Nuk dihet me siguri se si ka shkuar darka e shumëpërfolur e 2 majit duke gdhirë data 3 mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në shtëpinë e këtij të fundit, në Gjirin e Lalëzit. Nuk dihet nëse kanë ngrënë peshkun apo ngjalën, që i zoti i shtëpisë i ruan të freskëta për raste të tilla. Nuk dihet gjithashtu nëse Meta, ashtu siç e pati përshkruar Rama në librin e tij “Kurban”, ka qenë “i pushtuar prej sëkëlldisë së dyshimit e të frikës që i shkon në kockë dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figurës e zërit…”.
Ajo që dihet me siguri është se kryetari i Partisë Socialiste e hodhi hapin e parë drejt një bashkëpunimi të mundshëm me LSI, jo aq për zgjedhjen e Presidentit, sesa për një aleancë të re në zgjedhjet e vitit 2013. Shfaqja në Sheraton ishte një lloj noterizimi publik i aktit të afrimit të luajtur në një skenë pa spektatorë, ashtu siç dinë të luajnë më së miri Edi Rama dhe Ilir Meta.
Për shumëkënd që mendon se politika në Shqipëri nuk ka më moral, afrimi Rama-Meta është i justifikuar. Është i justifikuar edhe nga ata që prej disa kohësh po ndërtojnë teorinë, sipas së cilës, për të rrëzuar Berishën mund të bëhet aleancë edhe me djallin. Në këtë kontekst të asgjësimit të moralit në politikë nuk ia vlen të përmenden çfarë ka thënë Rama për Metën dhe anasjelltas në këto tri vitet e fundit. Nuk ia vlen të diskutohet as për zhvlerësimin katastrofik të së ashtuquajturës luftë opozitare kundër korrupsionit, të denoncimit të trafikimit të votave të majta apo, më e rënda, konsiderimit të 21 janarit si një mjet me skandencë të caktuar për qëllime të ngushta politike. Për të bërë numrat e nevojshëm që të mundet Berisha, gjithçka qenka e lejueshme.
Mirëpo kjo teori përmban një rrezik të madh brenda vetes. Nëse ajo legjitimon çdo pazar apo akt jo moral të opozitës për të rrëzuar qeverinë, indirekt i jep edhe kësaj të fundit të drejtën të përdorë gjithashtu çdo mënyrë të pandershme e çdo manovër komprometuese për të ruajtur numrat që e mbajnë në pushtet. Qoftë duke siguruar të vetët, qoftë duke peshkuar me grep të artë në ujërat e kundërshtarit. Dhe po qe se ky pazar merr statusin e “normalitetit politik”, rivaliteti politik shndërrohet në një garë, të cilën e fiton ai që ka mundësi dhe mjete për të blerë më shumë. LSI nuk dihet ende se nga do të shkojë pas këtij mandati, por dihet me siguri se falë këtij sistemi që po praktikohet, çmimi i saj ka shkuar shumë lart.
Pushteti në Shqipëri shpeshherë ka dhënë shembuj të shëmtuar të blerjes së votave, të trafikimit të deputetëve, të aleancave të bazuara mbi interesa dhe jo mbi programe, të bashkimeve të panatyrshme apo të kapërcimeve skandaloze të qëndrimeve për çështje parimore. E nëse ankthi i mbajtjes së pushtetit ka qenë motivi themelor për akte të tilla, ankthi për ta marrë atë nuk do të duhej të prodhonte fenomene të ngjashme.
Opozita ka mundësinë, por edhe misionin për të dhënë shembullin e një morali tjetër qeverisës. Ajo nuk rrezikon të humbasë diçka nëse opozitarizmin e saj e ngre mbi parime dhe standarde për të cilat ka nevojë shoqëria. Ajo do të shërbente kësisoj si një platformë, si një hapësirë e gjerë ku do të mblidheshin e do të gjenin veten shumica e qytetarëve që janë të dënuar deri tani të zgjedhin mes dy modeleve të njëjta, mes Berishës e Ramës me Ilir Metën në mes. Me Edi Ramën, në fakt, ky model i dëshiruar opozitarizmi duket i varrosur njëherë e përgjithmonë.
Edhe modeli i politikës së zhveshur nga morali, që po justifikohet së fundi, nuk është se përbën garanci për fitore. Nëse për opozitën logjika e numrave prevalon mbi moralin në politikë, nëse për Ramën bashkimi me Metën duket sikur ia afron pushtetin, për një pjesë tjetër kjo përbën zhgënjim. Ky bashkim do të ishte kurbani i radhës në ngjitjen politike të Edi Ramës i të gjithë atyre që besuan në qëndrueshmërinë e tij opozitare. I të gjithë atyre që ditë për ditë e orë për orë zhvilluan një betejë të vërtetë për të denoncuar korrupsionin “me bllok në dorë” të Ilir Metës në media, në Parlament dhe në rrugë.
Nëse Ramës i duhet Meta për të ardhur në pushtet, shumë të tjerëve që bënë kauzë të përbashkët me të nuk iu vlejnë numrat për të mbrojtur qëndrimet e tyre. Dhe ata nuk janë pa ndikim. Këtë e di edhe vetë Edi Rama. Shqetësimi i lexohej në fytyrë edhe kur doli nga takimi me Metën ndërsa fliste për të mllefosurit nga ky takim, ndonëse askush nuk kishte reaguar deri në atë moment. I munduar nga ky shqetësim u ul e shkroi një tekst të gjatë e pa kuptim ku justifikonte veten pse vendosi të shkojë në TV Klan.
Sepse ai nuk është një lider që merr vendime të qarta e transparente mbi të cilat qytetarët mund të gjykojnë. Rama ka mbetur në nivelin e dikurshëm të prapaskenave në PS, një njeri që ka nevojë për ndërmjetës, dhe jo për vizion politik, që zgjedh bisedime të fshehta, dhe jo akte publike, që kërkon besnikë, por nuk di të fitojë besim më të madh, që di të shkruajë fjalime, por jo t’i jetësojë ato. I pasigurt për atë që po bën, ai hidhet në një veprim të ri pa menduar për dëmet që shkakton nga pas.
Këtë është duke bërë edhe me afrimin me Ilir Metën. Po kërkon siguri për 2013-n pa menduar për efektet që do të shkaktojë tek ata që e kanë mbështetur deri tani. Por, në fund të fundit, ky është Edi Rama, edhe si politikan, edhe si njeri. Të gjitha lidhjet e tij, miqësitë e tij, aleancat e tij, kanë përfunduar papritur si kurban në emër të diçkaje tjetër. Ilir Meta është prova e gjallë për këtë dhe prandaj ngjan si një garanci e skaduar për zgjedhjet e ardhshme.
Numrat nuk i bëjnë vetëm politikanët, por edhe ata që duan të besojnë në aktet e tyre. Reagimet e fundit në opinionin publik, në kampin opozitar dhe brenda vetë PS, po tregojnë se tek Edi Rama vështirë të gjesh arsye për të besuar.