1. Para pak ditësh, ish-ambasadori amerikan John L. Withers II i ritrazoi ujërat, që sapo kishin filluar të kthjelloheshin. Intervista e tij për revistën “Java” ishte një akuzë aq e fortë për qeverinë, sa vështirë të dalloje ndonjë diferencë mes tij dhe qëndrimeve për të njëjtat çështje të eksponentëve opozitarë. Deklarimet e Withers për “Java” shënojnë rritje të mëtejshme të ashpërsisë së gjykimeve të tij, krahasuar me letrën drejtuar Top Channel në tetor 2011 dhe intervistën në VOA para pak javësh.
2. Withers në pension foli për ngjarjet kur ishte ambasador në detyrë. Lidhur me to, ashpërsia e deklarimeve të Withers në pension është e shumëfishuar krahasuar me deklarimet e Withers në detyrë, e në ndonjë çështje edhe me ndërrim të vetë kahes së gjykimit, siç është ai lidhur me zgjedhjet 2009. Withersentuziastët e shpjegojnë këtë me çlirimin e tij nga detyrimet e kufizimet diplomatike. Witherskonspirativët thonë se daljet e tij janë një mënyrë alternative e SHBA zyrtare për të thënë gjëra që s’mund t’i thotë zyrtarisht.
3. Withers në pension foli edhe për ngjarje pas mbarimit të detyrës. Lidhur me to, përveç ashpërsisë, gjykimi i Withers kontraston, për disa çështje, edhe në kahe me atë të ambasadorit në detyrë, Arvizu. Këtu, withersentuziastët njehsohen me witherskonspirativët dhe këtyre u shtohet edhe kategoria e arvizukritizerëve, sipas të cilëve, nëse ju kujtohen shkrimet dhe deklarimet e para një viti, Arvizu po deformonte politikën amerikane aq sa po nxiste mes shqiptarëve një ndjenjë zhgënjimi deri armiqësore për vetë SHBA. Absurdi i kësi lloj gjykimesh arriti deri aty sa Arvizu, me qëllim parandalimi, risolli në vëmendje të publikut përmes intervistës në “Tonight”, tezën e Artur Zhejit për “celulën antiamerikane”.
4. Kontrasti Arvizu në detyrë e Withers në pension ra në sy veçanërisht lidhur me qëndrimet ndaj opozitës, e cila, sipas Arvizu, ka zhgënjyer qeverinë amerikane qoftë me organizimin e demonstratës së dhunshme më 21 janar 2011 e qoftë me mohimin e këtij roli. Withers në pension as që merret me këtë çështje kaq të rëndësishme, ndërsa ekstremizmi opozitar është prej kohësh në qendër të vëmendjes amerikane. I njëjti vlerësim idem si i Arvizu-së iu shpreh Edi Ramës drejtpërdrejt në takimin e tij në Departamentin e Shtetit javën e kaluar, e që vetë Edi Rama e përmblodhi e na e përcolli me shprehjen “2011 nuk duhet përsëritur si për 21 janarin, ashtu edhe për 8 majin”. Mesazhi amerikan i qartë. E gjersa vetë Rama mori mundimin të na e përcjellë, nga këtu del se ai e ka kuptuar drejt mesazhin amerikan jo vetëm për zullumin e tij të madh para e mbi Kryeministrinë në janar, por edhe për atë të voglin para e mbi KQZ-në në maj, ndryshe gjithçka do ish e pakuptimtë.
5. Sali Berisha ka dhënë me kohë opinionin e tij se qëndrimet e Withers ambasador tejkalonin ato zyrtare amerikane për shkak të axhendës personale të vetë Withers. Si argument, Berisha ka dhënë atë që Withers, në keqkuptim, ka kujtuar se ka qenë qeveria shqiptare që është përpjekur t’ia dëmtojë karrierën. Berisha, me kaq sa ka thënë a ka dashur të thotë, nuk e vërteton bindshëm tezën e tij ndaj Withers. Por vetë Withers, sa më shumë që flet në këtë mënyrë, aq më shumë ndihmon tezën Berisha.
6. Por, ndërsa Withers s’ka ç’humbet më, politika amerikane shqetësohet, aq sa vetë Departamenti i Shtetit, të shtunën e kaluar, nxori zëdhënësin të deklaronte që: “John Withers nuk flet për Departamentin e Shtetit ose qeverinë e SHBA-ve. Siç e sqaroi dhe vetë, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale. Pikëpamjet e tij apo ato të ish-zyrtarëve të tjerë nuk pasqyrojnë politikën amerikane. Ambasadori Arvizu dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, si dhe deklaratat zyrtare të qeverisë amerikane, pasqyrojnë politikën tonë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”. Më qartë e më troç se kaq s’mund të flitet lidhur me Withers në pension dhe thëniet e tij.
