Kriza greke po rezulton çdo ditë e më tepër shumë më e vështirë për t’u kaluar, me mjaft të panjohura që duket sikur mbijnë çdo ditë e çdo javë duke surprizuar jo vetëm “partnerët e saj ndërkombëtarë”, por mbi të gjitha, vetë grekët. Duket sikur sa më shumë shtohet “detyrimi për sakrifica e shtrëngesa për popullin grek”, po aq më shumë lindin dhe detyrime të reja, edhe më të rënda se të parat. Filozofia dhe efekti i “kutisë së Pandorës” nga hapja e së cilës u derdhën gjithë të këqijat e botës, histori që vetë grekët e lashtë e krijuan shumë shekuj më parë si ndëshkim të Zeusit për Prometeun, po vepron çdo ditë në vendin e saj të origjinës. Lajmet e zymta mbushin median, diskutimet politike, shqetësimin e qytetarëve të thjeshtë, biznesin, bankat etj. Zgjedhjet e fundit prodhuan një situatë akoma më të vështirë se zgjidhja e pritur. Spektri politik u fragmentarizua frikshëm në sensin më të padëshiruar të mundshëm.
Zgjedhjet e reja në 17 qershor mbeten një e panjohur e frikshme për faktin se partitë anti-euro e anti-Europë mund t’i konsolidojnë pozitat e tyre. Deficiti buxhetor për vitin 2011 është 9.1%; borxhi publik ka arritur në 355.6 miliardë euro ose sa 165.3% e PBB; sipas Bankës së Greqisë, PBB për vitin 2012 pritet të zvogëlohet me 5%; papunësia në 2012 do të shkojë në 19%, ose 1.5% më shumë se 2011; mbi 300 000 vende pune janë humbur, ndërkohë që për 2012 pritet të humben dhe dhjetëra mijëra të tjerë; që nga fillimi i krizës në vitin 2009 bankat kanë humbur mbi 70 miliardë euro nga depozitat e tyre, shifër kjo e përafërt me 35% të vetë PBB; Presidenti Papulias njoftonte me mjaft shqetësim se vetëm në 2-3 ditët e fundit nga bankat greke janë tërhequr mbi 700 milionë euro. Vendi po kalon një situatë pothuajse deflacioniste, me një nivel inflacioni të parashikuar prej 1.2% në vitin 2012 dhe i parashikuar të zbresë në 0.5% në 2013; etj.
Në historinë e krizave financiare të këtij tipi, që në botë janë me dhjetëra, shpesh edhe më të ashpra se në Greqi, në rastin grek ka megjithatë një specifikë. Përtej gabimeve financiare apo monetare që provokojnë këto lloj krizash, grekët po zbulojnë se për daljen nga kriza dhe stabilizimin e ekonomisë, financave, politikës apo dhe gjithë funksionimit të shoqërisë dhe shtetit duhen ndryshime e përmirësime radikale. Zgjedhjet e ardhshme të 17 qershorit konsiderohen jo më kot si “nga më delikatet dhe më drithërueset që vendi ka zhvilluar në historinë e tij moderne”. Nëse vetëm disa javë më parë, opsioni i daljes së Greqisë nga eurozona ishte akoma një opsion teorik, ditët e fundit ai është bërë një “mundësi praktike”.
Një fjalë e re ka pushtuar së fundmi median dhe fjalorin e politikanëve, “Grexit”, d.m.th, dalja e Greqisë nga euro, e shoqëruar me skenarët dhe hapat që mund të ndërmerren për ta bërë realitet atë. Megjithëse zërat më autoritarë të politikës europiane e ndërkombëtare, apo të institucioneve më të rëndësishme ekonomike e financiare vazhdojnë të insistojnë se Greqia duhet të qëndrojë në zonën euro, tashmë është e qartë se fatin e kanë në dorë vetë grekët me bindjen dhe votën e tyre të 17 qershorit. Çdo ditë e shton presionin mbi Greqinë dhe Europën, çdo ditë e bën më të qartë rrezikun e një “kataklizmoje greke” për gjithë Europën, bile dhe për SHBA. Të gjithë po mendojnë, shpesh edhe në panik, se çfarë duhet bërë që “përgjigja e ardhshme elektorale greke të mos jetë një katastrofë pa mundësi përmirësimi, sidomos në pasojat e saj për gjithë atë që mund të quhet Europa periferike”.
“Lufta” e parë e vështirë duhet bërë me mashtrimet, korrupsionin dhe spekulimet e jashtëzakonshme që janë bërë në Greqi me përdorimin e parave publike, sidomos në sistemin e pensioneve, ndihmave sociale, pagesat e sigurimeve shoqërore etj. Sipas Ministrisë së Punës, vetëm gjatë dy viteve të fundit janë zbuluar mbi 200 000 raste mashtrimesh e vjedhjesh evidente me pensionet dhe ndihmat sociale. Askush nuk habitet më kur çdo ditë shtypi evidenton mijëra raste korrupsioni të jashtëzakonshëm në këto aspekte.
