1. Ndërsa përmirësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me administrimin po avancojnë, ndryshimet e sistemit zgjedhor kanë ngecur dhe ka veçse pak gjasa, më shumë teorike se praktike, që sistemi aktual të ndryshojë. Sali Berisha, qartë e prerë, deklaroi mosndryshimin. E mori vetë përsipër e ia lehtësoi barrën e bashkëmbajtjes Edi Ramës. Ndoshta pa që këtij të dytit s’po i mbanin më këllqet nën presonin e aleatëve të vegjël. Ndoshta gjykon se ky sistem favorizon më shumë demokratët, se socialistët. Ndoshta gjykon se ndërrimet e shpeshta janë të dëmshme për soliditetin e shtetit. Ndoshta. E bëri edhe pse rrezikonte që ai të marrë mbi vete mërinë e të gjithë të vegjëlve, djathtas e majtas, dhe Edi Rama, i lehtësuar nga barra, mund të luante në favor të vet me ndjenjat dhe interesat e të vegjëlve.
2. Sistemi aktual, proporcional rajonal me 12 qarqe dhe dy formula për shpërndarjen e mandateve, është njësoj më i favorshëm për PD dhe PS krahasuar me alternativën agresive proporcionale që kërkohet nga partitë e vogla. Nëse do të imagjinonim për një moment një sistem proporcional kombëtar pa prag dhe duke përdorur rezultatet zgjedhore 2009, përfundimi do të ishte që PD dhe PS të kishin secila 57-59 deputetë – PS një deputet më shumë – LSI 7-9 deputetë dhe rreth dhjetë parti të tjera do të kishin nga një deputet e ndonjëra dy. Për të formuar qeverinë, secilës prej dy partive të mëdha, por me peshë të zvogëluar parlamentare, do t’i duhej të bënte lëshime të shumta e me spektër të gjerë politik, ndërsa qëndrueshmëria e qeverisë do të ishte tejet e rrezikuar.
3. Ndërsa për dy partitë e mëdha ky qëndrim është më se i kuptueshëm, me shumë gjasa edhe LSI nuk do t’i interesonte një sistem proporcional i këtillë kaq i hapur e kaq proporcional, pasi ca deputetë më shumë, por pa qenë faktori përcaktues i kahes së qeverisë, do t’i interesonte mjaft më pak se ca deputetë më pak, qoftë edhe katër, sa çka aktualisht, por përcaktuesi e kahes së qeverisë. Gjithsesi, ndryshe nga dy partitë e mëdha, në rastin e LSI, interesi në ruajtjen e sistemit aktual është më relativ, pasi, nëse do të dilte një forcë e katërt në lojë me efekt simetrik me LSI, atëherë edhe LSI, në pamundësi të ishte potencialisht përcaktuesja e vetme e kahes së qeverisjes, do t’i interesonte një sistem më proporcional. Ndaj, qëndrimi i LSI është i dyzuar në varësi të zhvillimeve, ndonëse i duhet të shprehet për më shumë natyrë proporcionale të sistemit sa më shumë që kjo të bëhet e pamundur.
4. Analiza e mësipërme duket se është kuptuar, në mos ka qenë e ditur prej kohësh, nga drejtuesit e partive të vogla, por me rol në politikën shqiptare. Kjo shpjegon që në daljet e tyre publike ata as kanë shprehur ndonjë mëri të thekur e të njëanshme për Sali Berishën, as duket se besojnë te fjalët dhe angazhimet e Edi Ramës se i përfaqëson në Komisionin Parlamentar bipartizan për reformën zgjedhore a se është i interesuar për ndryshimin e sistemit a se është penduar për ndryshimet e Kushtetutës në prillin 2008 e po aq e kuptojnë edhe dyzimin e LSI. Qëndrimet e palëve ranë në sy edhe këto ditët e fundit kur, ndaj pretendimeve të aleatëve të vegjël, Edi Rama u shpreh me nervozizëm se “flasin në tym”, ndërsa këta iu kundërpërgjigjën se “tymin e shkakton zjarri që ndezi vetë ai” apo se “Socialistët po paralajmërojnë humbjen”. Ndërkaq, për Sali Berishën duket se po merr vlerë shprehja “bjeri drejt se ke lehtësira”.
5. Rreth partive të vogla ka opinione nga më të ndryshmet, por duket se mbi to rëndon kritika neto se janë pesha të tepërta të sistemit politik, prishëse të paqes, parazitarë me oreks të madh për zhvatje pushteti dhe përgjegjshmëri të ulët në ushtrimin e tij. Budallallëk në rastin më të mirë. Propagandë për t’u shitur si parime interesat e të mëdhenjve në rastin më të keq. Afërmendsh që kritika dhe vërejtje ndaj partive të vogla ka sa të duash. Por që të jenë ato e keqja e demokracisë dhe qeverisjes, është e tepërt. Meritat dhe fajet ndahen proporcionalisht, rast-për-rast dhe ndryshojnë në kohë, ndaj s’ka mundësi t’i përmbledhësh në konkluzione mbi dobinë neto e të përhershme të partive të mëdha dhe dëmin neto e të përhershëm të partive të vogla.
