Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve,Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913,ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë,duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje. Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne,tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia. Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.
Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje
Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti. Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot. Një popull e një vazhdimësi territori etnik.
Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita. Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot.
Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot. Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit. Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek. Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.
Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz. Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime. 1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek. 2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.
Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri
Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.
1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.
2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t?u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit. Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim ?myslimanët me origjinë shqiptare?,për të cilët ai vetë kishte propozuar se ?banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë ? Epirin?dhe se?ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre?. Komisioni greko-turk ( në mars 1924),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të ?minoritetit?etnik autokton në trojet e veta.
3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek. Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.
4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t?i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët. E ?prekur? thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.
5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj. Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.
Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre. Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve,grabitjeve,përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine. Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor.
Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë. Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e?Shën Bartolomeut?për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë. Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona. Në Gumenicë u vranë 192. Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj. U shkatërruan 68 fshatra; U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi; U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).
Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.
Pasqyrë Masakrash Grabitjesh dhe Dhunimesh Të Kryera nga Shovinistët Greke tek popullsia Shqiptare e Çamërisë Gjatë Viteve
1944-1945
GRA
Të moshuar Gra Fëmijë nën 3 vjeçe të dhunuara të grabitura e të rinj
2900 214 96 32 745 76
GRABITJE PASURIE
Vaj ulliri Drithëra kafshë pune Bagëti
00/kg Kv 00/kg të imta të trasha
84752 67434 4453 46 435 5 137
Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjeçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945. Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në këtë kohë në Greqi dhe në Shqipëri. Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen Çame Mbas dëbimit të dhunshëm,emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nën kombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist Çam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme. Qeveria e re shqiptare,e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rrëqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ripronësimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.
Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar. Megjithatë,përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar Çam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame. Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-York,Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë,Konferencës së San Franciskos,Qeverisë së Anglisë,Amerikës,Bashkimit Sovjetik,Dhomës së Deputetëve në Uashington,Londër e Moskë,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut ,etj. Këto mbeten kërkesa dhe protesta pa përkrahje e pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk i dhanë as përfaqësuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam që u mbajt në Vlorë (Shqipëri më 1945) dhe që e panë me sy Katastrofën e kësaj popullate. Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.
Mbas kësaj,vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante,dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam. Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të pa tolerueshme. Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë. Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga Çamëria
1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti).Ndalohej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitet në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare. Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në Çamëri.
2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të Çamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekur. Qëllimi që krahina e Çamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.
3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.
4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre . Ajo i frikohet të vërtetës ,ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë. 5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri. Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare ?Çamëria?si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë. Problemi i Çamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.
Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues. Sipas qëndrimit zyrtar grek,çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,?sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke?.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992). Kjo është një ?hipotezë? sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar. Të konsiderohesh çamët ?kriminel?në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët,për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik. Çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj qofshin por janë viktima të tyre. Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra ?Kolaboracionalistë? (fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye. Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet. Është fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it). Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame. Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane. Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vetë.
Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë ?Demokratike? Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek. Problem që pret zgjidhje. Popullsia shqiptare e martirizuar e Çamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore: 1. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Demokratike si anëtare e Komunitetit Evropian,anëtare e 12-shes Evropiane,si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare,të njohin të drejtat tona të mohuara. 2. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të ?Çështjes Çame?. 3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre. 4. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejoj dhe mundësoje Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
Pergatiti: Isuf B.Bajrami