Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Lajmi krijon edhe paqe, por këto ditë Lajmi i RTK-së po krijon atmosferë lufte

Shkruar nga: Gëzim Mekuli  
Botuar më: 13 vite më parë

Gëzim Mekuli
Lajmi krijon edhe paqe, por këto ditë Lajmi i RTK-së po krijon atmosferë lufte

KTV dhe RTK, si raportuan këto dy televizione publike për protestën e organizuar nga Lëvizja ”Vetëvendosje”

Pas një analize bërë dy televizioneve të Kosovës, RTK dhe KTV, lidhur me raportimin e protestave të organizuara nga Lëvizja "Vetëvendosje", ”Mekuli Press” konstaton se:


Lajmet dhe raportimet që RTK ka pregaditur per këtë ngjarje janë kryesisht ”lajme” dhe informata të siguruara nga Qeveria, PDK, Policia e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare me ndikim në Kosovë. Pra, prapa gazetarëve të RTK-së dhe lajmit të saj fshihet politika dhe Qeveria, dhe këto kanë një rol përcaktues tek forma dhe përmbajtja e lajmit.

 
Duke analizuar RTK-në, vërehet se ky medium është i varur nga burimi i informacionit që rrjedh nga EULEX, PDK, nga përfaqësuesit politikë ndërkombëtarë dhe nga partitë politike në pushtet, ku, natyrisht,  këtu përjashtohen partitë e vogla.

Përpos tjerash Retorika agresive, e përkrahur nga RTK, ka kontribuar në sajimin e urrejtjes kundrejt lëvizjes “Vetëvendosje” dhe në perceptimin se çdo gjë që vie nga kjo lëvizje është e keqe dhe e zezë për Kosovën. Dhe, është mu kjo, RTK-ja, që formësoj dhe paraqiti tek opinioni levizjen "Vetëvendosje" si “të rrezikhme”, shkatëruese” dhe si “armike”.

Retorika e RTK-së së Thaçit ndërtoj opinionin “NE – kundër – ATYRE”, ku shpalli opozitën si “armik”- “si bishë” dhe ta akuzoj atë si shkaktare të të gjitha problemeve në Kosovë.

Lajmi krijon edhe paqe, por në këtë rast mund të themi se Lajmi i RTK-së krijoj gjendje të jashtëzakonshe, kriojoj dhunë, pasiguri dhe frigë tek populli.

RTK shpesh ka transmetuar dëshirën dhe agjendën e zotit Thaçi në cilësinë e kryeministrit dhe vullnetin personal të Bajram Rexhepit.

Pra, tek ne si publik është krijuar përshtypja se gjithë edicionin e lajmeve e ka realizuar Hashim Thaci, Bajram Rexhepi dhe vet PDK.

 

Televizioni KTV

KTV ka treguar një profesionalitet të lartë gjatë raportimit të protestës së Levizjes ”Vetëvendsoje”,. Ky televizion publik në emisionin e lajmeve ka raportuar kryesisht në mënyrë neutrale dhe pa emocione. Ky televizion ka arritur që si burim të lajmit dhe raportimit të ketë jo vetëm njerëzit e fortë të Qeverisë, institucionet ndërkombëtare, por ky televizion hapsirë u dha edhe burimeve tjera që vinë nga shoqëritë dhe organizatat jopolitike dhe popullit të rëndomtë.

KTV tregoj një gazetari profesionale të nivelit europian, ku plotësisht ishte larg politikës, partive politke apo ”njerëzve të fortë” e me nidkim në shoqëri.

 

Përfundim

RTK sajoj “fotografinë e armikut”, paraqiti Thacin dhe Qeverinë si viktimë e të butë, ndërsa kundërshtarin (Vetëvendosjen dhe qytetarët) i paraqiti si kriminel e të egër. Pra para se të sulmoj “armikun”, kjo paraqiti këtë protestë si vet dreqin. Por, “Retorika e dreqit” mbylli hapësirën për nuancime dhe baraspeshë. Këtu nuk munde të vlerësosh përparësitë dhe dobësitë e “armikut.”. Analistet e pavarur në RTK nuk kishin mundësi të ishin kritik ndaj “fotografisë së dreqit”, nuk kishte vend e as mundësi të manovroj në mënyrë retorike. “Motivi i dreqit, i formësuar nga RTK, i pengoj zërat kritik. Hapësira në RTK u ngushtua. Prandaj edhe populli u grushtua dhe u dhunua.

A ndikoj kjo retorikë e luftës që edhe policia e Kosovës të frigohet e të jetë ne gjendje gatishmerie për të luftuar "kundër një armiku të rrezikshëm"?

Sa është e "pafajshme" policia e Kosovës (jo kreu i sajë) në këtë luftë propagandistke?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama