Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Warschauer Kniefall*

Warschauer Kniefall*

Përsëri "fitues". Përsëri „po marrin“ çmime!
Ata, sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 kanë vrarë 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion shqiptarë. Serbët dhunuan mbi 20000 shqiptare, nëna, motra e vajzat tona. Dhunuan gruan shqiptare, bërthamën „dhe mitrën“ e kombit shqiptar… Gjenocid! Dhe, përsëri politikat serbe, diplomacia e sajë, media serbe, ia arriten të kthejnë "piramidën politike“ kokëposhtë, e në interes të diplomacisë dhe politikave të tyre gjeo-politike.

Ishte Gjermania naziste e Hitlerit, ajo që u kerkoj falje popujve të botës. Ishte politika e pasluftës së II-të botërore, ajo që ju gjunjëzua viktimave të politikave të Hitlerit e të Göbelsit. Po, ishte Willy Brandt, ai që me 07 dhjetor të vitit 1970, u përkul dhe u gjunjezua para viktimave nazise në Warshavën e Polonisë. Po, Gjermania e shëruar kërkoj falje, ra përtokë dhe, poashtu, pagoj dhe po paguan dëmshpërbilme për gjenocid, vrasje, dhunime e shkatërime kulturore, e njerëzore.
Nga shqiptarët e Kosovës po kërkohet diçka tjetër, e padëgjuar dhe e paparë ndonjëherë më parë në historinë bashkëkohore.
Serbia të vrau, ajo bëri gjenocid mbi shqiptarët, të dhunoj, e të çrrënjosi, e ti, përsëri, kërkon që unë, ti, ai, ajo, ne dhe jo ATA, të kërkojmë falje. Sot, shqiptarët po „akuzohen“ e po u drejtohet gishti tek hunda se, përse ne nuk "kemi" humaniste sikurse Natasha Kandiq.
.
Dhe tjetra, sipas logjikës së „gazetarisë së ambasadave“, mu shkaku se përse Kosova „nuk paska Natasha Kandiqa, ka edhe luftë në Kosovë".
Manipulimi me fjalën, fotografinë dhe filmin ka filluar që moti, por tanimë ka filluar që të instrumentalizohet edhe viktima edhe e dhunuara. Tani kemi edhe tentimet për njohjen e „çmimit humanitar njëtnik“. Tani, përmes simbolit njëtenik, po tentohet „të pastrohet“ e të harrohet „gjenocidi serb njëetink“.

Prisnit ju, të nderuar, „gazetarë të ambasadave“, që nëna shqiptare „me brekë në gjunjë“ të ishte sikurse Natasha Kandiq?
Mësoni juve historinë? Nuk kamë parë, lexuar e as dëgjuar se në vitet 1941 – 1953, populli i madh Hebrej, Polak, Rus, Amerikan, Britanik, Francez apo Norvegjez të kishte një Natasha Kandiq. Jo, sepse ky është reagim njerëzor, është kundërshtim natyror. Êshtë veti e dinjitetit njerëzorë. Po ku „ngatërrohen“ viktimat dhe krimineli, o burrë i dheut? Nuk e kamë lexuar këtë „marifet politik“ as në gjermanishte, as në anglishte, as në norvegjishte e as në danishte, qebesa as edhe në serbishte.
Të dashur gazetarë të ambasadave, "Natasha Kandiqa" e humaniste të nivelit të saj, filluan të lindin, fillimisht, tek populli gjerman, tek intelegjenca gjermane, politika e re gjermane, post-hitlerium. Gjermania post-göbelsium u vetdijësua dhe kërkoj falje: morale, politike, etike, kulturore, njerëzore e historike. Mëpastaj, vonë, shumë vonë, kishte Natasha Kandiqa tek popujt e vrarë nga gjermanët Rajhut të II-të.

E tani, këtu e tek ne, po kërkohet që shqiptarët të kërkojnë falje, të gjunjëzohen e të vetëfajësohen! C‘farë ironie politike ! C‘farë shkurtpamësie historike. O, ç‘farë turpi moral e ç’farë vetëvrasje politike e humane. TY dhe MUA na barazpeshojnë me vrasesin, Göbelsin, Hitlerin e Millosheviqin. TY të akuzojnë se nuk paske "Kandiqa". Ty, grua shqiptare, dje me „brekë në gjunjë“, këta po të mveshin me ndjenjën e turpit moral dhe fajësisë humane. Kësaj i thonë retorikë diplomatike, nënë. Kësaj, grua shqiptare, i thonë Public Relation. Grua, kjo është e padrejtë!

Natasha e madhe e humaniste rroftë e qoftë. Shqiptarët e nderojnë dhe e kujtojme. E kam takuar dhe i "heqi kapelën", e admiroj, por „nuk e lakmoj“. Nuk e lakmoj sepse ajo i takon, pafajësisht, një kombi e një politike që mua më shkatërroj e kombin ma varfëroj.
Diplomacia pushtuese e popullit të Kandiqit, akoma po dominon, përsëri po fiton, e vazhdimisht po „grabitë“ edhe çmime.
Media shqipe po shpërlan trurin: po kontrollon të „menduarit njëetnik“, po ndanë „çmimet njëtnike“.
Përsëri çmime njëtenike, përsëri humniste njëetnike, përsëri dhurtata njëetnike në „Kosovën shumëetnike“.
Edhe njëherë u lexua, u „dëshmua“ dhe u pa se, ne jemi „dreqi“ e ata janë „engjulli“. „Ata kanë“ e „Ne s’kemi!“
Mos e dhunoni e mos „njëetnicitetizoni“ nënën, gruan, motrën e vazën; kjo gjini s’ka etni, komb e as shtet. Kjo do dinjitet, drejtësi e humanitet!

*Gjunjëzimi i Warshavës.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama