thotë, pas menderizimit të padëshiruar, “koka bën, koka pëson”!