7. Në të njëjtën deklaratë ceken çështje thelbësore, në kahe të kundërt dhe ton të ndryshëm nga ai i Withers në pension. Lidhur me qeverinë, deklarata shprehet që: “Ne e kemi inkurajuar qeverinë e Shqipërisë që të miratojë rekomandimet e BE-së për reforma, të cilat kërkojnë përpjekje reale dhe të prekshme për të angazhuar opozitën dhe të pranojë kompromisin si pjesë të procesit politik”. Politika amerikane në raport me qeverinë shqiptare ka qenë dhe mbetet konstante – mbështetje, inkurajim, këshillim, kritikë – të gjitha në raportet e duhura në thelb, formë, tonalitet, dinamikës në kohë, me transparencë, miqësisht e si partnerë.
8. Lidhur me opozitën, deklarata shprehet se: “Në të njëjtën kohë, ne kemi kërkuar nga opozita që të jetë përgjegjëse dhe e përgjegjshme, gjë që, në një demokraci të pjekur, kërkon pjesëmarrje të plotë, aktive dhe konstruktive në Parlament”. Politika amerikane në raport me opozitën ka qenë dhe mbetet konstante njësoj si me qeverinë – mbështetje, inkurajim, këshillim, kritikë – të gjitha në raportet e duhura në thelb, formë, tonalitet, dinamikës në kohë, me transparencë, miqësisht e si partnerë sa aktualë aq edhe potencialë, kur kjo opozitë do të marrë një ditë mandatin qeverisës.
9. Për rrjedhojë e, nëse për një moment lëmë mënjanë opinionet, perceptimet a preferencat e anshme, del në pah që Withers në detyrë dhe Arvizu në detyrë shprehin në thelb një vazhdimësi të qëndrimeve amerikane më të gjitha cilësitë e sipërpërmendura. Nuk ka ndryshuar politika amerikane, por ndryshoi politika shqiptare, pa ndryshoi raporti i pjesëve dhe trajtesa e tyre nga politika amerikane. Në fakt, deri para zgjedhjeve 2009, ndërsa opozita ishte normale, e përgjegjshme dhe konstruktive, fokusi amerikan dhe jo vetëm i tyre do të drejtohej mbi qeverinë. Për pasojë, mbi qeverinë do të drejtoheshin edhe vlerësimet pozitive, mbështetja, inkurajimet dhe vërejtjet e këshillat për zgjidhje.
10. Pas zgjedhjeve 2009, ekstremizmi opozitar, me bojkot të zgjatur deri në absurd, bllokim të reformave dhe tensionim deri në ekstrem, ndikoi në qëndrimet e SHBA, që drejtoi fokusin edhe mbi opozitën, veprimtaria e së cilës filloi të vlerësohej gradualisht në absurde, e papërgjegjshme, e dëmshme e deri e rrezikshme për demokracinë dhe sigurinë e Shqipërisë, destabilizimi i së cilës do të ishte një rrezik edhe për rajonin e Ballkanit, aq më shumë në një kohë zhvillimesh konfliktuale në zona të tjera të rëndësishme për sigurinë globale, siç ishin ato në botën arabe.
11. Pas zgjedhjeve 2009, Withers e përçoi politikën amerikane me një fokus gjithnjë e më të madh mbi opozitën. Ndoshta, për sa kohë qëndroi në detyrë, ai nuk arriti ta vlerësonte sa duhet rrezikun e ekstremizmit opozitar, qoftë për arsye objektive e qoftë për arsye subjektive. Barra i ra ambasadorit Arvizu, i cili, sapo filloi detyrën, iu desh të përballej me kulmimin e ekstremizmit opozitar në Janar 2011. Në një vend të NATO-s s’mund të pranohet që politika të operojë me “grupe me axhendë tjetër”. Amerika foli dhe veproi me sukses përmes Arvizu. Ekstremizmi u përkul. Normaliteti filloi të rivendosej gradualisht.
12. Tashmë, edhe Arvizu, sa më shumë që opozita i largohet ekstremizmit dhe sa më shumë i afrohet konstruktivizimit, do ridrejtojë fokusin mbi qeverinë. Për rrjedhojë, shumëkujt që përfundimet i nxjerr mbi preferenca të anshme e gjykime të cekëta, mund të fillojë t’i duket Arvizu në detyrë si Withers në detyrë e ndokujt edhe si Withers në pension. Sa për ilustrim, veç një shprehje të të tjerëve për “lodhjen e qeverisë nga mandati i dytë” përcolli Arvizu në intervistën me Janus Bugajski tek televizioni AS dhe entuziazmi i disave majtas u rrit e i disave djathtas ra. Amerikanët (s)janë me ne! Iluzion dhe/ose deluzion. Nuk po ndryshon politika amerikane. Jemi ne që po ndryshojmë. Për mirë. Ndaj, në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet: “Është koha që liderët politikë të bëjnë progres të prekshëm në axhendën e reformave për ta afruar Shqipërinë me të ardhmen e saj europiane”. Po, është koha për integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë 100- vjeçare. Konflikti dëmton. Paqja prodhon.