Më kot lodhen politikanët këndej e andej kufirit. Më kot lodhemi edhe ne të mediave. Më kot lodhen shqiptarët, të cilët ende nuk e dinë mirë nëse duhet apo jo të hyjmë në Europën e Bashkuar. Paskan qenë të gjitha një zero me xhufkë. Jo po heqja e imunitetit, jo po lufta kundër korrupsionit, jo po modernizimi i shtetit dhe i drejtësisë, jo po tërci, jo po mërci, të gjitha fjali të rënda, porse, me sa duket boshe.
Të gjitha më kot. Ka mjaftuar vetëm një akt i vetëm që edhe ne të bëhemi – ndonëse ende jo de jure – pjesë e familjes së madhe përbuzëse. E asaj familjeje që, nën ombrellën e ligjit, shpërfill ata që vuajnë, që shtypen, që vriten, ata të cilëve trishtimi i viktimës u lexohet në sy. Ka ndodhur kështu vetëm pak ditë më parë, kur disa radhë ndër gazeta lajmëruan se lufta e Sirisë kishte mbërritur më në fund edhe te ne. Askush, në rastin më të mirë, pakkush, ia vuri veshin fatit të gjashtë sirianëve, të cilët më në fund kishin mbërritur ndër troje tona, si lajmëtarë të një përgjakjeje të pafund. Të zënë sikurse jemi, me emrat Berisha e Rama, të kapluar që para kohe me ethet e fushatës parazgjedhore, të apasionuar deri në palcë për kronikën e zezë dhe për futbollin, këta të gjashtë të mjerë që vinin nga përgjakja e Sirisë, ne i trajtuam sikur të ishin njerëzit më të fundit të botës. Një ditë më parë, kolegu im i kronikës së zezë, Bledar Gilaj, më njoftoi se ata janë dëbuar, dorëzuar, paketuar, shpërfillur, injoruar, me edukatë e delikatesë – jemi apo nuk jemi europianë xhanëm? – drejt shtetit nga kishin ardhur, drejt Greqisë. Kjo do të thotë se Greqia do t’i dërgojë drejt një tjetër vendi nga kanë ardhur, drejt Turqisë, dhe pas kësaj të ngratët sirianë, faji i vetëm i të cilëve ishte të ëndërronin duke shikuar në gjumë horizonte të qeta, që nuk përflakeshin nga bombat, të shkojnë sërish në kampet e refugjatëve, atje ku gëlon mizerja, thatësira, lajmet me të vrarë, pamundësia për të ëndërruar.
E parë në këndvështrimin ligjor, kjo ngjarje nuk ka asgjë për të kritikuar. Në pikëpamje të marrëveshjeve dypalëshe, një klandestin që kalon kufirin i dorëzohet shtetit nga ka ardhur. Ky pastaj i di vetë punët e tij. Porse është pikërisht ky legjitimitet i shtirë ai që duhet të na shqetësojë. Janë pikërisht ata policë, ai shtet, nën hundën e të cilit kalon gomari me gjithë kërriç, ai që është i dobët me Lazaratin dhe bandat e tjera, është pikërisht ky që në momentin e të mjerëve sirianë tund përballë fytyrës tonë dhe të tyre ligjin. Madje ndihet edhe fare i qetë, sepse ka arritur të përzërë disa fytyrëzeshkët matanë kufirit, në vend që t’u sajonte një dyshek dhe një tas me fasule.
