Vizita e fundit e drejtorit të përgjithshëm të Zgjerimit të Bashkimit Europian, Stefano Sanino, ka rikthyer prozhektorët mbi procesin e mbetur në hije të integrimit. Prej nëntorit, kur dy partitë e mëdha arritën pa dëshirë dhe nën presion të skajshëm një kompromis për axhendën europiane, në listën e detyrave të shtëpisë është shkruar vetëm një rresht: ai i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Pjesa tjetër, ajo që ka të bëjë me miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, por edhe më reformat në drejtësi, parlament dhe sistemin zgjedhor, mbetet ende “në përmbushje e sipër”. Një frazë elegante, për të mbuluar një vonesë tashmë endemike dhe të pajustifikueshme.
Mbledhjet e komisionit të integrimit në Kuvend, ku pozita dhe opozita përballen konkretisht për procesin, janë kthyer, ashtu si debatet televizive apo seancat parlamentare, në arena sherri, ku kanë fluturuar sharje dhe fyerje nga të gjitha anët. Ajo tryezë është formati real i vullnetit politik të palëve, më së pari qeverisë, për të çuar deri në fund një proces jetik për shqiptarët. Prej këtij forumi, hipokrizia e mbarsur me fjalorin e zakonshëm të integrimit, shtrihet në tryezat e tjera të vendimmarrjes, aty ku gjithçka funksionon sipas proverbit “sa më lart të ngjitesh, aq më të holla bëhen degët”.
Treni ynë drejt Europës ka ecur tradicionalisht ngadalë. Pasi u vonuam tre vjet në negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pasi u bëmë gazi i Brukselit, duke u rrëzuar dy herë rresht në aplikimin për statusin e vendit kandidat, tani po humbim edhe një herë kohë të çmuar, ndër një shtet si Serbia, që vuri nën zjarr e flakë Ballkanin, paraqitet shumë më mirë se ne, në provimin europian. Integrimi europian i këtij vendi është kthyer tashmë në një estradë të dhimbshme, në një tallje të përsëritur, e cila sa më shumë mbarset me të pavërteta e propagandë, aq më me zë të lartë kumtohet.
Aktualisht procesi i integrimit ndodhet nën efektin negativ të një paqeje të armatosur mes PD e PS. E thënë ndryshe, të një situate paradoksale, as luftë, as paqe, e cila është ndoshta më e rrezikshme sesa kolapsi real dhe i deklaruar i vetë procesit. Sepse aktualisht politika po bën gjoja sikur po merret vesh, duke mos hedhur asnjë hap përpara. Ka pasur shumë më pak mashtrim dhe hile klima e ndezur e grevës së urisë dhe e restorant ‘Krokodilit’, sesa kjo gjoja-paqe, e cila mund të kthehet në betejë nga njëri moment në tjetrin. Opozita ka hequr formalisht veton nga miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, ajo është kthyer në Kuvend dhe po merr pjesë në negociata, konform marrëveshjes së nëntorit. Edhe mazhoranca nga ana e saj, ka pranuar të diskutojë në komisione dypalëshe, reformat dhe pretendimet e ndryshme të palës tjetër. Në dukje gjithçka shkon mirë. Pse nuk avancojmë atëherë?!
Deklarimet e pardjeshme të Saninos, i cili na kujton edhe një herë, si në klasë të parë, se “integrimi nuk është monopol i një pale, por u përket të gjitha forcave politike dhe gjithë vendit”, janë apeli i radhës për një ritëm ndryshe dhe mbi të gjitha, për më shumë sinqeritet dhe më pak shtirje. Nëse do ta humbim edhe mundësinë e tretë që na ofrohet, për të marrë statusin e kandidatit për në BE, do të kemi vendosur jo vetëm një tjetër rekord paaftësie në Bruksel, por do të komprometojmë seriozisht edhe pjesën e mbetur të procesit. Atë që ka si stacion final hyrjen në Bashkimin Europian si vend anëtar, me të drejta të plota.
Rreth tre muaj pas marrëveshjes së 14 nëntorit mes dy partive të mëdha, integrimi europian, ose më mirë rruga drejt tij, i ka nxjerrë në pah të gjitha pengesat dhe nyjat e pazgjidhura. I zhvilluar mbi një terren të mbushur me gropa thithëse, ky proces ka nevojë mbi të gjitha për vullnet politik. E ky i fundit, siç dihet, është një element i paqëndrueshëm kimik, pasi influencohet pafundësisht nga interesa konkrete, lëvizje taktike, bllokime e kundërbllokime të njërës apo tjetrës palë. Nuk ecën reforma parlamentare, sepse nuk ka marrëveshje për hapat konkretë të saj dhe sepse dy partitë kërkojnë të sfidojnë njëra-tjetrën. Nuk avancon reforma elektorale, pasi të gjithë duan të fusin duart tek sistemi, në funksion të zgjedhjeve të nesërme. Kush e pëson? Procesi i integrimit, natyrisht.
Probleme të tilla, që shfaqen orë e çast rrugës, por që në vetvete s’kanë të bëjnë direkt me afrimin e vendit drejt BE-së, janë çmimi që procesi i integrimit i paguan realitetit dhe gjendjes konkrete që kalon Shqipëria.
Në zhvillim të kësaj ideje, mund të thuhet gjithashtu se edhe axhenda politike që duhet të konsumojmë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përbën një fushë të minuar rëndë për negociatat për integrimin. Zgjedhja e Presidentit, kontrolli mbi Kuvendin, skema me të cilën do të votohet në 2013, emërimet në drejtësi dhe zëvendësimi gradual i krerëve të institucioneve të tjera të pavarura, janë pengesa të cilat potencialisht mund ta fusin në rrugë pa krye procesin e integrimit. E gjitha kjo, në bazë të një përvoje të hidhur të së shkuarës, e cila na tregon se është tryeza europiane ajo që braktiset e para, në rast tensionesh politike.