Debati politik që zien për imunitetet dhe ndryshimet në Kushtetutë përbën në vetvete një tinëzarllëk politik. Ky është debat që fsheh një qëllim dhe mjegullon përmbajtjen reale. U rikthye befas, si një reagim i papritur i Kryeministrit Berisha, menjëherë sapo ambasadori i SHBA-së, zoti Aleksandër Arvizu, bëri apelin e vet publik për një aksion civil qytetar “Act now”. Çastin e tanishëm për qytetarët e përdori si të tillë Kryeministri dhe pa u dhënë kohë për zgjim shoqërisë civile dhe vetë qytetarëve, mori iniciativën për heqjen e imuniteteve, duke formësuar i pari një nismë, e cila po bën efekt të fortë politik, por që në thellësinë e saj shton shumë e shumë më tepër dyshimet dhe sidomos skepticizmin e demokracikërkuesve dhe institucionalistëve brenda dhe jashtë politikës.
Rezultoi si më reflektuesi vetë Kryeministri dhe mazhoranca e kryesuar prej tij, madje një hap para krejt shoqërisë civile dhe dy hapa para opozitës politike të vendit. Si kurrë ndonjëherë më parë, para një apeli të tillë të ambasadorit amerikan në Tiranë, opozita politike qëndroi e heshtur dhe sikur çasti i mbramë për aksionin e kërkuar nga shoqëria s’kishte të bënte me opozitën dhe nevojën inkurajuese të saj. Kjo mungesë reagimi e opozitës është ende e pashpjegueshme, sikundër e dyshimtë është heshtja apo mosprononcimi publik i saj për këtë aksion të kërkuar zyrtarisht dhe me një flagrancë të tillë prej ambasadorit amerikan, i cili ka vënë në një lloj prove edhe vetveten përballë raporteve delikate që kanë dy palët politike me demokracinë institucionale dhe balancat kushtetuese në vend.
Në të vërtetë, sipas gjasave, ndryshimi kushtetues për imunitetet duket se realisht ka të bëjë me efekte politike dhe pasoja politizuese të vetë drejtësisë dhe të marrëdhënieve të saj me opozitën. Natyrisht pasojat, sipas të gjitha gjasave, do të jenë në kuptime dhe brendi të tjera… për të cilat, vetë opozita duhet të fitojë kthjellimin dhe të mësojë e paraprijë, përmes paraleximit politik.
Kjo nismë për imunitetet vjen prej shumicës dhe po trajtohet oratorikisht si një akt reformues në luftën kundër korrupsionit dhe propagandistikisht po ia del të konceptohet si e tillë. Nga mënyra e beftë se si erdhi dhe sidomos prej pozicionimit refuzues dhe pranues mes shumicës dhe opozitës, ky debat për zerimin apo reduktimin e imuniteteve, po formëson një absurd në realitetin e debatit publik dhe politik shqiptar. Guximi i shumicës politike për të hequr çdo imunitet, krijon perceptimin sikur brenda ndërgjegjes së saj nuk ka asnjë hezitim dhe kompleks mëkatimi apo përballjeje me drejtësinë. Sikur ndëshkimet do të kenë të bëjnë me të tjerët dhe me çdokënd jashtë saj. Gjë që edhe si mendim duhet vlerësuar si paradoks dhe absurditet komik në këtë vend. Nga ana tjetër, refuzimi këmbëngulës i opozitës dhe dimensionimi i propozimeve të saj për një reformë të menduar ndryshimesh kushtetuese edhe për çështje të tjera, duke mos mbetur vetëm te nenet për imunitetet, zbardh edhe vetë papërgatitjen e saj për një akt ndryshimesh që nuk ripërsërisin gabimet e së shkuarës apo pësimet e marrëveshjes së vitit 2008. Matanë kësaj fasade debati, edhe qytetari më i pavëmendshëm lexon brendinë e rreziqeve të ardhme që i paraqiten funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë institucionale dhe ligjore të vendit. Nisma e Kryeministrit për imunitetet duket se nuk ka lidhje me të, domethënë sikur imunitetet kanë penguar të tjerët apo kanë favorizuar të tjerët për shpërdorimet, abuzimin dhe korrupsionin e shumëpranuar në shtetin dhe shoqërinë tonë. Nismë kjo që merret prej Kryeministrit që po qeveris në vitin e shtatë këtë vend dhe që me vendosmëri disi edhe të frikshme, pretendon mandatin e tretë, pavarësisht se është politikani që nuk po i jep pension as vjetërsisë së vetes, në pamundësi për t’ia dhënë kundërshtarët e tij politikë, nuk mund të jetë pa lidhje me akuzën e tij të ripërsëritur për “këshillin e miliarderëve” që konsulton kryetarin e opozitës.