Ne jemi një popull që dikur njiheshim si mercenarë, më pas për komunizmin dhe izolimin tonë të vendosur e të bindur dhe, më në fund, për refugjatët e fillimit të viteve ’90, të cilët u mbërthyen mbi anije me shpresën e një ëndrre më të mirë. Ne gjithashtu, jemi populli i refugjatëve të Kosovës. Era e barotit dhe loti i nënave ende nuk janë fashitur atyre anëve. Pikërisht ne, ne refugjatët e dikurshëm, njerëzit që duhej ta dinim më parë se sa asnjë popull tjetër i Europës se çdo të thotë varfëri, luftë, shpërfillje, harresë, harbutëri – kujtoni këtu edhe 1997 – pikërisht ne, qenkemi bërë befas aq admirues të ligjit saqë jo vetëm të kthejmë mbrapsht gjashtë sirianë të mjerë që trokitën në portën tonë, edhe një herë: ata trokitën në portën tonë, por edhe gati-gati të krenohemi me këtë akt ofendues, antinjerëzor, shpërfillës, tipik prej një provinciali të humbur, i cili befas bëhet zengjin. Në të gjithë Europën gëlojnë iniciativat humanitare: Një euro për viktimat e luftës në Siri. Neve na duket sikur kjo luftë bëhet në Mars e jo në Tokë. Një euro është një paketë cigare, diçka më pak madje. Shumë prej nesh çdo ditë harxhojnë ndër tavolinat e kotësisë dhjetëfishin e kësaj shume duke diskutuar e u zënë për Ramën e Berishën, për Barçën e Realin, për Juven e Milanin, për dreqin e shejtanin. Mbase është e tepërt që të kërkojmë iniciativa të tilla solidariteti, në një vend që është mësuar vetëm të lëvizë me urdhra, porse ja, ja ku lufta e Sirisë na “mbërriti” deri në Gjirokastër. Të paktën kaq mund ta bënim. Le t’i mbanim ata gjashtë sirianë të mjerë për aq kohë sa vëllavrasja siriane të merrte fund. Ne vendosëm ndryshe. I dëbuam në bazë të ligjit. Jemi apo nuk jemi shtet xhanëm?! Jemi, si nuk jemi, madje edhe europian i pastër madje.
Kemi nisur të humbasim jo vetëm zemrën, por edhe kujtesën. Për të gjithë ata që e kanë harruar, dikur sirianë e shqiptarë ishin nënshtetas të së njëjtës perandori, asaj osmane. Pikërisht prandaj me popullin që përgjaket sot ne kemi lidhje miqësie shumë të forta, nga ato që vetëm injorantët që fshihen pas ligjit mund t’i harrojnë.
Sa për dijeni të zemërngushtëve, që në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, guvernator i gjysmës së Sirisë, me qendër në Halep, ka qenë Mehmet Pashë Dukagjini. Disa qendra tregtare që sot bombardohen nga lufta vrastare janë ndërtuar pikërisht nën kujdesin e tij. Lista e sunduesve shqiptarë në Siri është e gjatë: Lala Mustafa Pasha, Sinan Pasha, Nasuh Pasha, Kuçuk Sinan Pasha, Mehmet dhe Ali Pasha të Qyprillinjve nga Rroshniku i Beratit, Ibrahim Pasha, djali i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit, e deri te Pashko Vasa e Ismail Qemali, njeriu i Pavarësisë. Me mijëra shqiptarë u vendosën në damask e qytete të tjera të Sirisë duke u dhënë jetë qendrave të lulëzuar. Janë me qindra sirianët që e shfaqin hapur origjinën e tyre shqiptare, madje më me krenari sesa ne. Mbiemri “Arnaut” në vendin e sotëm të luftës është një shenjë fisnikërie. Ka shumë gjasa, ndonëse askush nga policët e zellshëm nuk i pyeti, që të paktën një nga gjashtë sirianët e frikësuar që trokitën në portën e “Mëmës Shqipëri” të ketë pasur ndokund, diku një fije gjak shqiptari. Porse këtë nuk do ta mësojmë dot kurrë. Janë vetëm pak shqiptarë ata që ua panë lebetinë në sytë e tyre gati të fikur nga lodhja dhe frika. Thonë se jeta është e përbërë nga gjërat e vogla. Me sa duket është krejt e vërtetë. Ne, populli më refugjat i Europës, përbuzim, përzëmë, shpërfillim, miqtë në nevojë që mbërrijnë nga lufta. Është vërtet një ngjarje e vogël, por nga ato që të skicojnë portretin. Tani, të pakta fjalët, tani po, jemi gati për në Europën shpërfillëse.