6. Partitë e vogla janë shprehje e organizimit të njerëzve, sa për interesa materialiste, aq edhe frymëzime idealiste, po ashtu siç edhe partitë e mëdha. Delenxhinj e bashibozukë ka me thasë në partitë e mëdha e me qese në partitë e vogla. Të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj kauzave ka plot në dy partitë e mëdha dhe proporcionalisht po aq edhe në partitë e vogla me ndryshimin që ndërsa të mëdhatë mund të angazhohen në shumë kauza njëherësh, të voglave u duhet të përzgjedhin një apo dy kauza me interes publik tërësor a pjesor. Demokracia shqiptare 20-vjeçare jep plot ngjarje e shembuj të kontributeve e zullumeve të mëdha e të vogla të partive të mëdha dhe kontributeve ndonjëherë edhe të mëdha të partive të vogla, ndërsa zullumet e tyre kanë qenë, si rregull, të vogla. Gjykimi ekstrem për partitë e vogla është i ekzagjeruar. Ato janë pasuri të demokracisë shqiptare.
7. Nevoja e partive të mëdha, për shkak të garës së ngushtë për të thithur në koalicion partitë e vogla ishte e fortë në zgjedhjet 2001, 2005 dhe 2009 e do të jetë e këtillë edhe në zgjedhjet 2013. Sistemi zgjedhor me 100 deputetë me zgjedhje direkte dhe 40 me zgjedhje proporcionale favorizonte, në rrethana të tjera të barabarta, mbijetesën parlamentare të partive të vogla. Ndryshimi i sistemit për zgjedhjet 2009 dhe mbajtja e tij e njëjtë në zgjedhjet 2013 e kërcënon seriozisht këtë mbijetesë. Një tjetër mbetje jashtë Parlamentit për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve 2013, do të mjaftonte për vdekjen politike të pjesës më të madhe të partive të vogla. Një humbje e dhimbshme e pasurisë demokratike të krijuara me mund. Gjetja e një zgjidhjeje është e dobishme. Pa injoruar mundësinë e lëshimeve nga partitë e mëdha, gjetja e zgjidhjes duhet bërë me supozimin se sistemi nuk do të ndryshojë dhe se zgjidhja është barrë dhe fillon nga vetë partitë e vogla. Zgjidhja synon të paktën mbijetesën dhe mbijetesa justifikon sfidën dhe sjelljen pragmatiste të partive të vogla.
8. Partitë e vogla e humbën shansin në prill 2008. Ndonëse u mblodhën kundër ndryshimeve kushtetuese, ende në diskutim ato kohë, partitë e vogla, që nga LSI deri te LZHK, bënë kauzë të parë ndryshimet lidhur me Presidentin dhe mocionin e (mos)besimit për Kryeministrin dhe jo ndryshimet e sistemit zgjedhor. Pyetjes sime në atë takim mbi arsyet që i bënin të pranonin ndryshimin e sistemit ndërsa shpreheshin shumë kritike lidhur me ndryshimet e tjera të Kushtetutës, tryeza e liderëve partiakë dhe nga shoqëria civile e media iu përgjigjën turbull e me nënkuptime. Ndoshta nuk donin të përballeshin njëkohësisht me të dy liderët dhe ndaj diferenconin kauzat duke u shprehur vetëm kundër atyre ndryshimeve që, sipas informacioneve, ishin propozime të Sali Berishës. Ndoshta nuk donin të tregoheshin se ndjeheshin vetë të dobët nëse do të kundërshtonin sistemin e ri zgjedhor. Ndoshta kishin mëri a hile me njëri-tjetrin. Ndoshta arsye të tjera të pathëna.
9. Inkoherencë. Ndryshimi i sistemit në proporcional dhe rajonal vendoste në qendër të fushatës dhe përgjegjshmërisë politike, shumëfish më shumë se më parë, juridikisht krahas praktikisht, liderët e dy partive të mëdha, pretendentë direkt për Kryeministër. Për pasojë, Kryeministri dhe qeveria s’mund të ishin më të dobët e në mëshirën e lojërave parlamentare, shumë të mundshme në kushtet e një Parlamenti me spektër të gjerë e me maxhoranca të paqëndrueshme për pasojë. Ndaj, edhe sistemi konkret zgjedhor e formulat e tij do të ulnin shanset e copëzimit parlamentar, do të dobësonin mundësinë e sfidës ndaj Kryeministrit apo të kalimit në zgjedhje të parakohshme për shkak të Presidentit, mundësia e moszgjedhjes të të cilit do të ishte e lartë në kushtet e një Parlamenti të copëzuar. Gjithçka fillonte dhe mbaronte me sistemin zgjedhor që synonte të forconte stabilitetin qeverisës në kurriz të përfaqësimit. Ky dhe vetëm ky ishte synimi i të mëdhenjve. Asgjë antidemokratike, por thjesht një ekuilibër i ri mes përfaqësimit dhe qeverisshmërisë.
