Nga Gezim MEKULI, Oslo - Norvegji
Te shqiptaret, dikur, familja dhe mesuesi kishte autoritet te fuqishem. Sot kjo nuk qendron. Mirepo koheve te fundit, ne shoqerine tone, kemi ne rritje nje autoritet te ri; eshte ky autoriteti i "eksperteve dhe analisteve politik".
Mediat shqipe nen ndikim te "analisteve dhe eksperteve"
Sot kemi nje absolutizem kontrolli te mendimit te pavarur politik. Ky mediakontroll po arrihet, nder tjerash, permes "analisteve dhe eksperteve polike". Kosova jone e vogel ka shume, teper shume "analiste te medhenj" politike, "eksperte" te kultures, artit etj. Permes radios e televizionit dhe gazetave te tyre, keta "analiste", shperndajne idete dhe opinionet ne popull. Vini re dicka tek ky fenomen i "eksperteve dhe analisteve"; Zakonisht keta e thone te njejten "analize" dhe me vite te tera e perserisin te njejtin mendim; por tanime me fjale dhe retorike tjeter; Ashtu sic e do situata retorike.
Perse mediat shqipe nuk u drejtojne pyetje kritike "eksperteve dhe analisteve"?
Dihet! Fantazia dhe kondicioni intelektual, ne redaksite e mediave shqipe ne Kosove, kryesisht, eshte mendjevarfer, idengusht dhe pushtetservil. Keshtu, keto redaksi "te lodhura", ftojne "ekspertet dhe analistet e tyre". Sepse keto redaksi e dine, qe me pare, se cili eshte dhe cili do jete opnioni i "musafireve" te tyre.
Keta "ekspert e analist politik" nuk jane kritik ndaj ecurive dhe proceseve politike ne Kosove e ne rajon; Ketyre "eksperteve e analisteve" u rezervohet koha me e mire dhe me e fuqishme e shiqueshmerise dhe degjueshmerise radiotelevizive. Keta kane te rezervuar edhe hapsiren me te lexueshme e me opinionndikuese neper gazetat shqipe. Mendimfilozofia e tyre eshte e pakundershtueshme; E paprekshme. Lexoni gazetat ne Kosove dhe shiqoni RTK-ne, e ju do te bindeni. Lexoni se sa "te gjithedishem" e te pakundershtueshem jane keta "analist politik"; Apo edhe tjetra, dhe me e tmershmja; Shiqoni dhe degjoni se sa servil jane, ndaj UNMIK-ut, udheheqesit e programeve ne RTK dhe ne radiot kombetare te Kosoves. Shiqo dhe degjo "analistet musafir" ne studiot e ketyre mediave. Pyetjet jane te parapregatitura; Unmikpershtatshmeria ne pergjigje, po ashtu, eshte mbizotruese.
Pse kjo kritike ndaj unmikgazetarise, e pse mendoj "ndryshe"?
Per te pasur popull te shendoshe, hapesira jone publike duhet te kete median e lire dhe krtike. Po, ne kemi edhe te tilla media, por mendimkritika politike ndodhe pjeserisht, ze vend koherisht dhe grimcerisht.
Mediat shqipe "s'duan" te jene kritike. Keto "s'duan" te jene kritike, sepse unmikgazetaria ka nevoje per keta "ekspert e analist politik"; Keta jane edhe kryegjyqtar te mendimit politik.
"Dikush" ka nevoje per keta "analist". Keta komentojne dhe mbeshtesin temat, agjendat dhe projektet politike qe EULEX, politikat ne pushtet dhe mediat i vetzgjedhin dhe, u japin vazhdimesi e perparesi ne opinion. Pra, "ekspert e analist" qe i "sqarojne" popullit se cfar eshte e drejte, e cfar jo per politikat e Kosoves. Shembull: Debati mbi projekt-kushtetuten identitetzhveshese te Kosoves eshte duke u udhehequr nga "ekspert e analist" te UNMIK-ut dhe nga aktivist partiak. Edhe pse tek qytetaret ka shume mendime kritike, papajtueshmeri me hartimin e kesaj kushtetute, opinioni yne nuk shef, nuk degjon e nuk lexon mendimin dhe opinionin tjeter e kritik.
Unmikgazetaria ka izloluar mendimin politik dhe mendimin kritik Universitar. Keshtu, permes ketyre, "eksperteve dhe analisteve politik" mediat perfitojne nje lloj "te drejte", kontrolli dhe perkrahje per temat qe keto vet i parazgjedhin.
"Ekspertet dhe analistet" e mediave shqipe, shume here, nuk thone asgje tjeter, perpos "te vertetave" subjektive; Njerezit kane mendime e pikepamje te ndryshme. Dhe per kete arsye ka edhe shume ekspert e analist shkencor qe nuk pajtohen me "analistet" e UNMIK-ut. Por, kjo jopajtueshmeri intelektuale dhe kjo kritike e eksperteve shkencor eshte jo e dukshme dhe jo e degjueshme ne opinion. Kritika e analisteve universitar e shkencor nuk lejohet te depertoj ne RTK dhe ne gazetat e UNMIK-ut. Mendimi i tyre kritik deshirohet te konservohet, cimentohet e, mundesisht te bunkerizohet.
Si mund te quhet nje vend e nje shoqeri "demokratike", kur opozites se tije per te zberthyer e per te shfaqur mendimin "tjeter" e kritik i duhet te organizoj takime neper "oda" gjithandej Kosoves. Debati politik e kritik, per shkak te censures, eshte rikthyer perseri tek institucioni "oda e burrave".
Debatit mbi Kushtetuten e Kosoves te keqperkujton kohen e mediave absolutiste te vitit 1989; Zezditen kur Milosheviq parapergatiste ndryshimin e amendamenteve kushtetuese te 1974.
Edhe atehere, ne mediat e kohes, kishte "analist dhe ekspert politik" qe mbronin, apo, qe ne heshtje e ne qetesi, perkrahnin kete projekt antishqiptar.
Politika ditore nuk do te duhej te bente gabimin e madh, qe permes RTK-se dhe unmikgazetarise te tentoje te udheheqe dhe te kontrolloj idete, mendimet, temat dhe agjendat e te gjitha diskutimeve publike ne Kosove, sepse kjo i detyron "ekspertet dhe analistet politik" te rrejne; E kush ju beson analisteve rrenacak?
Stalini, Hrushqovi dhe Tito kishin sundim te gjithefuqishem ne masat popullore. Dhe, pikerisht ky sundimmendim kryhej permes "eksperteve dhe analisteve te partise"; Me ndihmen e mediave, keta diktatore, edhe sundonin.
Sot, disa thone: "Shyqyr se na iku ajo kohe". E une do te thoja "dhashee Zoti kalon edhe kjo kohe".
gezim@mekuli. com