Në këto ditë kur, me sa duket, lajmi kryesor nga politika është sesa ka ndenjur Kryeministri në ujin e Dhërmiut, ka një lajm tjetër, shumë më serioz se i pari, që lidhet me koalicionet e ardhshme elektorale. I kanë dhënë jetë këtij debati, i cili normalisht i takon një tjetër momenti, daljet e disa përfaqësuesve të opozitës, në përkrahje të krijimit të fronti opozitar të bashkuar për zgjedhjet e ardhshme. Por ajo që i ka dhënë edhe më shumë hov fantazisë rreth aleancave zgjedhore, është mbarimi i mandatit presidencial të Bamir Topit. Tashmë ish-kreu i shtetit nuk i eviton dot më pyetjet direkte për përfshirjen në politikë, e mes tyre, ajo e rreshtimit të subjektit që ai pritet të drejtojë në votimet e përgjithshme, është më e shpeshta.
Nëse e krahason gjithçka me zgjedhjet paraardhëse, ato të 28 qershorit 2009, do të vësh re se kësaj radhe ky debat është mjaft më i hershëm në kohë. Asokohe kishte një dilemë të madhe në spektrin politik, e ajo i përkiste aleancës PS-LSI. Fundi i asaj historie tashmë dihet, e pikërisht ai prolog duket se është prej katër vjetësh makthi i popullit opozitar.
Edi Rama është angazhuar zyrtarisht që të mos shkelë më në gjurmët e vitit 2009, kur një negociatë e munguar e serioze me Ilir Metën, la në pushtet një Kryeministër i cili në shtatë vjet i ka krijuar vetes luksin që t’ia shesë për sihariq popullit të tij, edhe minutazhin e larjes në det!
Ky angazhim publik i Ramës për një koalicion të gjerë në zgjedhjet e ardhshme, duhet parë si një ndryshim i qartë kursi, në lidhje me strategjinë elektorale të PS në 2013. Aq më e fortë bëhet kjo ndjesi, kur shumë zëra brenda partisë (por jo të gjithë), e kanë parë si racionale idenë e zgjerimit të koalicionit paraelektoral opozitar.
Zgjerimi i panelit të opozitës përbën në vetvete një parim. Të imponuar, faktikisht, nga vetë sistemi zgjedhor me të cilin do të votohet. Por gjerësia dhe thellësia e këtij zgjerimi, janë aspekte konkrete, të cilat përbëjnë anën tjetër të problemit. Ndoshta atë më të vështirën. Cilat janë sot mundësitë reale të PS, për t’i shtuar listës së shkurtër e të demotivuar të aleatëve, edhe parti të tjera?
Ftesa publike e Pandeli Majkos për FRD e AK, e përkrahur tërthorazi edhe nga kreu i opozitës, mori një përgjigje të parë jopozitive nga Topi e Spahiu. Njëkohësisht, afrimi gradual që socialistët po shfaqin ndaj PDIU të Idrizit, ka marrë përgjigje më të ngrohta e shpresëdhënëse. Janë jo të paktë ata që shohin një largim të mundshëm të çamëve nga mazhoranca, te draft-rezoluta që kjo parti po përpiqet të avancojë në Kuvend për Çështjen Çame. Kushdo që e njeh peshën që ka një dokument angazhues e afatgjatë, siç është një rezolutë parlamentare, nuk mund të mos habitet pak, teksa sheh sesi kreu i partisë, Idrizi, e ka lidhur dorëheqjen e tij nga posti (e cila ndoshta parathotë edhe një largim nga qeveria), me miratimin ose jo të kësaj rezolute. Si për ta plotësuar këtë kuadër, vjen lajmi se PS e ka futur në programin e saj problemin çam! Një risi absolute kjo në jetën 20-vjeçare të partive të mëdha politike.
Megjithatë është ende herët për të thënë se ky afrim i papritur do të sjellë medoemos një aleancë elektorale mes dy partive. Për momentin mund të supozohet se PDIU ndihet jo mirë për prezencën e LSI-së në panelin qeveritar. Një parti me të cilën Idrizi është përballur edhe fizikisht gjatë zgjedhjeve lokale të shkuara.
FRD, AK dhe PDIU duken sot për sot forcat politike që përfaqësojnë një prurje reale dhe të re në koalicionin e tanishëm opozitar të zgjedhjeve të ardhshme. Por kjo s’do të thotë aspak (të paktën për momentin), që opozita do të shkojë e gjitha e kapur për dore në zgjedhjet e vitit 2013. Sepse për shembull, Idrizi nuk duket se e preferon Spahiun dhe anasjelltas, PBDNJ është kundër çdo afrimi me çamët, kurse vetë Topi nuk ka zbuluar ende nëse do të bashkohet ose jo me AK para zgjedhjeve dhe nëse këtë do ta bëjnë edhe parti të tjera, si p.sh. demokristianët apo Dashamir Shehi ose shoqata të tjera të të përndjekurve apo pronarëve. Ka për t’u dashur një zhonglim spektakolar për t’i vënë bashkë të gjitha këto hallka të zinxhirit opozitar. E s’është e sigurt që kjo të arrihet në fund.
Siç shihet opozita vijon të jetë një nebulozë, më shumë sesa një projekt unitar. E ndoshta kjo do të jetë normale edhe për pak kohë. Është reale të pritet nga FRD e AK një përgjigje mohuese sot, kur nga zgjedhjet ndajnë ende shumë muaj dhe kur këto dy forca politike vijojnë të axhustojnë qëndrimet dhe programin e tyre. Është gjithashtu normale që vetë e majta të kërkojë edhe më tej kohë për të gjetur një ekuilibër të brendshëm, tani që u bë i qartë sistemi elektoral dhe kur fushata është akoma disa muaj larg.
Por është gjithaq e vërtetë që kjo shpërndarje e votës opozitare në kaq shumë subjekte, rryma, frymëzime e fraksione, është njëri ndër gurët kryesorë të Berishës për të fituar edhe një herë me panelin e tij të lodhur. Sistemi zgjedhor kërkon bashkim. Kjo duket një aksiomë e paapelueshme në këto zgjedhje. U takon përfaqësuesve të opozitës që të gjejnë formën konkrete, me një apo dy koalicione opozitare. Veçse s’duhet harruar diçka: herën e fundit që është votuar me më shumë se një koalicion opozitar, ndërkohë që Berisha mblidhte edhe partiçkat me 400 vota rrugëve të Shqipërisë, rezultati dihet. Hidhuni një sy zgjedhjeve të fundit. Është mirë që opozita, domethënë të gjithë ata që e gjejnë veten brenda këtij përcaktimi, ta ndajnë mendjen shpejt se çfarë do t’i bëjnë votat e tyre në 2013. Rama, Topi, Spahiu, Gjinushi e të tjerë, do bënin më mirë t’i linin mënjanë pretendimet ideologjike, mëritë personale dhe rivalitetet e vogla, nëse nuk duan që të humbasin nga sytë targetin kryesor. Atë që të gjithë e përmendin përditë: largimin e Berishës nga pushteti, i cili është sot jetik për secilin prej këtyre liderëve politikë, nga pozita përkatëse! E meqë ra fjala për Kryeministrin, mjafton të kujtohet se ai la mënjanë skrupujt edhe kur ishte fjala për të ndjerin Hysni Milloshi në Tiranë, një vit më parë. Dhe delfini i tij u ul në bashki, ndërsa opozitarëve u mbeti në dorë një tjetër biletë treni e pakonsumuar dhe një tjetër mllef për shansin që humbën.