Amerigo Tot ishte 27 vjeç kur projekti i tij fitoi një konkurs ndërkombëtar në Mbretërinë Shqiptare. Monumenti i Lirisë, ideuar prej tij, u shpërblye me 13 mijë franga ari dhe u vendos në një shesh të ri pranë stadiumit të Tiranës. Një shqiponjë e madhe mbi një urë çeliku që dominonte pamjen e kodrave nën Kishën e Shën Prokopit. Hungarezi i talentuar nuk e mori vesh kurrë derisa vdiq në 1984-n, se puna e tij e zgjedhur mes 23 projekteve ndërkombëtare dhe e përuruar nga vetë Mbreti Zog, ndërroi vend së paku tri herë, derisa përfundoi nuk dihet se ku, në fillim të viteve ’50. Monumenti i Lirisë, i ideuar dhe ndërtuar me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë, u zhvendos 3 vjet më pas, nga fundi i bulevardit në fillim të tij. Ai zuri vend aty ku njëherë e një kohë ishin shkallët e asaj që njihej si lulishtja e sheshit “Skënderbej”, mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë. Pesë vjet më vonë, monumenti lëvizi sërish, ai u vendos në anën tjetër të shkallëve, atje ku sot është ngritur Skënderbeu dhe qëndroi aty aq kohë sa dikush u kujtua se në vend të shqiponjës me dy koka, duhej vendosur shoku Stalin. Ndodhi kështu dhe monumenti i 25-vjetorit të Pavarësisë shqiptare, me gjasë përfundoi në ndonjë furrë për shkrirje bronzi si edhe shumë relikte të kohës së vjetër nën komunizëm.
Shtatëdhjetë vjet më pas, historia e hungarezit Tot ngjan se po përsëritet sërish, por kësaj here në sensin komik. Vendimi i drejtë dhe interesant për ndërtimin e një përmendoreje ose monumenti për 100-vjetorin e Pavarësisë është kthyer në një procedurë kaotike, në një kopje të shëmtuar të gjërave që bëhen me nxitim në Shqipëri.
S’mjafton të duash, duhet edhe të dish! Kjo frazë e huazuar nga një libër i vjetër kinez ngjan më e përshtatshmja për të përkufizuar atë që po ndodh sot në Tiranë me ngritjen e këtij monumenti. Ministria e Kulturës shpalli një konkurs ndërkombëtar, dhe kjo do të kishte qenë diçka normale sikur të mos vuante nga një problem thelbësor. Konkursi ka përcaktuar disa kritere, por nuk ka përzgjedhur vendin ose sheshin ku do të ngrihet ky monument.
Vështirë të mendohet shpallja e një konkursi dhe të kërkohen projekte, kur komisioni nuk u jep dot autorëve përgjigje për pyetjen kryesore: ku do të vendoset ky monument? Dhe vështirë që të gjesh në botë një vend të dytë, që e nis gjithë procedurën mbrapsht: zgjedh një herë projektin, pastaj vendin ku do të vendoset ai. Logjika e do që një projekt i tillë të ngrihet në raport me sheshin ku do të vendoset, me pamjen që do të ketë dhe me sfondin që e rrethon. Një monument nuk mund të ketë të njëjtat përmasa dhe pamje si në sheshin e Universitetit, në sheshin e Zogut të Zi apo në sheshin para Stacionit të Trenit! Kjo mungesë thelbësore ka çuar në një kaos që e bën vete projektin, në mos qesharak, së paku tejet pa përgjegjësi. Ç‘është më e keqja, nëse sot pyet personat përgjegjës për këtë monument, nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës, asnjë s’di të thotë se ku do të vendoset ai. Edhe pse procedura ka ecur normalisht dhe komisioni ka përzgjedhur pesë projekte, që në shikim të parë lënë mjaft për të dëshiruar për një gjë me peshë siç pretendohet të jetë monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë. Dhe nuk ka dyshim që mungesa e vendit është problemi kryesor që ka prodhuar projektet e dobëta, njëri prej të cilëve, sa për të thënë, do të zërë vend diku.
Por problemi nuk merr fund këtu. Një tjetër konkurs shtetëror është hapur për monumentet e Ismail Qemalit, Mbretit Zog dhe Hasan Prishtinës, që në kuadrin e 100-vjetorit pritet të vendosen diku në Tiranë. Po ku do të vendosen këto monumente dhe ç‘raport do të kenë me rrugët që mbajnë emrat e këtyre personazheve historike? A ka Tirana vende të posaçme për vendosjen e monumenteve, apo edhe këta të tre bashkë do të përfundojnë si Nënë Tereza, që është fshehur diku në anë të Universitetit, ku s’e sheh askush?! Asnjë s’di të japë përgjigje dhe nuk është çudi që të gjithë bashkë të përurohen me ngut diku, të fotografohen e filmohen me kamera dhe pastaj “t’i zërë plani”, siç thuhej dikur. T’i ngrenë për t’i çuar në një vend tjetër, ose më keq, të përfundojnë në ndonjë depo, siç kanë përfunduar De Rada apo rilindës të tjerë.
Logjika normale dhe e pjekur e një shteti, së paku 100 vjet që nga krijimi i tij, do të kish dashur që në fillim të identifikohej sheshi apo parku, të emërohej ai “100-Vjetori i Pavarësisë”, t’i bëheshin punimet e nevojshme për një eveniment të tillë dhe më pas të niste procedura për një monument dinjitoz. Një monument që të reflektojë gjithë pjekurinë e një shteti 100-vjeçar, dhe jo ngutin e një monumenti që duhet përuruar se u bëmë 100 vjeç.
Dhe së fundi, shpresoj që monumenti i ri i 100-vjetorit të Pavarësisë, ai që askush s’e di ku do të zërë vend, të mos “plaset” në qendër të Tiranës. Diku përballë Parlamentit të vjetër apo në lulishten që sapo u ngrit. Sheshi “Skënderbej” është sheshi “Skënderbej”. Ai ka qenë i tillë që kur e emërtoi Mbreti Zog, në hapje të tij dhe gjithë tentativat për të vendosur aty monumentin e Stalinit, Hoxhës apo atë të pushtuesve italianë, kanë dështuar një pas një. Shqipëria nuk mund të eksperimentojë sërish, duke përsëritur 75 vjet më pas, historinë e hungarezit Tot, monumenti i të cilit, pasi lëvizi nja katër herë, u zhduk pa lënë gjurmë!