Deklarata ushtoi si një kërcënim që u pasua nga një heshtje e gjatë. Dhe ja pas disa muajsh, problemi ngre kokë përsëri. Duket se Berisha funksionon sipas parimit të drejtësisë, ndonëse nuk ka asgjë të përbashkët me të. Për Kryeministrin mund të perifrazohet ajo që thuhet rëndom për drejtësinë: "Edhe vonon por nuk harron". Dhe si për ta maskuar me "drejtësi", rivendikues i idesë së Berishës për kufizimin e imunitetit të deputetëve është bërë një juriste dhe pikërisht Kryeprokurorja Ina Rama. Në një intervistë dhënë "Zërit të Amerikës" (në shqip), Kryeprokurorja i mëshoi idesë për kufizimin e imunitetit të deputetëve, duke e paraqitur si një nevojë urgjente për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që sipas saj kanë infiltruar edhe në politikë. Që një Kryeprokurore bëhet, ndonëse ende në kërkim të famës si e pavarur, vazhduese e një fiksimi politik të Kryeministrit, nuk është dhe aq shqetësuese.
Alarmi qëndron më shumë në faktin se duke e paraqitur kufizimin e imunitetit të deputetëve si urgjentisht të domosdoshëm për luftë kundër korrupsionit dhe krimit Rama, duket se harron krejtësisht pasojat politike që mund të kishte kjo "reformë" në funksionimin e krejt parlamentarizmit pra, edhe demokracisë në Shqipëri. Duke rifreskuar pretendimin e qeverisë dhe shumicës për heqjen e imunitetit të deputetëve, Kryeprokurorja ka injoruar tërësisht paralajmërimet e opozitës për rrezikun e autoritarizmit berishist. Ndoshta e mendon opozitën, po ashtu si Kryeministri, si një grusht deputetësh të korruptuar që duan t‘i shpëtojnë drejtësisë duke u fshehur pas gardhit të imunitetit. Por a është e lejueshme që një Kryeprokurore të injorojë të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet që Komisioni i Venecias ka relatuar me kohë për këtë problem? Vallë edhe ekspertët nga Evropa, që flasin për rreziqet që i kanosen parlamentarizmit nga kufizimi i imunitetit të deputetëve, duan të mbrojnë krimin dhe korrupsionin? * * * Rama e paraqiti kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë (përfshirë parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët) si një aspekt të reformës në drejtësi. "Do të ishte një nevojë e ngutshme kufizimi i imunitetit të tyre të paktën për çështje që lidhen me korrupsionin dhe me krimin ekonomik dhe financiar", tha Rama. Por nuk është plotësisht i sigurt për një nevojë të tillë Komisioni i Venecias, ky institucion evropian që prej vitesh promovon nëpër botë zhvillimin e demokracisë nëpërmjet ligjit.
Qysh në mars 2006, komisioni i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një relacion ku bëhet ekspertiza e një projektligji të qeverisë shqiptare, lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve. Dhe që në krye të këtij dokumenti hidhen dyshime mbi domosdoshmërinë e një "reforme" të tillë të propozuar nga ekzekutivi shqiptar. Komisionit vërente se seri në atë kohë kish pasur vetëm një rast kur Parlamenti shqiptar kish diskutuar për t‘i hequr imunitetin një deputeti (dhe aspak lidhur me korrupsionin) dhe prandaj, sipas ekspertëve evropianë, "ky sfond hedh hije dyshimi nëse vërtet ekziston një nevojë shtytëse për këtë reformë...". Dhe vërtet imuniteti i deputetëve është pengesë kryesore për luftën kundër korrupsionit dhe krimit? Shtrohet pyetja, përse nuk ndiqet askush nga ata ish-deputetë që deri dje janë akuzuar rëndshëm dhe publikisht për korrupsion nga ata që sot janë në pushtet? Çfarë "imuniteti" pengon? Kanë kaluar thuajse dy vjet nga koha kur Komisioni i Venecias shfaqi dyshimet e veta. Gjatë kësaj periudhe përsëri publiku nuk ka parë që prokuroria të dështojë në ndonjë kërkesë të saj për heqje imuniteti. Në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar përsëri vetëm në një rast (se vetëm një herë ka trokitur prokuroria atje) për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, i akuzuar për shkelje të ligjeve në procedurat e prokurimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Por Bashës ju hoq imuniteti duke krijuar një precedent të rrezikshëm. Shumica pranoi t‘i hiqet imuniteti një ministri të saj edhe pse hapur i deklaroi akuzat kundër tij të pabaza. Pra qenka e mundur që një shumicë t‘i heqë mandatin një deputeti edhe kur kjo nuk qenka e drejtë? A nuk është pikërisht kjo që duhet të shmangë një reformë në drejtësi?
