Për heqjen e imunitetit (duhet një ndërhyrje në Kushtetutë për këtë punë) ka kohë që flitet, por ditët e fundit debati është përndezur. Brukseli po këmbëngul që Kuvendi ta kalojë shpejt e shpejt projektligjin mbi këtë çështje, e ta miratojë në mënyrë bipartizane; e ndërsa Berisha po i mban iso apelit nga Brukseli, opozita është duke u lëkundur, s’ka gjë se gjasat janë që ligji të kalojë në Parlament më shpejt se sa mund të mendohet, dhe opozita këtë herë ka për t’i bërë votat bashkë me mazhorancën.
Është presioni ndërkombëtar që po i cyt të mos e zgjasin shumë këtë punë, por po të ishte për Ramën e të vetët, ky ligj nuk do të miratohej në Kuvend. Arsyeja është e thjeshtë (nuk para e deklarojnë publikisht, por ua thonë të huajve): “Pas zgjedhjes së presidentit, në harkun e një kohe të shkurtër, Berisha do të ketë çdo institucion në dorë; me fjalë të tjera, nesër ai mund të fusë në rreth ndonjë veprimtar apo eksponent politik ‘me njolla’ të opozitës, e pas kësaj urdhëron ca media të vetat ta marrin nishan e të krijojnë kështu idenë e një opozitari të ndotur deri në grykë, më tej urdhëron prokurorinë të fillojë hetimet, më tej, nëse do ta shohë të nevojshme, mund të urdhërojë një hetim nën arrest, e në fund gjykata e di vetë detyrën”.
Ka të drejtë opozita me këtë shqetësim? Apo është duke u dhënë pas paranojave? Sipas meje, është duke u dhënë pas paranojave. Berisha nuk është në situatën që mund t’u vërsulet opozitarëve për t’i prangosur e për t’i dënuar me ndihmën e strukturave që i ka nën kontroll. Ai vetë është i zhytur në m… deri në fyt, e për rrjedhojë është ai që jeton i përndjekur nga ideja se nesër mund ta ndjekin penalisht për një seri krimesh e mund ta çojnë në një sallë gjykimi. Përveç kësaj, imazhi i tij brenda e jashtë Shqipërisë është ai i një sundimtari të korruptuar, e çdo gjest i këtillë nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do t’ia nxiroste ca më tepër këtë imazh, gjë që për të e për tahmatë e tij nuk është mirë. Logjika ta thotë se një sundimtar i tillë i korruptuar në kontekstin që jetojmë është një gogol fantomatik për një opozitë, qoftë edhe të korruptuar.
Po pse Berisha bën çmos të rrëmbejë e uzurpojë gjithçka? Sipas meje, së pari ai krijon në këtë mënyrë një klimë frike, në të cilën e ka më të kollajtë të sillet si mujshar (kjo ka ndodhur, apo jo? Shihni se si po struken e zbythen të gjithë) dhe së dyti ai bën çmos ta shtrijë e thellojë sundimin e tij jo për të arrestuar e dënuar opozitarë, por për ta garantuar këtë sundim. Institucionet që ka nën kontroll do ta ndihmojnë atë të mbajë pushtetin (fjala vjen, duke trukuar rezultatin e zgjedhjeve) dhe kaq. Të paktën, kjo është shpresa e tij. Arrestimet e opozitarëve nuk e ndihmojnë në këtë lojë. Nëse Shqipëria do të ish një republikë kaukaziane, edhe kjo do të ndodhte, por Shqipëria është këtu ku është, d.m.th. një lagje europiane, me objektivin për t’u integruar në Europë dhe e monitoruar nga të huajt. Shkurt, heqja e imunitetit për zyrtarët e politikanët nuk përbën ndonjë kërcënim për opozitën, e prandaj, sikur të varej nga unë, do t’i sugjeroja opozitës që ta votonte këtë projektligj pa frikën se mund të shndërrohet në target i instrumenteve e i strukturave ndëshkuese të regjimit; madje, po të jetë pak tinëzare, opozita duhet ta votojë dhe me shpresën se Berisha mund t’i futet rrugës së gjuetisë së shtrigave në opozitë, duke e rënduar situatën e tij.
Ah, po, në këtë diskutim do të shkonte një dilemë e një lloji tjetër, dhe të vjen keq që opozita nuk ka ecur qartë kësaj ane. Krimi e korrupsioni i politikanëve kanë mbetur të pandëshkuar jo prej imunitetit, d.m.th. prej masës mbrojtëse që të fuqishmit kanë kundër veprimeve arbitrare të institucioneve të sistemit të drejtësisë, por prej impunitetit, d.m.th. fuqisë që të fuqishmit kanë për t’i mbajtur larg, e për t’i kërcënuar e shantazhuar të gjitha institucionet e drejtësisë. Thënë me fjalë të tjera, problemi te ne nuk ka të bëjë me faktin që politikanët e korruptuar kanë mbetur të pandëshkuar prej imunitetit, por me faktin që ata janë të pandëshkueshëm prej impunitetit. Imuniteti mund të hiqet me një ndërhyrje procedurale, ndërsa impuniteti është një dukuri kulturore, e për rrjedhojë duhet mundur më së shumti me mjete të tjera të natyrës kulturore.
Në këtë kuptim, heqja e imunitetit nuk është një përparësi reale, e nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, e të vjen keq që opozitës nuk i ka shkuar mendja ta bëjë këtë nënvizim. Diplomatët perëndimorë që punojnë, apo që bëjnë vizita të herëpashershme në Shqipëri, nuk e kanë idenë se në ç’përmasa është kultura e impunitetit këtej nga anët tona, e prandaj këmbëngulin te heqja e imunitetit; kanë edhe shpresën budallaqe se heqja e imunitetit do të jetë një kontribut i madh në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Atyre u falet të jepen pas kësaj ideje fikse, por neve të këtushmëve nuk na falet. Ne, që të gjithë, e dimë mirë se panciri mbrojtës i njerëzve të fuqishëm të këtij vendi nuk është imuniteti, por impuniteti. Ilir Meta e dorëzoi vetë imunitetin, madje e dorëzoi me vrap, me zell, pa u menduar dy herë, e pa ia kërkuar ndokush. Edhe? Edhe asgjë. Nuk i duhej imuniteti, pasi ka impunitetin. Berisha urdhëroi vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar të vitit 2011; në mos, mori në mbrojtje vrasësit. Po mbrohet me imunitetin pas kësaj? As që ia ka kërkuar njeri imunitetin, pasi do ta dorëzonte edhe ai. Sepse ai ka impunitetin, gjë që duket te fakti se askush nuk e ka çuar në mendje se mund të ngrejë një padi kundër Berishës. Afërmendsh, kush ka impunitetin, nuk ka nevojë për imunitetin. Dhe prandaj, Berisha po tregohet me demek bujar i madh me të huajt e me opozitën, duke thënë “hajde ta heqim imunitetin, e të kontribuojmë në luftën kundër korrupsionit”.
Shkurt, heqja e imunitetit është një pesë me hiç, është një gjest pothuaj i kotë, pa ndonjë efekt në luftën kundër korrupsionit në administratën publike. Le ta bëjmë, e le të mos trembemi prej heqjes së imunitetit, por së pari të mos bëjmë sikur heqja e imunitetit është një arritje e madhe, e së dyti le të mos vetëgënjehemi se korrupsioni i zyrtarëve të lartë do të marrë një goditje të fortë me këtë masë. Përsëris, dhe përfundoj, problemi nuk është imuniteti. Është impuniteti.