Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Shtypi kosovar pa fjalen e lirë!

Shkruar nga: Luan (A)Dibrani  
Botuar më: 13 vite më parë

Luan (A)Dibrani
Shtypi kosovar pa fjalen e lirë!

Shqiptaret e Kosovës janë ballafaquar me shumë sfida  historikisht ,  janë abuzuar  keqtrajtuar , por edhe ndëshkuar nga pushtuesit e huaj,  por kësaj here,  një gjë e tillë,  gazetarinë e Kosovës   e shqetësoj,  vet faktori  shqiptare,    ligjvënës  qe u  propozuan nga populli. Këta gazetarë  bënë shumë për Kosovën, por dhe për ti ulur aty ku janë  ligjvënësit aktual,  Ata kryen etiken e  profesionale në interesin e  shoqërisë  kosovare,  por  ajo fjalë e lirë, e sakrifikuar nga penda e këtyre gazetareve   për lirinë e  Kosoves, sikur hyri në veshët e shurdhër , dhe sot po cilësohen si armë, kundër klasës politike aktuale.

Kjo tregon se të gjithë ata që e kanë provuar pushtetin, të gjithë ata që kanë qenë në pozita të ndryshme dhe që janë në pushtet, kanë qenë pjesë e trajnimit të mediave në Kosovë në interesin e vet , të cilat ma vonë  duke e pare  defektin aktual në  zhvillimin politiko shoqëror    kanë  filluar ta  ndërrojnë kursin e raportit për keqpërdorime të ndryshme të tyre dhe kjo vetëm sa e ka përforcuar etiken  profesionale të gazetarisë në Kosovë. Gazetarët vlerësojnë se në Kosovë është cenuar fjala e lirë. Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa  ditë më parë "Kodin Penal të Republikës së Kosovës", ku neni 38 kërkon zbulimin e burimeve kur gazetari shkruan për vepra penale!?!.

Gazetarët kosovarë, të revoltuar nga futja e nenit 37 dhe 38 në Kodin e ri penal të Kosovës, kanë protestuan  para Kuvendit të Kosovës. Dikur  fajësohej pushtuesi  serbosllav , por tash dihet se kë duhet fajësuar për këtë gjendje alarmante?Ajo çka e dallon situatën e mediave në Kosovë, është se gjatë luftës janë vrarë gazetarë, ndërsa tash, nuk vriten, por vazhdon të vritet fjala e lirë, kërcënohen dhe shantazhohen, duke i  penguar  në ushtrimin e detyrës profesionale. Ka pasur ankesa të përhershme   personale dhe kolektive nga gazetaret ,por tani siç duket  është mbushur kupa.  Gazetari  kosovar nuk ka ndonjë mbrojtje nga vete institucionet aktuale për rrezikimin e publikimit të  gjërave   qe e kanë katandisur vendin  në qorrsokak dhe një krize të pa imagjinueshme!...

Vet emërtimi i etikes gazetar,  ka kuptimin e drejtë për ruajtjen e fjalës së lirë ndaj abuzuesit i cili donë të ushtroj shtet policor me kodin e aprovuar penal gjegjësisht nenet kontestuese të lartë cekura, me çka  gazetarit po i imponohet ta luaj rolin e policit,  të spiunit  dhe  të një njeriu demagog!... Ky është mjerimi kur në kohën moderne të zhvillimit të teknologjisë , veprohet me metoda dhe  mentalitet primitiv. Kur themi kështu  "Organet e Republikës së Kosovës" duhet të veprojnë me kuadro të kualifikuara dhe ekspert të lëmive përkatëse e jo me pseudodemagog të korruptuar , partizan e abuzues gangsterë, injorues   dhe hipokrit , qe e degraduan vendin  në skamje ,mjerime kriminalitet dhe pasiguri.

Gazetaria e mirëfilltë,dhe gazetarët e shkëlqyeshëm janë dritarja  dhe  sinjali ma i mire  për mbrojtjen e vendit nga kasaphana  e matrapazëve politikan, qe me politiken e tyre janë duke e rrezikuar vendin me një rezistencë të re , deri ne front luftarak në  Kosovën veriore,   me çka në sytë  e publikut  i censurojnë informatat sikur nuk po ndodhe atje asgjë !?...

Te përzihet politika në punën e gazetarëve është barazi me përzierjen e punës se gjykatësit, në punën e shkencëtarit  apo mjekut, dentistit,artistit  etj .  Qeveria  nuk duhet me ju frikësuar realitetit , gazetarëve të vet,  publicistëve te vet , dhe krijuesve të vet.  Këta janë ata qe e  gjykojnë të keqen , korrupsionin  , hajninë  ,  dhe krimin.  Gazetarët duhet privilegjuar e jo  ndëshkuar! Ligjvënësit e parlamentit te Kosovës duhet të  skuqen para popullit të vet, qe foltoret e "Parlamentit"  i kanë  shndërruar ne qërim hesapesh në   gara, se kush kenë po e akuzon ma shumë , se kush kenë po e shanë ma shume,  se kush kujt po i kurdise  ndërskamza dhe njolla ,   sa ma shumë, duke e (harruar populli e hallin e tij). Sot, kudo çoftë dëgjon opinionet e qytetarëve të zhgënjyer, të mashtruar  dhe   qe dita ditës janë duke e humbur besimin qe do të del një force politike  serioze qe ta merr timonin e qeverisjes  se këtij vendi në suaza të mirëfillta  kombëtare.



Shtutgard 2012

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama