Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Zaganjori tërhiqet. U hapet rruga negociatave?

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 13 vite më parë

Mustafa Nano
Zaganjori tërhiqet. U hapet rruga negociatave?

Xhezair Zaganjori është pak i idhnuar me analistët (“e di që do ma paragjykojnë këtë vendim tërheqjeje e do ma quajnë si vendim të marrë nën presionin e atyre që më propozuan”, tha ai në intervistën e fundit si kandidat presidencial për “Top Channel”), por duhet thënë se nuk ka arsye. Të shumtit e analistëve nuk kanë folur për të. Për më tepër, edhe të shumtit e atyre që kanë folur, kanë dhënë konsiderata pozitive. Por edhe kritikat kanë qenë të natyrshme në këto rrethana. Ai doli krejt papritur si kandidaturë presidenciale, dhe afërmendsh që do të futej në filtrin e gazetarëve, pasi njerëzit kanë nevojë të dinë se kush është kandidati për president, çfarë ka bërë deri më sot, ku ka punuar, si ka punuar, çfarë lidhjesh ka pasur e ka, çfarë rreshtimi politik ka pasur dhe sa është kondicionuar në ushtrimin e detyrave të veta institucionale nga ky rreshtim etj., etj. Shkurt, nuk duket se ka vend për t’u ankuar nga klasa e analistëve, s’ka gjë se kjo e fundit ka boll mëkate të tjera, për të cilat do takishhak një gjyq (ndoshta dhe atë të ‘Madhin’).

Madje, Zaganjori nuk ka arsye të ankohet as për opozitën, e cila nuk e ka refuzuar si kandidat presidencial, por e ka refuzuar për faktin që s’është konsensual. Rama vetëm dje, në editorialin e vet, “e kryqëzonte” Zaganjorin, por u mor vesh se ish një ‘kryqëzim’ për llogarira politike e sa për sy e faqe (esencialisht, nuk thosh ndonjë gjë kushedi se çfarë). E vërteta është se ai nukkishlëshuar ndonjë objeksion deri dje. Përkundrazi,kishfolur mirë. Gati të gjithë politikanët e opozitës nuk i kanë kursyer fjalët e mira në adresë të tij, aq sa këtë gjë zunë ta shfrytëzonin njerëzit e mazhorancës (Berisha, Meta, etj.), që kanë thënë si me hile këto ditët e fundit se “Zaganjori është konsensual”. Mirëpo s’ka qenë kështu. Zaganjori nuk ishte konsensual. Ai mund të ishte konsensual, por nuk deshi mazhoranca që ta bënte të tillë. Sikur Berisha eMetat’ia propozonin Ramës përpara se ta shpallnin si kandidat, nuk do të ish çudi që Zaganjori të bëhej konsensual, e më pas presidencial. Por ata, për hesapet e tyre, nuk e ndoqën këtë rrugë.

Dhe duhet thënë se me gjestin e djeshëm, me atë të tërheqjes nga gara, ai tregoi se mund të ishte konsensual e mund të bëhej një president i mirë. Dhe është për të ardhur keq që provën më të mirë të këtij fakti ai e dha duke u tërhequr, e në këtë mes nuk është vetëm akti që vlen; nuk është vetëm tërheqja që duhet çmuar. Është dhe mënyra se si u tërhoq. “Po tërhiqem, sepse opozita nuk mundi të më shihte si kandidat të vetin, dhe unë mendoj se sfidat presidenciale të ardhshme nuk mund të përballohen nëse presidenti nuk zgjidhet dhe me ok-in e opozitës”, tha ai në thelb. Dhe me këtë tregoi se vizioni i tij presidencial është shumë më i hapur e më i mençur se sa i atyre që e propozuan e që donin ta përdornin. Do të kish bërë veprimin më inteligjent sikur këtë gjë t’ia kish thënë Berishës e Metës përpara se ata t’ia nxirrnin emrin në shesh. Po të kish ndodhur kjo, bën vaki që ne tanimë ta kishim zgjedhur presidentin. Emri i tij do ish Xhezair Zaganjori. Dhe ironia e gjërave është që vetëm Zaganjori s’mund të jetë.

Zaganjori ‘ka parë hallin e vet’, teksa ka marrë këtë vendim, por dashur, padashur ai i ka bërë një shërbim të mirë vendit dhe i ka bërë një favor të madh politikës; ia ka bërë këtë favor duke e hequr pengesën e madhe ‘Zaganjori’ nga rruga. Palët politike e kanë rrugën të hapur tanimë. Atyre u është dhënë një shans i dytë, pasi rrota presidenciale u është kthyer në pozicionin fillestar, prej nga ku mund ta rrotullojnë sërish në drejtimin që duan e me shpejtësinë që duan.

Ç’do ndodhë tani në terma konkretë? Berisha, tani që i kanë mbetur vetëm raundet e kollajta të votimit, të cilat ai mund t’i mbyllë si t’ia ketë ënda, mund ta shfrytëzojë këtë fakt, e mund të zgjedhë si kandidat një prej të vetëve, një prej atyre pra që në bllok “refuzuan t’i thonë atij me një sms se nuk kanë ambicie për postin e presidentit” (këtë sekret e nxori ai vetë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së). Deri dje Berisha kishte ca pengesa për të arritur deri këtu, kishte raundet e para të votimit, që duheshin kryer se s’bën, kishte një proces që duhej kryer, kishte Zaganjorin që kish dalë si kandidat i vetëm i mazhorancës, por qysh nga dje pasdite, ai nuk ka asnjë pengesë procedurale. Po të jetë ende me mendjen e keqe, të hënën e mbyll këtë punë sa hap e mbyll sytë.

Por tërheqja e Zaganjorit ka hapur rrugën plot korsi edhe për një bashkëpunim me opozitën. Nuk ka pra asnjë pengesë për t’u ulur me Ramën, e për t’i dhënë dum kësaj pune. Zaganjori e liroi nga një barrë (po të donte, ai mund të rrinte deri në fund të procesit, e do të zgjidhej me hir, me pahir President i Republikës), të vetët janë bindur se kostot që do na duhet të paguajmë në emër të një presidenti jo konsensual janë shumë të mëdha për vendin, dhe së fundi është vetë Zaganjori, kandidati i tij, që po ikën pikërisht ngaqë “nuk mundi t’i fitonte zemrën opozitës”. Berisha nuk mund të zbresë poshtë standardit, që Zaganjori ‘i tij’ e krijoi dhe e vendosi me mënyrën se si iku. “Po iki, ngaqë të bëhem president vetëm me votat e mazhorancës është një gjë që s’vlen as për mua, as për vendin”, tha ai në thelb. Fjalët e tij në vesh të Berishës!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama