1. Ndërsa po i afrohemi ditës së parë të fillimit të procedurave për procesin presidencial, politika është me shqisa të ngrehura dhe nerva të tendosur. Gjithkush vëzhgon gjithkënd e gjithçka. Hapësira medietike gëlon nga lajmet, kundërlajmet, të thënat e të pathënat, të vërtetat dhe sajesat. Një pjesë e mirë e publikut është përfshirë tifozërisht, si para një ndeshjeje të madhe. Ambasadorët gjithnjë prezent e gjithnjë me diçka për të thënë.
2. Takimi i dyfishtë Rama-Meta, ai privat në rezidencën verore të Ilir Metës në Gjirin e Lalëzit veçanërisht, nxiti fantazitë konspirative qoftë si shpresë tek disa në të majtë e qoftë si rrezik tek disa në të djathtë. Loja e hapur, ajo konfidenciale edhe më shumë, pleks procesin e nisur presidencial me mundësinë e një mocioni mosbesimi kundër Sali Berishës dhe një përmbysjeje të dyfishtë të shanseve dhe rezultateve respektive në favor të së majtës.
3. Edi Rama ia transferoi historisë mëkatet e Ilir Metës. Antiberishistët dhe antimetistët e sinqertë u tronditën. Ata më naivët e më të ndezurit derdhën revoltën, me apo pa emër, në rrjetet elektronike të komunikimit. Ndokush si deputeti Braçe nuk e mbajti dot dufin dhe e zbrazi me të parën. Ndonjë tjetër si opinionisti Andrea Stefani qetësoi shpirtin me krahasimin e “aleancës me Stalinin kundër Hitlerit”, duke lënë të kuptohet se Edi Rama qenkësh Rusvelti. Të shumtët e tjerë, ata që antiberishizmin dhe antimetizmin e kanë për fasadë e karrierë, nuk vonuan të shohin gjenialitetin e liderit në këtë lëvizje të papritur, ashtu siç për gjeniale e kanë brohoritur edhe ekstremizmin e tij akuzues e asgjësues ndaj Ilir Metës dhe LSI në të shkuarën deri fare të afërt.
4. Ilir Meta nuk e fshihte asfare triumfin. Nga gjithçka u tha, u komentua a u nxit të komentohej, takimi privat duket se ishte një parakusht për atë publik. Edi Rama s’mund të mos pranonte. Ilir Meta dhe LSI e tij u mbijetuan tri sulmeve asgjësuese elektorale të socialisteve në 2005-n, 2009-n dhe 2011-n, duke përcaktuar njëherazi humbësin dhe fituesin. Kur me lajmësin Ilir Meta i dërgoi “ftesën ultimative”, ndoshta e dinte që miku s’kish si të refuzonte. Edi Rama e njohu më në fund Ilir Metën si një të mbijetuar, ashtu si dhe veten e quan të këtillë – i mbijetuar pas humbjes 2009 dhe i ringjallur pas kurbanizimit 2011.
5. Rezultati i takimit, i pohuar publikisht nga Edi Rama, ishte mirëkuptimi i tij me Ilir Metën e që, për të dy, është i papranueshëm një kandidat për President nga bashkësia e eksponentëve demokratë. Njëherazi Edi Rama pohon se socialistët nuk kanë ambicie për të kandiduar ndonjë eksponent të tyrin. Ilir Meta, ndonëse nuk përgënjeshtron Edi Ramën, shprehet diçka më ndryshe, duke i mëshuar më shumë idesë së Presidentit konsensual e duke kujtuar publikisht Sali Berishën për pikën e marrëveshjes me të, të nënshkruar në verën 2009, për një President të zgjedhur me pëlqimin e të dyve.
6. Por, në vend që çështjet të sqarohen, ato mjegullohen edhe më shumë. Ndërsa demokratëve u mohohet kandidimi i personaliteteve të tyre dhe socialistët do vetësakrifikohen, pasi s’mund t’i kërkosh tjetrit atë që s’je i gatshëm të bësh vetë, në rastin e LSI çështja mbetet e hapur. Fill pas takimit të shumëkomentuar, hipoteza se do ishte vetë Ilir Meta kandidati për President, tashmë edhe me mbështetjen e Edi Ramës, fitoi kuota të larta besueshmërie. Një “shkarje goje” e Luan Ramës në një konferencë për shtyp e forcoi hipotezën në atë masë, aq sa filloi të bënte efektin e kundërt dhe Ilir Meta, me shpejtësi, deklaroi se ai nuk kishte asnjë qëllim të këtillë. Hipoteza u dobësua pa u rrëzuar dhe i dha jetë një hipoteze zëvendësuese, asaj që një tjetër eksponent i LSI mund të ishte kandidati presidencial.
