E majta shqiptare, sot për sot të paktën, po lundron në detin e stuhishëm të politikës me qëllimin e vetëm për të peshkuar (rroftë sebepi i quajtur krizë botërore!) në ujëra të turbullta me tërë grepat dhe rrjetën e saj. Në gjirin e së djathtës shqiptare, disa “peshq” po u bien këtyre grepave e po i drejtohen rrjetës në fjalë; gjithsesi, do t’u afrohen karremave për t’i gëlltitur apo do të hidhen qorrazi drejt e në rrjetë, kjo mbetet për t’u soditur: çfarë nuk do të na shohin sytë e çfarë nuk do të na dëgjojnë veshët në hapësirën kohore nga zgjedhja e Presidentit të ri deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013! Përshtypja është se jo të paktë në numër do të jenë mjaft politikanë të të gjitha ngjyrave, të cilët, nga bregu, do të kundrojnë spektaklin që ka nisur të shpaloset para tyre.
Do ta kundrojnë, veçse jo thjesht për t’u zbavitur duke vënë baste si shumëkush tjetër. Jo, përkundrazi, do ta kundrojnë për të bërë llogaritë e tyre se kush do të dalë fitimtar, e majta apo e djathta, para se të hidhen edhe ata në det për t’u kacavjerrë, kush e kush më parë, në anijen e fitimtarit. Me sa duket, nga kjo garë askush nuk do të dalë pa u lagur: as e majta e as e djathta. Po kush do të laget më shumë, e majta opozitare apo e djathta qeveritare?
Askush nuk mund ta parashikojë me saktësi, sepse, në këtë kohë krize, gjithçka mund të ndodhë, aq më tepër që në Shqipëri rregullat e lojës rrallëherë respektohen. Po kush dreqin e ka fajin për këtë? Nuk e merrni dot me mend? E kush mund ta ketë tjetër fajin përveçse pleshtit? “Përveç pleshtit? Po talleni, zoti Tupja”, – mund të hidhet e të më thotë, i zhgënjyer, lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i kësaj rubrike javore gati dhjetëvjeçare. Jo, nuk po tallem: pleshti është futur në jorganin tonë të përbashkët “made in Albania” dhe, siç po shihet qartas, dikush kërkon ta djegë këtë jorgan për ta hequr qafe pleshtin.
Dhe ky dikush është e majta shqiptare, e cila, në kundërshtim me këshillat e rekomandimet e ndërkombëtarëve për konsensus dypalësh politik në plotësimin e kushteve për marrjen e statusit të kandidatit për t’u anëtarësuar në BE, ka vendosur të bëjë çmos që e djathta, pra, qeveria e dalë prej saj, të dështojë në përpjekjet e veta për ta kapur pleshtin e për ta flakur jashtë jorganit, pra, për ta hequr qafe atë pa e djegur këtë të fundit.
Situata shfaqet edhe komike, edhe tragjike: Ndërsa pleshti vazhdon të jetë brenda jorganit, e majta dhe e djathta luftojnë në detin e stuhishëm të politikës, ndërkohë që jorgani po rëndohet nga lagështia e rrezikon të fundoset me gjithë pleshtin. Por pleshti di të kërcejë e mund të futet në njërën prej dy anijeve. Nëse ai shkon e strehohet në anijen e së majtës, kjo do të bëjë të pamundurën për t’i vënë atij zile në mënyrë që faji t’i vishet së djathtës për mbytjen e jorganit.
Nëse ai strehohet në anijen e së djathtës, kjo mund ta kapë atë, por a ia vlen ta shpëtosh jorganin prej pleshtit duke e lënë të fundoset? Edhe sikur e djathta të arrijë – meqenëse është në pushtet – ta nxjerrë jorganin nga fundi i detit, e majta do të presë që ai të thahet, pastaj do të manovrojë në njëfarë mënyre dhe do t’ia mbushë mendjen pleshtit të futet atje dhe kështu gjithçka do të nisë nga e para, sepse ajo do të bëjë çmos, pavarësisht këshillave e rekomandimeve të ndërkombëtarëve, që t’i vërë flakën jorganit për të djegur pleshtin, por duke e organizuar gjithçka në mënyrë që jorgani të digjet e pleshti të shpëtojë gjallë për t’u futur sërish në jorganin e ri që mund të qepë e djathta. Sidoqoftë, edhe në rastin më të keq, d.m.th. sikur pleshti të digjet bashkë me jorganin e vjetër, e majta shqiptare, falë përvojës së saj shtatëdhjetëvjeçare, do ta zëvendësojë pleshtin e djegur me ndonjë tartabiqe apo morr kamikaz të devotshëm për të përmbushur misionin e saj historik e histerik si jorgandjegëse.