10. Kodi zgjedhor, i miratuar unanimisht nga dy partitë e mëdha në dhjetor 2008, adoptoi dy formula të ndryshme të ndarjes së mandateve e sipas të cilit një parti e vogël brenda një koalicioni kishte dyfish më shumë shanse të merrte një deputet krahasuar me një parti jashtë tij. Efekti i pritshëm ishte dekurajimi i konkurrimit jashtë dy koalicioneve. Tentativa, qoftë për një pol të tretë në mes dy partive të mëdha e qoftë për dy pole të vegla, por më peshë në të majtë e të djathtë, dështoi. Partitë e vogla u përçanë. Disa iu bashkuan PS, disa PD. LSI, e cila ushqente iluzione për rezultate të larta, vendosi të garojë më vete, por, në rrethanat e penalizimit nga sistemi, arritjen më të madhe pati mbijetesën njëherazi duke u bërë përcaktuese e kahes së qeverisjes pas zgjedhjeve 2009. Një pol i vogël i djathtë që nuk iu bashkua koalicionit të gjerë demokrat mbeti pa deputetë. Këtë fat pësuan të gjitha partitë e vogla që u bënë aleate të PS, përjashtuar PBDNJ, që arriti të merrte, me shumë mundim, një deputet dhe po kështu në të djathtë, përjashtuar PR dhe PDIU, që arritën të merrnin, në moment të fundit, nga një deputet.
11. Duke e konsideruar sistemin të pandryshueshëm, partitë e vogla e me rol real në historinë e demokracisë shqiptare kanë disa rrugë alternative për të siguruar mbijetesën parlamentare duke u bërë, për pasojë e njëherazi të rëndësishme – për mirë a për keq, besoj për mirë – edhe në qeverisjen e ardhshme të vendit. Liderët e këtyre partive i kanë identifikuar disa zgjidhje. Për shembull, 3-4 parti në të majtë mund të formojnë një subjekt të vetëm elektoral brenda koalicionit të PS. Bazuar në rezultatet 2009, kjo do të mundësonte 3-4 vende në Kuvend, pa shkaktuar ndonjë kosto mbi koalicionin socialist. Po kështu edhe në të djathtë. Për shkak të efektit simetrik, asgjë nuk do të ndryshonte në fatin elektoral të dy koalicioneve të mëdha, por veçse do të ndryshonte shpërndarjen e vendeve në Kuvend duke iu dhënë më shumë vende partive të vogla. Si për paradoks, ndonëse sistemi nuk ndryshon, ai bëhet më proporcional njësoj sikur të ishte ndërhyrë me mënyra alternative, siç kjo po kërkohet përmes zvogëlimit të numrit të zonave zgjedhore nga 12 në 10, 6 a 4 apo përmes një korrigjuesi kompensues kombëtar. Rezultati më spektakolar, pa ndryshim sistemi, do të arrihej nëse do të mundësohej krijimi i një poli të vetëm, por me spektër të gjerë, majtas dhe djathtas, që do të mund të mblidhte një duzinë partish. Në një rast të këtillë, efekti elektoral ka mundësi që të jetë më shumë se aritmetik, pasi do të premtonte një çarje serioze të bipolarizmit, e kjo mund të tërhiqte një shtesë votuesish të mërzitur nga bipolarizmi PD-PS. Të dhënat historike flasin për një rezultat në rendin e të paktën 12 deputetë vetëm nga efekti aritmetik, dhe ky numër do të rritej prej efektit pozitiv shtese antibipolar.
12. Se sa mundësi kanë për t’u realizuar njëri nga këto dy projekte dhe çdo tjetër mes këtyre dy ekstremeve, më mirë se liderët e këtyre partive askush tjetër nuk e di. Një gjë, ama, është tejkaluar. Mes partive të vogla, në të majtë a të djathtë, nuk ka barriera ideologjike a kauza konfliktuale që të jenë pengesa të pakapërcyeshme kur në alternativë është vdekja e sigurt politike. Pengesat e vetme janë interesat e vogla dhe vështirësitë për t’i harmonizuar ato. Nëse partitë e vogla nuk do të ndërmarrin nisma të këtilla apo do të dështojnë, kjo do të jetë jo vetëm qari i dy partive të mëdha, por ndoshta edhe i Kreshnik Spahiut të AK, i cili, me ambicien e pamasë, akuzat politike të paskrupullta, premtimet pa kut nacional-patriotike dhe lëvizshmërinë e zhdërvjelltësinë që e karakterizon, po sfidon dy të mëdhenjtë dhe po ecën përpara ose drejt një suksesi të paparë, ose drejt një dështimi gajasës.