Dy raste flagrante në groteskun e tyre kanë bërë tashmë xhiron e botës: rasti i ishullit të vogël “Zakynthos” në detin Jon, i cili figuronte si “ishulli i të verbërve”, pasi në të figuronin jo pak, por 700 të verbër që përfitonin një pension mujor prej 370 eurosh të paguar nga shteti, në grupin e të cilëve kishte shoferë taksie, gjahtarë etj.; rasti i ishullit tjetër “Kalymos”, që cilësohej si “ishulli i të çmendurve” pasi figuronin të regjistruar me qindra të çmendur; apo dhe rasti i rajonit Viota në Greqinë qendrore, e cila rezultonte të ishte e populluar në masë nga të sëmurët astmatikë. Eliminimi i këtyre mashtrimeve do t’i sjellë Greqisë mbi 800 milionë euro “kursime” në vit.
“Lufta” e dytë, më e tmerrshme duhet bërë me pronën publike. Fjalët çelës që sundojnë në Greqi janë “të privatizojmë masivisht”,”gjithçka në shitje”! Portet, aeroportet, kompanitë e naftës dhe gazit, autostradat, komplekset imobiliare pronë publike, bregdeti, ishujt etj., janë nxjerrë në shitje duke bërë që në disa media të botës të dalin tituj të shumtë të tipit : “Greqia – një vend në shitje”, “Në Greqi, gjithçka është në treg – nxitoni se mund të blihet me çmim të arsyeshëm! Në fillimet e krizës, kur gazeta “The Guardian” i hidhte benzinë zjarrit duke shkruar se “Athina duhet të fillonte të shiste ishujt e saj”, apo kur e përditshmja gjermane “Bild Zeitung” kërkonte në mënyrë provokuese që gjermanët të mos paguanin për Greqinë në qoftë se ajo nuk shiste ishujt e saj…dhe pse jo, edhe Akropolin”, përgjigja e Greqisë ishte e prerë: “Greqia nuk është në shitje”. Por vetëm një vit më vonë gjithçka po ndryshon. Tashmë tregu i shitjes së ishujve ka filluar, të paktën nga pronarët privatë të tyre që kërkojnë t’i shmangen taksave mbi pasurinë e patundshme.
Gazeta greke “Kathimerini” citon të paktën tre shembuj të tillë, atë të ishullit “Oksia” në detin Jon, që iu shit emirit të Katarit, ishujve “Patroclos” dhe të famshmit “Skorpios” që janë në prag të shitjes. Lajme të tilla si “Turqia interesohet të blejë një tokë prej 1 milion m2 në Afantou, Rodes, dhe një tjetër prej 500 000 m2 në Korfuz” etj., qarkullojnë aktualisht pa shkaktuar reagimin e ashpër apo habinë e fillimit.
Në shitje janë dhe avionë transporti pasagjerësh të tipit Airbus A340, kompanitë e naftës dhe gazit, disa aeroporte të rëndësishme, paketa të rëndësishme aksionesh për portet e Pireut dhe Selanikut, kompani sigurimesh, kompani telefonike, kazino e lojëra fati të ndryshme, kompania e hekurudhave, miniera të ndryshme, autostrada “Egnatia odos”, shoqëria e elektrikut të Greqisë, me qindra ndërmarrje të tjera publike etj. Në shtypin europian të këtyre ditëve gjenden tituj të tipit “Mamma mia – turqit”!, “Greqia jashtë euros do të bëhet një pré e lehtë për tregjet kolonizuese”. “Çfarë do bëjë Greqia në qoftë se Europa vendos ta braktisë në fatin e saj jashtë euros? Në dyert e saj janë gati blerësit e rinj, veçanërisht Turqia, “tigri aziatik që edhe në këto kohë krize ka një rritje ekonomike prej 8-10% në vit, por edhe Kina e etur për zgjerimin e influencës së saj ekonomike e gjeopolitike.
A do mundet gjithë kjo frenezi shitjesh ta shpëtojë Greqinë nga kriza dhe t’i japë asaj miliardat e eurove të domosdoshme për të paguar borxhet, apo për të ngjallur besim për borxhe të reja? Megjithëse Greqia figuronte si vendi me përqindjen më të lartë të pronës shtetërore në Bashkimin Europian, si vendi me administratën publike më të shumtë në numër në krahasim edhe me vende 5-6 herë më të mëdha se ajo, dhe natyrisht që “dobësimi” apo “ç’dhjamosja” e sektorit publik dhe administratës ishte e pashmangshme, përsëri shumë analistë e ekspertë mendojnë se thjesht dhe vetëm filozofia “gjithçka në shitje” nuk mund të jetë alternativë për daljen nga kriza, rritjen e besimit të vendit dhe stabilizimin e ekonomisë dhe financave.
Nga “kutia e Pandorës”, përtej më imediates dhe më të domosdoshmes, pranimit nga politika greke e zbatimit të planit të trojkës (BE-FMN-BQ), pritet të dalin shumë shpejt nevoja për reforma strukturore në shkallë të gjerë, reformimi i sistemit politik e shtetëror, modernizimi dhe europianizimi i vërtetë i shoqërisë dhe mentalitetit ballkanik grek. Shprehja se “Grekët duhet të jenë një pjesë e Europës në Ballkan dhe jo një pjesë problematike e Ballkanit në Europë”, është më aktuale se kurrë.