Në vjeshtën e ngarkuar politike që e pret Kosovën, mundësia për një koalicion të ri qeveritar mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt po paraqitet gjithnjë e shumë si një realitet i afërt. Në AAK zërat kundërshtues deri dje kanë heshtur, për t’u lënë vend atyre që afrimin me PDK-në nuk e shohin më si një herezi. Idesë së një bashkimi të krahut të dikurshëm të luftës po i prin një njeri me të kaluar krejt tjetër, numri dy i AAK-së, Blerim Shala. Ndryshe nga opozita tjetër, Shala nuk refuzon që partia e tij të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme me Beogradin dhe po ashtu nuk e përjashton mundësinë e një qeverie të përbashkët me PDK-në. E përkthyer ndryshe, ndarja e përgjegjësisë së Thaçit me partinë e Haradinajt për vendimet e vështira që pritet të merren për Veriun e vendit do të ketë si çmim për t’u paguar ndarjen e posteve qeveritare. Një çmim që, për kushtet në të cilat gjendet sot Kryeministri, nuk ka dilema për ta paguar. Dhe që duke analizuar qëndrimin e Shalës, pa dyshim jo në kokë të vet, por me bekimin e Haradinajt, AAK duket e gatshme për ta pranuar.
Për të amortizuar efektet elektorale që pritet të prodhojë kjo martesë e pazakontë, AAK po përpiqet të duket si një nuse e vështirë, që vendos kushte përpara se të pranojë një bashkëjetesë të detyruar. Kushti kryesor mbetet kërkesa tashmë monumentale e AAK-së që në çdo qeveri që ajo do të bëjë pjesë, Kryeministër duhet të jetë Ramush Haradinaj. Në këtë kushtëzim, pak rëndësi kanë përqindjet elektorale të partive dhe çdo diskutim duhet të bëhet me Haradinajn Kryeministër. Këtë herë, për t’i veshur edhe një lloj petku moral kësaj krushqie, AAK po përmend edhe një kusht të çuditshëm, atë që në qeverinë ku ajo do të bëjë pjesë të mos ketë asnjë pjesëtar nga ish-SHIK. Ky kusht, ose dhe të tjerë si ky që mund të dëgjohen në ditët në vijim, vlejnë më shumë për të dëshmuar se AAK nuk pranon të “shitet” lirë, se sa si pengesa reale për afrimin me PDK-në. Nëse martesa e re, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve, është e nevojshme, ajo mund të bëhet edhe pa Haradinajn Kryeministër, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë drejtim kanë shkuar së fundi edhe deklaratat e njerëzve të afërt të Hashim Thaçit në PDK. Reagimi ndaj kushtëzimeve të AAK-së ka qenë tolerant, aspak përjashtues dhe me një frymë të çuditshme konstruktiviteti. Madje nuk ka pasur asnjë refuzim kategorik edhe ndaj idesë së “vetësakrifikimit” të liderit suprem, për t’ia lënë postin e kreut të qeverisë Ramush Haradinajt. PDK duket e gatshme jo vetëm për të ndarë pushtet, por edhe për më shumë, me kusht që ta ketë AAK-në pjesë të qeverisë deri në fund të këtij mandati. Përballë kësaj gatishmërie publike të PDK-së dhe nën presionin e ndërkombëtarëve për të siguruar një mbështetje më solide në bisedimet politike me Beogradin, AAK nuk është çudi që të futet në qeveri edhe me Thaçin Kryeministër.
Pozicioni jotriumfalist i PDK-së, të gjendurit në pozitë të vështirë në Kuvend për të marrë vendime të rëndësishme, një lloj kokulje e Thaçit dhe ideja që po qarkullon se ai nuk dëshiron të jetë më Kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, bëjnë të duket se është nevoja e qeverisë për ta pasur AAK-në brenda saj dhe jo e AAK-së për t’u bërë pjesë e saj. Ky pozicion politik, si dhe hapësira kohore që mund t’i duhet Haradinajt për të parë nga afër zhvillimet e reja në kushtet e lirisë së plotë, janë argumente të qëndrueshme që AAK të hyjë në qeveri për ta përmbyllur këtë mandat me Thaçin Kryeministër.
E nëse AAK i ka argumentet për të marrë një vendim të tillë, sa do t’i vlejë ai politikisht për të ardhmen? Është e vërtetë se kjo parti nuk po jeton kohët e saj më të mira. E privuar për një kohë të gjatë nga drejtimi efektiv i liderit të saj, me mungesën e madhe të ndikimit popullor të tij në fushata elektorale dhe e çorientuar në vendimmarrje si pasojë e mospasjes së një autoriteti, pesha politike e AAK-së ka ardhur duke rënë. E pavendosur për t’u afruar me njërën nga dy partitë e mëdha, ajo mbeti në mes pa i shfrytëzuar mandatet e saj. Duke qenë për një kohë të gjatë në opozitë, AAK po përjeton një zbehje të ndikimit të saj elektoral që në vende si Kosova ta jep edhe pushteti. E duke mos përcaktuar qartë se çfarë opozite kërkon të bëjë, u ka lëshuar terren partive të tjera më aktive, siç është Vetëvendosja. Në këto rrethana, vendimi për të hyrë në një koalicion me PDK-në duket i kuptueshëm dhe ngjan si një rrugë shpëtimi për të ardhmen.
Por a mos po merret ai i ndikuar pikërisht nga këto emergjenca dhe jo duke bërë llogari të ftohta? Kjo përgjigje u takon drejtuesve të AAK-së, por përvoja ka treguar se ata që kanë bërë martesë me Thaçin zakonisht kanë përfunduar si limon i shtrydhur. Thartësira që po provon Behgjet Pacolli këto kohë e ajo që ka mbetur ende në fytyrën e Fatmir Sejdiut e dëshmojnë këtë. Për AAK-në mund të kishte edhe zgjidhje tjetër përveç ndarjes së përgjegjësisë qeverisëse me PDK-në. Ajo mund të bëhej pjesë e bisedimeve të ardhshme me Beogradin (edhe sipas rekomandimeve të ndërkombëtarë) duke vënë si kusht shkurtimin e mandatit të qeverisë, ashtu siç ishte rënë dakord në marrëveshjen me LDK-në.
Kështu do të afronte zgjedhjet, do të shndërronte në kapital politik rishfaqjen e liderit të saj në fushatën e ardhshme elektorale dhe do të forconte peshën politike, duke kushtëzuar qoftë PDK-në, qoftë LDK-në në formimin e qeverisë së re. Një qeveri ku ajo do të hynte vërtet e munduar nga opozita e gjatë, por pa u molepsur në fund nga mëkatet e një bashkëjetese të dyshimtë. Një zgjedhje e vështirë mes joshjes nga pushteti dhe sakrificës për ta përcaktuar atë.