Ndërkaq, askush nuk është i sigurt nëse shumica e bëri këtë akt nga që vërtet është e bindur në pafajësinë e Bashës apo, ngaqë ka marrë garanci se prokuroria nuk do ta shpallë fajtor atë. Por zvarritja e hetimeve për skandalin evident të Rrëshen-Kalimashit (shkeljet e ligjit të prokurimeve janë pohuar tashmë edhe nga FMN dhe Banka Botërore) të bën të dyshosh për të dytën. Por nëse është vërtet kështu, kjo do të thotë prokurori jo e pavarur dhe në një rast të tillë, kufizimi i imunitetit të deputetëve, me shumë gjasa do të keqpërdorej nga ekzekutivi tamam sikundër dyshon Komisioni i Venecias. Do keqpërdorej për të ndikuar për keq në punën e Parlamentit "duke u hapur rrugën hetimeve selektive, arbitrare, madje edhe politikisht të motivuara" në dëm të opozitë politike. Prandaj këmbëngulet për kufizimin e imunitetit të të gjithë deputetëve kur ndërkohë zvarritet pa justifikim mbyllja e hetimit të një ministri pa imunitet?
Përse kërkohet kufizimi i imunitetit për të gjithë deputetët kur praktikisht të gjithë (edhe opozita) shprehen të gatshëm të dorëzojnë imunitetin e çdo deputeti nëse e kërkon drejtësia? Për të ndihmuar drejtësinë apo për të prodhuar një mjet të efektshëm shantazhi në duart e Kryeministrit kundër Parlamentit dhe deputetëve? Përse kërkohet kufizimi i imunitetit të gjithë deputetëve (si në Gjermani) kur në Shqipëri nuk ekzistojnë ende as gjykatat e pavarura, as prokuroria e pavarur dhe as të gjitha mundësitë që një deputet të mbrohet ndaj një vendimi arbitrar i Parlamentit, sikundër ndodh në Gjermani? Po si mund të mbrohet një deputet i opozitës nëse akuzohet qëllimisht dhe pa të drejtë nga prokurorë të manipuluar nga Berisha (dhe kjo nuk është aspak e panjohur në rastin e Berishës) kur Gjykata Kushtetuese nuk ka kurajë të shpallë ende nëse vendimi për shkarkimin e ish-kryeprokurorin Sollaku ishte apo jo kushtetues? * * * Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vitale sot për demokracinë në Shqipëri. Por ndërkaq nuk duhet harruar se imuniteti parlamentar është një mjet për të mbrojtur Parlamentin nga ndërhyrjet në punën e tij të pushteteve të tjera, si qeveria për shembull. Ndaj nuk duhet lejuar që egzigjenca historike për luftë kundër korrupsionit të keqpërdoret nga politikanë autoritaristë si Berisha, që të përforcojnë pushtetin e tyre duke i shkaktuar demokracisë dëme edhe po aq fatale se ato që shkakton korrupsioni dhe krimi.
Sepse ndërsa krimi dhe korrupsioni u marrin qytetarëve jetën, rendin, pronat apo paratë, autoritarizmi ju rrëmben lirinë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë më shumë se kurrë atribut i institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe prandaj duhet zhvilluar e pavarur nga politika përfshi qeverinë. Kjo e fundit mund të kontribuojë sa të dojë në këtë luftë, nëse brenda saj ka vërtet vullnete antikrim dhe antikorrupsion, por nuk duhet pasur iluzion se tashmë kemi në pushtet një qeveri të dedikuar kundër krimit dhe korrupsionit. Jo vetëm faktet e hedhin poshtë një gjë të tillë (korrupsioni nën qeverinë e Berishës, sikundër deklaroi edhe "Transparency International", nuk është zvogëluar), por është aksiomatike që çdo pushtet ndryshket nga korrupsioni, ashtu sikundër hekuri nga ndryshku. Askush nuk e di për momentin se ku i ka futur më shumë duart krimi i organizuar, në radhët e opozitës apo të pushtetit, askush nga politika nuk mund të pretendojë se partia e tij është e përbërë vetëm me të ndershëm dhe se të korruptuarit dhe të inkriminuarit gjenden vetëm në radhët e kundërshtarëve. Aq më tepër kur është në pushtet. Tendenca thuajse e pashmangshme e pushteteve për t‘u korruptuar, i bën përherë ata një aleat të dyshimtë të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Prandaj një prokurori që bëhet zbatuese e strategjive "për luftën kundër krimit dhe korrupsionit" të një pushteti me tipare tiranike, nuk do të ishte për t‘u habitur që duke ndëshkuar segmentet e kriminalizuara apo korruptuara në radhët e opozitës politike, të mos i shërbente fuqizimit të demokracisë, por të korrupsionit dhe krimit të lidhur me këtë pushtet autoritarist. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të sillte pikërisht të kundërtën e asaj që synon, do të sillte fuqizimin e korrupsionit dhe krimit në pushtet. Dhe çfarë quajmë ne krim të organizuar?