Pati deklaruar se nuk do të votojë një president të dalë vetëm nga votat e mazhorancës. Pati deklaruar gjithashtu se nuk do të votonte as edhe një president të zgjedhur mes figurave drejtuese të PD. Siç ka ndodhur edhe më parë, ka bërë pikërisht të kundërtën e asaj që ka premtuar. Fjala është për Ilir Metën, kryetarin pragmatist të LSI, i cili qe ndër të parët që u drejtua me hapin e tij të rëndë drejt presidentit të sapozgjedhur Bujar Nishani, për t’i shtrënguar dorën.
Kapitulli presidencial u mbyll me rreshtimin e qartë të LSI përkrah PD, ndërkohë që kreut të opozitës Rama nuk i mbeti veçse të komentonte, se “Meta pati një rol pozitiv në fillim të procesit dhe një rol negativ në fundin e tij”. Me këto fjalë, paqja e tij e papritur me Metën, ajo që ishte kujtuar si një aleancë e beftë që do të ribënte ekuilibrat politikë në këtë vend, ka ngrirë. Megjithëse është raportuar me ngulm se ura e komunikimit mes të dyve nuk ka pushuar së funksionuari edhe në orët e fundit, Rama dhe Meta, pra PS dhe LSI, ndodhen sërish, nga pikëpamja formale, në pozitat e mëparshme. Njëra forcë politike më në opozitë se kurrë, kurse tjetra e rreshtuar edhe një herë me buzëqeshje në fytyrë, përkrah Berishës.
I parë kështu, takimi i shumëpërfolur i Lalzit ka qenë veçse një akt i panevojshëm përuljeje i Edi Ramës dhe asgjë tjetër. Megjithëse shumëçka të çon drejt këtij opinioni të thjeshtë, ka shumë mundësi të mos jetë krejt kështu. Edhe tani që në Presidencë po futet Bujar Nishani, ka sërish vend të supozohet se afrimi mes dy ish-kolegëve e aleatëve të dikurshëm të së majtës, ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet politike në këtë vend.
Kjo duket e vërtetë edhe në kushtet kur loja tradicionalisht e pisët e presidentit, shënoi një kthesë që nxori formalisht fituese qeverinë. Ashtu siç pritej në fakt. E në këtë kthesë, Meta zgjodhi qartësisht shumicën. Të paktën për momentin. Opinioni mjaft i përhapur këto ditë, sipas të cilit afërsia e kreut të LSI me Ramën kishte qenë vetëm një gjest presioni i tij mbi Berishën, prek në fakt thelbin e sjelljes politike të Ilir Metës. Përzgjedhja e kandidatëve presidencialë, ku vetë Meta ka pasur mjaft rol, e zbulon këtë aleancë mes tij dhe kreut të bashkisë. E cila në fund fare, duhet thënë se dështoi, pas hyrjes së ashpër të Topallit në lojë, duke bllokuar Artan Hoxhën. Zgjedhja e Bujar Nishanit e riktheu Presidencën brenda hullisë partiake, duke shënuar rënien e planeve të dyshes Meta-Basha, për ta marrë në kontroll procesin. Kur Meta kërkonte një president jashtë PD, siç u tha më lart, me shumë gjasë ai ka pasur në mendje pikërisht këtë formulë. Pra, mënjanimin e Jozefina Topallit dhe forcimin e një segmenti të caktuar brenda PD, të atij segmenti që drejtohet nga Lulzim Basha.
Por kjo nuk është e gjithë llogaria, për sa i takon LSI dhe kreut të saj. Sepse me zgjedhjet përpara, Ilir Meta nuk e ka larguar aspak, me zgjedhjen e presidentit, dilemën e tij të kohëve të fundit: çfarë do të bëjë me aleancën trevjeçare me Partinë Demokratike?! Si do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme dhe cilin krah do të zgjedhë? Në kushtet aktuale, pozita e Metës është mjaft delikate. Edi Rama ka “kaluar Rubikonin”, duke vajtur në Lalz, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë gjest të pazakontë. Ai ka bërë mjaft armiq majtas, porse e ka tejkaluar tashmë pjesën e tij vështirë, në inkursionin drejt zgjerimit eventual të frontit opozitar. Tashmë ai pret i qetë atë që do të bëjë LSI. Pjesën e tij e ka bërë, ndoshta shumë vonë dhe me shumë kosto politike, morale e etike. Por gjithsesi e ka bërë hapin e afrimit, për të cilin shumëkush e ka kritikuar ashpër në shtatë vjetët e fundit.
Është LSI ajo që do të duhet të hedhë hapin e tjetër. Ilir Meta duhet të marrë një vendim jo fort të lehtë, për të ardhmen e projektit të tij politik. Brenda apo jashtë mazhorancës, me apo kundër PS, në qeveri apo në opozitë deri në zgjedhje? Duhet thënë se presidenti i ri nuk doli nga radhët e LSI, siç u përfol jo pak në javët e fundit. Ky është një sinjal i parë se Ilir Meta nuk ka dashur të angazhohet seriozisht e në mënyrë afatgjatë në aleancën aktuale me Berishën. Hapi i dytë duket se është vendimi që ai do të marrë në lidhje me hyrjen ose jo në qeveri. Nëse Meta do të bëhej ministër i Brendshëm (çka ai e mohoi para dy ditësh), atëherë ky do të ishte mesazhi i qëndrimit të tij me PD deri në zgjedhje. Ndoshta jo në pozitën e një aleance elektorale, por gjithsesi duke mos u larguar nga mazhoranca deri në prag të votimeve për Kuvendin e ri. Por nëse Meta zgjedh të mos hyjë në kabinet, ky mund të lexohej si një qëndrim i kujdesshëm i tij, në raport me të ardhmen afatshkurtër të “qeverisë së integrimit”.