7. Në fakt, në asnjë rast LSI nuk është shprehur se edhe ata, ashtu si socialistët, nuk kanë ambicie për të kandiduar një eksponent të lartë të tyrin për President. Që në fillimet e normalizimit të politikës, LSI po sillet si një forcë politikë ndërmjetëse, e që përmes rolit ekuilibrues, të mund të rrisë shanset për një normalizim të mëtejshëm e njëherazi duke rritur rolin e vet në fushën e politikës dhe të vendimeve të rëndësishme që janë në proces e sipër a që po u vjen radha. Ndaj, me shikim të parë, duket se edhe një kandidat i saj për President, ashtu si dhe vetë LSI, do të ishte një ndërmjetës dhe ekuilibrues e, për rrjedhojë, kandidati perfekt presidencial. Duket se LSI mendon në këtë mënyrë.
8. Por, vetë LSI dhe lideri i saj Ilir Meta janë aktorë të fortë e ambiciozë në garën politike të sotme e të nesërme. Një fuqizim i LSI si në terma elektoralë ashtu edhe në terma institucionalë përmes Presidentit dhe zinxhirit institucional të drejtuar a influencuar prej tij, forcon hipotezën se në zgjedhjet 2013 Ilir Meta me LSI e tij jo vetëm që mund të jetë faktori i krijimit të maxhorancës qeverisëse, por mundet, fare mirë, të kërkojë të jetë vetë Kryeministri. Ndaj, sa ç’janë të dëshirueshëm për t’u pasur aleatë Ilir Meta dhe LSI e tij, janë po aq të bezdisshëm për secilën nga dy forcat e mëdha politike e liderët përkatës e, në veçanti për PS dhe Edi Ramën.
9. Për shkak të kësaj ambicieje të supozuar të Ilir Metës, Edi Rama u nda me të para zgjedhjeve 2009 e jo thjesht për postin e Kryeministrit, por edhe për efektet e mundshme rrjedhëse nga PS në favor të LSI nëse Ilir Meta do ishte Kryeministër. Tri herë i mbijetuar, katër vite në pushtet dhe i fuqizuar me Presidentin, Ilir Meta do ishte një aleat veç nga halli e jo nga malli për Edi Ramën. Ndaj, ndonëse nga një anë afrimi mes tyre dhe lënia pas në histori e konflikteve dhe akuzave është e dobishme për socialistet pasi krijon idenë e çarjes së maxhorancës dhe destabilitetit të saj, ajo mbart në vetvete shumë të panjohura dhe kosto për të ardhmen.
10. Mëdyshja e Edi Ramës duket që larg. Kjo mëdyshje e bën atë të shohë me shumë ftohtësi sugjerimet për një aksion bashkë me LSI për kapjen e numrit magjik të 71 votave në Kuvend, ndërkohë që raportet e numrave janë sot në atë gjendje që i japin kuptim më shumë se kurrë një ndërmarrjeje të këtillë me rezultat të dyfishtë: zgjedhje e Presidentit dhe rrëzim i Sali Berishës nga kryeministër. Në fakt, maxhoranca e sotme ka 73 deputetë dhe, pa 4 të LSI, i mbesin veç 69 e nga të cilët 66 të PD, 2 të PDIU dhe 1 i PR. Ndërkaq, PS ka 63 deputetë; PBDNJ 1 deputet, ndërsa jashtë grupeve janë 3 deputetë: Islami, Oketa dhe Prifti. Kombinimet aritmetike njëherazi me një farë baze të arsyeshme politike e pragmatiste, janë katër a pesë dhe të mundshme për secilin krah, por Edi Rama, i pyetur nga Alfred Peza, përgjigjet që “nuk di gjë” për ndonjë mocion mosbesimi.
11. Ilir Meta, me plot ambicie por edhe me shumë eksperiencë e aftësi të peshojë faktorët pro dhe kundër, po bën lëvizje e deklarata qoftë që të mbajë hapur e të tërheqë më pranë Edi Ramën dhe socialistët, aq edhe për qetësimin e Sali Berishës e të demokratëve se s’bëhet fjalë për ndonjë plan konspirativ kundër tij. Ndaj, e vetmja kërkesë, tërësisht e paqortueshme, që artikulohet nga LSI, është ajo e Presidentit konsensual. Ilir Meta po optimizon pozicionin e LSI. Për këtë atij i mjafton forcimi i normalitetit të saponisur të marrëdhënieve me Edi Ramën dhe PS dhe vazhdimi i mirëkuptimit me Sali Berishën dhe PD. Prishja e njërit a tjetrit krah të këtij ekuacioni balancues duket se është i parakohshëm për të dhe ndaj ai vetë s’ka arsye racionale ta prishë.
12. Të dy, Rama dhe Meta, bënë spektakël politik. Me interes ishin edhe takimet e secilit me liderët e tjerë. Fatos Nano, ky i mbijetuar pa parti e plot histori, e përfundoi ciklin e tij të takimeve, takime që na treguan se ndërsa është kandidati dinjitoz për President nuk është i dëshiruar nga të mbijetuarit e tjerë, pasi ia njohin forcën e mbijetesës. Një lojë interesante e me plot aktorë. Veç prova ama. Shfaqja fillon vetëm kur i katërti të kthehet nga Amerika. Kështu vendosi e kështu po bëhet. Siç edhe tha. Ai, i mbijetuari, i ngritur, i rrëzuar dhe i ringritur disa herë. Sali Berisha. E njohin. Po e presin.