Kjo nismë nuk mund të mos konsiderohet si një akt preventiv paraelektoral! Frymëzimi i Kryeministrit për ndryshimin e Kushtetutës e ka ngritur atë në oratorinë e sjelljes dhe servirjes së qytetarëve sikur ai është “sjellësi i magjisë së re”. Edhe pse shitet si një akt vetëreformimi dhe pse po trumbetohet si shprehje e vullnetit për të qenë të barabartë para ligjit të gjithë; edhe qeverisësit, edhe ligjbërësit, edhe gjyqtarët, edhe mëkatarët, edhe “engjëjt me thonj”, edhe prokurorët, nuk e mbulon dot realitetin kompleks të cilin të tillë e ka investuar në vitet e qeverisjes dhe të politikëbërjes zoti Berisha dhe kundërshtarët e tij politikë. Në këtë nismë të beftë, më i dyshuar aktualisht nuk është zoti Berisha, por më në provë para publikut dhe zhvillimeve të ardhme, po vendoset ambasadori më influent i vendit, më influent dhe më mik i shqiptarëve, zoti Aleksandër Arvizu. Patetizmi i zotit Arvizu për fiksimin e datës 6 gusht për heqjen e imuniteteve, është i pasqaruar publikisht dhe për rrjedhojë është edhe i dyshuar prej një pjese të rëndësishme të publikut. Ky është një rast, ku ambasadori mik e ka ngushtuar shumë, shumë distancën mes diplomatit dhe diplomatit politik. Për mungesën e sqarimit të plotë publik dhe të padëgjueshmërisë së rezultuar për zgjedhjen jokonsensuale të Presidentit të ri të Republikës, zoti ambasador në një lloj kuptimi të drejtpërdrejtë po merr bashkëpërgjegjësi morale ndaj pasojave të pritshme të deformimit të mëtejshëm të balancave kushtetuese mes pushteteve në republikën tonë.
Debati për ndryshimet kushtetuese po merr vlerën e një zhurme, e cila nuk e cenon rrjedhën e procesit. Në preferencën e Kryeministrit Berisha vite më parë ishte shprehja e “proceseve të pakthyeshme”. Kësaj here edhe ndryshimet e Kushtetutës po ecin në rrjedhën e pakthyeshme për interesa të dukshme dhe të lexueshme. Kjo rrjedhë pazotësisht nuk po orientohet drejt prej diplomacisë dhe opozitës, e cila po dëshmon mungesë kapaciteti dhe sidomos vokacion të ulët avokatie. Kjo opozitë nuk po dëshmon fatkeqësisht edhe vokacion vetjak konstitucional përballë argumentologjisë së oratorëve të shumicës politike. Në këtë mungesë dhe paaftësi, opozita njëherazi po bëhet bashkëfajtore dhe vetëpësuese politike prej nismës së zotit Berisha.
Draftet e amendimit kushtetues të paraqitura nga tri partitë me ndikim preventiv në vendimmarrjet dhe jetën parlamentare të vendit, përkatësisht PD, PS dhe LSI, janë draftet më pak të qarkulluara në historinë e sipërmarrjeve të tilla amenduese të ligjit themeltar të vendit. Turpësisht më shumë u vu në dispozicion dhe u qarkullua e u diskutua drafti i ndryshimeve të imponuara të vitit 2008, sesa ato që tashmë po serviren me ngut në seancën e vetmuar parlamentare të gushtit. Sipas gjasave, ndryshimet do të bëhen në datën 6 gusht dhe për aleancë do të mbetet dhe do të përdoret këmbëngulja e ambasadorit amerikan. Kjo mund të ndodhë lehtësisht, sikundër po vështirësisht mund të ndreqet padëgjueshmëria e mëtejshme e kryeqeverisësit për të mos urdhëruar dhe ndikuar mbi institucionet dhe pushtetet që janë për barazi mes tij dhe të tjerëve. Por kjo histori tashmë po bëhet e mbyllur, ndërsa ajo e pësimeve po merr kapituj të ardhmë.