Me ngadhënjimin, anipse të vonuar, të demokracisë tek ne, një mori fjalësh të huaja vërshuan në gjuhën shqipe edhe në lëmin e politikës, megjithëse, jo rrallë, pa qenë vërtet nevoja. Politikanët tanë të demokracisë, për t’u dalluar nga ata të kohës së diktaturës hoxhiste (shpesh edhe nga vetja e tyre e trapitur gjatë kësaj të fundit), zunë t’i përdornin, vend e pa vend, këto fjalë apo, më saktë, këto terma të fjalorit politik.
Sidoqoftë, kryesisht këtë vit, po vihet ndjeshëm re – veçanërisht në gjirin e së majtës shqiptare – një prirje e liderëve/udhëheqësve dhe e eksponentëve të saj më në zë për t’u futur e për të lënë gjurmë, me fjalën e tyre, edhe në fusha të tjera, si letërsia dhe, së fundi fare, si fjalëformimi në gjuhën shqipe. Kështu, kryetari i Partisë Socialiste (i cili, pa asnjë dyshim, e njeh, e flet dhe e shkruan mirë gjuhën shqipe) krijoi dhe hodhi vrullshëm në qarkullim fjalën “dakortësi” me sa duket, sipas kontekstit, në vend të fjalës së huaj “konsensus” që ka zënë vend në leksikun e shqipes, duke ua marrë kësisoj në kthesë gjuhëtarëve tanë të nderuar.
Sipas mendimit tim modest, para se ta hidhte në tregun mediatik fjalën “dakortësi” (me të cilën bënë gargarë mjaft gazetarë të shtypit elektronik e të atij të shkruar), zoti kryetar i Partisë Socialiste nuk do të kishte bërë hiç keq sikur të kishte marrë mundimin intelektual t’i hidhte një sy të vëmendshëm Fjalorit të gjuhës shqipe (Tiranë, 2006) pikërisht te fjala “konsensus” (nga latinishtja consens, d.m.th. “marrëveshje”), që përkufizohet si vijon: “mirëkuptim midis dy a më shumë palëve; marrëveshje mirëkuptimi për kalimin në votim ose për miratimin e një vendimi etj.: president i zgjedhur me konsensus”.
Ky përkufizim, me shumë gjasë, do ta kishte ftilluar e ndihmuar atë të gjente një fjalë shqipe më të përshtatshme sesa sajesa e tij e mangët “dakortësi” (E mangët, sepse fjala “dakort” duhet të shkruhet me “d” në fund ngaqë vjen prej shprehjes frënge d’accord, njëlloj si fjala “standard” që gjysmë të paditurit, ose, e thënë ndryshe, gjysmë të diturit e shqiptojnë “standart”). Rrjedhimisht, zoti kryetar i Partisë Socialiste do të kishte pasur fatin të ishte i pari që do ta kishte zëvendësuar termin “konsensus” të paktën me fjalën shqipe “mirëkuptim” ose “marrëveshje”, por, ndoshta, me një çikë më shumë imagjinatë, me fjalën “bashkëmiratim” ose “bashkëpëlqim”.
Le të shohim tani arsyet që e shtyjnë zotin kryetar të Partisë Socialiste të sajojë pikërisht fjalën “dakortësi”. Së pari, “dakortësi” sugjeron rënien dakord me dikë dhe, në mendjen e zotit kryetar, ky dikë nuk mund të jetë veçse vetë ai, kurse secili nga termat “mirëkuptim”, “marrëveshje”, “bashkëmiratim” dhe “bashkëpëlqim” e vënë theksin më shumë te tërësia sesa te dikushi (me shumë gjasë, vetë zoti kryetar); së dyti, në zemër të termit “dakortësi” gjejmë fjalën “kor” dhe, për shoqërim idesh, fjalën “dirigjent” (me shumë gjasë, vetë zoti kryetar), të cilit kori i bindet symbyllthi; së treti, nëse, gjithmonë te fjala “dakortësi”, bie germa “r”, përftohet fjala “dakotësi” që të sjell ndër mend fjalën “kotësi” (me shumë gjasë, konsensusi, në sytë e zotit kryetar, është thjesht fasadë, butafori, iluzion, pra, kotësi, kështu që konsensusin ai e pranon vetëm me fjalë, por jo me vepra, siç e dëshmon realiteti i sotëm parlamentar te ne).
Së fundi, fjala “dakortësi” dhe këmbëngulja e zotit kryetar të Partisë Socialiste për ta ngulitur atë në fjalorin politik të shqipes më habisin edhe për shkak se në to unë vërej njëfarë alergjie nga ana e tij ndaj fjalës “konsensus”. Si ta shpjegoj këtë dukuri? Le të më lejojë lexuesi im kureshtar të bëj një orvatje modeste për të hedhur dritë në këtë pikë gjithashtu:
Nga emri “konsensus” rrjedh mbiemri “konsensual”; ky mbiemër mund të ndahet në dy pjesë: kon-sensual; pjesa “sensual” (me “n” dhe jo me “k”) karakterizon gjithë hedonistët, ose, e thënë ndryshe, epikurianët, e thënë sërish ndryshe, qejflinjtë; shqiptarët janë të gjithë qejflinj, përfshirë madhërisht zotin kryetar të Partisë Socialiste dhe modestisht veten time. Mos vallë, duke propozuar zëvendësimin e fjalës “konsensus” me fjalën “dakortësi”, zoti kryetar i Partisë Socialiste kërkon të fshehë hedonizmin, epikurianizmin apo qejflizmin e tij? Personalisht unë nuk e fsheh atë, le të ndjekë edhe ai shembullin tim e të mos e përdorë më termin “dakortësi”. Po, po, askush nga ne, as zoti kryetar i Partisë Socialiste, as unë dhe as ti, lexuesi im i shtrenjtë, nuk duhet ta përdorim fjalën “dakortësi”, aq më tepër që sikur, për bela, germat “a” dhe “o” të kësaj fjale të këmbenin vendet me njëra-tjetrën, të gjithë ne do të ndodheshim gati-gati para një propozimi të turpshëm!