Socialistët vijojnë të thonë se “nuk kemi asgjë kundër heqjes apo kufizimit të imunitetit, por meqenëse na duhet të bëjmë një ndërhyrje në Kushtetutë, le ta shfrytëzojmë këtë moment për të realizuar një ndërhyrje të shumëfishtë mbi një numër papërsosmërish kushtetuese që janë evidentuar gjatë këtyre viteve”. E kanë keq? Mua nuk më duket se e kanë keq. E vërteta është se hapen ca punë më shumë në këtë moment politik, por ideja “për të bërë një rrugë e disa punë”, apo “për të vrarë me një gur disa zogj”, nuk është për t’u injoruar apriori.
Përballë tyre është Berisha, i cili thotë se “ky është momenti i imunitetit, që na kërkohet nga BE-ja, e meqenëse jemi në prag të raportit progresiv të Komisionit Europian mbi Shqipërinë, mbi bazën e të cilit do të merret vendimi për t’na e dhënë apo për t’na e refuzuar statusin e vendit kandidat, le të merremi në mënyrë të posaçme me këtë çështje, ta hedhim pas krahëve, e më pas shohim e bëjmë”. Po ky s’ka të drejtë? Në fakt, edhe ky diskutim i Berishës mund të bëhet, por çfarë s’shkon në këtë mes është se ai nuk e merr fare në konsideratë propozimin për të bërë atë ndërhyrjen e shumëfishtë në Kushtetutë.
Të kuptohemi, kjo është ajo që shitet për publikun, pasi punët janë në të vërtetë pak më ndryshe. Ose le të themi që ka dhe yçkla të tjera në këtë mes, që e pengojnë finalizimin e aksionit parlamentar e politik për heqjen apo kufizimin e imunitetit të deputetëve e të zyrtarëve të lartë të administratës publike. Berisha po bën çmos të krijojë në publik idenë se, me t’u miratuar ligji mbi imunitetet, ai do të fillojë gjuetinë e shtrigave në radhët e “opozitës së korruptuar”. Është pak gallatë kjo histori, apo jo? Një njeri që ka tetë vjet në pushtet e që konsiderohet si politikani e shtetari më i korruptuar në historinë pothuaj shekullore të shtetit shqiptar (janë një sërë aferash kolosale të pista, ku dora e tij, apo dora e të tijve, është dokumentarisht e provuar dhe e provueshme) guxon t’u kanoset “miliarderëve të opozitës”. Mirëpo, ja që kjo po ndodh.
Ka shumë njerëz që besojnë se Berisha do t’i sulet opozitës me akuza e arrestime të nesërmen e miratimit të ligjit mbi imunitetet. Kjo s’ka asnjë gjasë që të ndodhë, pasi Berisha është shqiptari më i trembur sot për sot prej dorës së drejtësisë (sa herë që ngre zërin, e ngre nga frika që ka për vete), por ja që ka njerëz që e besojnë. Pjesa racionale e këtij shqetësimi (ka një pjesë racionale) ngrihet mbi faktin që Berisha i ka shtënë në dorë të gjitha institucionet dhe një njeri që ka kontrollin e plotë mbi institucionet nuk ka pse t’mos i përdorë këto institucione për të goditur kundërshtarët e vet; ndryshe, për çfarë do t’i duheshin ato institucione? Hm, e ka një përgjigje dhe kjo. Berisha e ka synuar kontrollin mbi institucionet, jo vetëm për një tahma fiziologjike të tijën e jo thjesht me idenë për të trembur kundërshtarët, por më shumë nga paniku në të cilin jeton. Së dyti, nëse Shqipëria do të ish andej nga Kaukazi, edhe do duhej t’i trembeshim përqendrimit të pushtetit te një person i vetëm, por Shqipëria është për fat këtu, në Europë, e jo më shumë se disa qindra kilometra larg kryeqyteteve të rëndësishme të Europës, përfshirë Brukselin. Pastaj, jemi në vitin 2012.
Mirëpo socialistët, të djegur njëherë e një kohë nga qulli (ish Berisha që u futi kryetarin në burg në vitet 1990), s’e kanë për gjë t’i fryjnë kosit. Dhe kjo është arsyeja e dytë, ndoshta më e fortë, që i bën ata ta zvarrisin këtë proces të heqjes së imuniteteve. Ata, të paktën një pjesë e mirë e tyre, kanë frikë se Berisha mund të marroset deri në atë pikë (ndoshta dhe për të luftuar panikun që e ka zënë, mendojnë ata), sa mund t’i futet aventurës së ndëshkimit të opozitarëve.
Për mua, e kanë kot këtë frikë. Është një frikë që nuk i bën mirë imazhit të një opozite të fortë në këtë prag zgjedhjesh. Prandaj, ata bëjnë mirë – në fakt, gjasat janë që të ecin kësaj rruge – të mos e lidhin më ndërhyrjen në Kushtetutë për çështjen e imuniteteve me çështje të tjera. Nuk është pa gjë si lidhje, por në këtë rrethanë do t’u lexohet ose/edhe si tekë, ose/edhe si frikë. E në këtë mënyrë e lënë këtë argument të vijë vërdallë kotmëkot në rrotën e mullirit të Berishës që punon në boshllëk. Përveç kësaj, ç’është ky qejf i madh për të bërë ndërhyrje frontale në Kushtetutë në bashkëpunim me Berishën. Do ish një mundim i kotë; asgjë nuk do të arrihej. Tani, disa muaj para zgjedhjeve, duhet menduar si të mposhtet Berisha, e jo si të bashkëpunohet me të për ndryshimin e Kushtetutës.
Ah, po, socialistët do të kishin bërë mirë t’i mëshonin idesë se lidhja që i bëhet ligjit mbi imunitetet me marrjen e statusit është një idiotësi e paparë. Kjo gjë duhet t’u thuhet më së pari diplomatëve e eurokratëve të Brukselit, të cilët, si pa dashje, kanë lënë të kuptohet se vonesat në miratimin e këtij ligji ndikojnë për keq në mendjen e atyre që do të marrin vendimin për statusin në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit. Nuk ka, e nuk ka se si të ketë, ndonjë lidhje midis këtij ligji praktikisht pa asnjë rëndësi (kush është ai mendjendritur që pretendon se korrupsioni në nivelet e larta këtyre anëve nuk është luftuar aq sa duhet për shkak të imunitetit?), dhe statusit. Po edhe sikur ky ligj të kish një rëndësi të caktuar, aspirata e ambicia jonë e anëtarësimit dhe e integrimit në BE nuk ka se si të jetë kaq qesharake sa të varet nga çikërrima të tilla, apo nga miratimi i dy, tre a katër ligjeve. BE-së duhet t’i bëhet e qartë nga opozita: “Ne nuk e meritojmë ta marrim statusin, pasi ne jetojmë në një regjim të rrezikshëm putinian; nëse doni t’na e jepni si një inkurajim, apo për shkak të axhendës suaj të zgjerimit, s’kemi asgjë kundër; përkundrazi, do të jemi të kënaqur; por nëse na thoni se miratimi/kundërshtimi i këtij ligji kondicionon qartazi marrjen/refuzimin e statusit, ne këtë nuk ua pranojmë, pasi është një broçkull që s’e ka shoqen”.
Por në të njëjtën kohë, tani socialistët duhet të marrin vendimin për ta votuar atë dreq ligji mbi imunitetet, e për t’mos e lënë më debatin publik e politik në grackën e një shqetësimi të stisur.