Ku na çon kjo fushatë e 2013-s? Është një pyetje e cila tingëllon e parakohshme, nëse mendojmë se kemi edhe rreth 9 muaj e gjysmë për ta mbërritur si finalizim në ditën zgjedhore. Mirëpo, në një analizë të thjeshtë se cila do të jetë tipologjia e konkurrimit programor mes dy palëve, cilat do të jenë diferencat mes modeleve që përfaqësojnë dy palët, cilat janë të drejtat që zotëron njëra palë dhe ç’të drejtë justifikimesh ka pala tjetër, etj.,etj, atëherë koha duket se është tepër e ngushtë.
Po ky kah krahasimtar duket se për muaj të tjerë të ardhëm në këtë vit elektoral, ka për të qenë i shmangur ose i anashkaluar. Pozita dhe opozita po pozicionohen në prologun e betejës elektorale me akuza dhe shfajësime të ndërsjella, sikundër edhe me moton e lexueshme të përdorimit të propagandës së integrimit si një alibi, në mungesë të përmbajtjes.
Prej muajsh, opozita ka vënë në shënjestër të ashtuquajturat abuzime dhe përfitime të ministrave dhe enturazhit të qeveritarëve me privatizimet, koncesionet, bizneset dhe keqmenaxhimin apo klientelizmin e fondeve publike. Një cikël i ri akuzash dhe denoncimesh është nisur prej disa deputetëve opozitarë ndaj ministrave të PD-së së Kryeministrit Berisha, duke krijuar përshtypjen se kapitulli i shpalljes së skandaleve të ish-ministrave të LSI-së është lënë tashmë plotësisht pas dhe në qendër të vëmendjes është vënë pjesa ministrore e Partisë Demokratike. Cikli i pambyllur i akuzave dhe dokumenteve që formësojnë një dosje për trafikun e armëve dhe municioneve nga Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga ministri Imami, është një kazus opozitar, i cili nëse vijon të pasurohet me fakte dhe shifra, për pak kohë, do të mbahet si objektivi kryesor i mësymjes dhe silurimeve opozitare ndaj Kryeministrit dhe qeverisë së tij të mbajtur nën kontroll. Natyrisht, në këtë ofensivë opozitare mund të përfshihet edhe dosja e keqshpërndarjes së fondeve të buxhetit publik për reklamat. Këto janë dy dosje që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe në një farë mënyre, kanë shkaktuar efekt opinionbërës.
Por dy dosje dhe “fletët e shumta” të akuzave mbi to, janë pamjaftueshmëri për të realizuar një tronditje e aq më tepër hutim e rrëzim te qeveria e zotit “Berisha”. Në analizat e shumta për këtë skenë politike, si “nyje gordiane” po konsiderohet ecuria e mëtejshme e koalicionit Berisha-Meta. Ky diskutim u rikthye edhe më tepër këto ditë pas takimit të zhvilluar mes kryesocialistit Rama dhe kreut të LSI-së, Meta, në takimin e Partive Socialiste Europiane. Një takim, i cili nuk është raportuar plotësisht dhe aq më tepër me vërtetësinë reale të pasjes ose jo, të një bisede me përmbajtje të posaçme politike. Kreu i PS-së, Rama, e mohoi që të ketë pasur diçka të posaçme, ndërkohë që zoti Meta preferoi evazivitetin, për të përfituar mesa duket, variantet e komentimit dhe hamendësimit politik prej palëve dhe vëzhguesve. Është kjo arsyeja që në kabinetet e zotit Rama dhe në atë të zotit Meta gjatë kësaj jave ka pasur një aksion “vesh-ngritës” për të njohur të gjitha versionet e komentit dhe diskutimit.
Nga ky raportim i paplotë për brendinë reale të takimit Rama-Meta, gjithsesi është rievidentuar opsioni i rishqyrtimit të kriterit moral, që nevojitet ose duhet kërkuar, për të shumëmenduarin version të “rikthimit të plangprishësit Meta “në koalicion me partinë e origjinës politike të tij”.
A është i mundshëm ky opsion në këtë fillim-fushate elektorale?
A po e kërkon këtë PS dhe nëse e mendon, si dhe në ç’mënyrë do të kërkohet ky akord politik?
Ikja prej kriterit moral, kë dëmton dhe kush vetëndëshkohet nga kjo kthesë?
Cilat janë dilemat, (nëse ato i mendon), për Ilir Metën dhe establishmentin klanoro-politik të tij?
Dhe…: Pse OSBE në Vjenë i paralajmëron këto zgjedhje shqiptare të 2013-s si një test dhe provë shumë e vështirë??
Duke iu rikthyer pyetjes së parë që ka lidhje me opsionin e “rikthimit të djalit plangprishës Meta” në koalicion me partinë e origjinës, duhet të shprehim prerë injorimin e plotë që lidershipi politik vendimmarrës i parisë politike po i bën përfundimisht kriterit moral në politikë.
Askush të mos dyshojë se mes zotërinjve Berisha-Rama-Meta ende ka mbetur pakëz ndërgjegje për të marrë në konsideratë dhe për t’iu nënshtruar vendimmarrjes morale. Ky kriter në këtë vend është farruar masivisht dhe institucionalisht, politikisht dhe fatkeqësisht edhe në pamjen tronditëse të një ikjeje radikale prej skrupullit të përkatësisë, doktrinës dhe programit. Ky opsion është i mundshëm për shumë arsye dhe për më tepër nevojë nga vetë “plangprishësi”, në rastin konkret zoti Meta. Por PS nëse e nis përgatitjen apo ndërtimin e strategjisë për fitore në këto zgjedhje nga kjo nevojë, ky do të ishte një gabim fatal dhe më së shumti një pësim paraprak, me pasoja të pariparueshme. Një skenar i tillë rrënon përfundimisht besimin e qytetarit për përdorimin e ardhëm të votës së tij në përputhje me meritokracinë dhe nuk ka lidhje fare, me urinë e tij për një votë ndryshe. Me sa duket, diçka të tillë si pasojë, e mendon aktualisht shumëkush brenda opozitës dhe është kjo arsyeja që zërat e rezervuar të deputetëve socialistë po shtohen për të rritur optimizmin për një fitore si opozitë, pa koalicion paraprak me një pjesë të qeverisë, të cilën e zotëron zoti Meta. Sido që të vijë fushata e saponisur elektorale, dhe sado gabime, gafa apo dosje të bëjë dhe t’i hapen qeverisë së zotit Berisha, mundësia e këtij opsioni, le të shtyhet larg e më larg strategjisë. Në këtë optikë, kushti pa kompromis i PS-së, për një LSI aleate, logjikisht do të duhej të ishte ai i rrëzimit paraprak të qeverisë “Berisha”. Kjo duket e pamundur dhe natyrisht vetë zoti Meta nuk ka asnjë predispozitë për ta marrë përsipër një mision të tillë të vështirë. Por pavarësisht pamundësisë së zotit Meta, PS është e dënuar të udhëtojë në marrëdhënien politike dhe elektorale me LSI-në vetëm nëpër “vijat e bardha” apo qoftë edhe “të kuqe” të këtij kushti. Kronika e freskët e komunikimeve dhe bisedave informale të zotit Rama me zotin Meta është një kapitull episodesh, të cilat lehtësisht mund t’i emërtojë kushdo si “langaraqllëqe politike”.
Mirëpo realiteti elektoral kësaj here paraqitet shumë herë më kompleks sesa ai i vitit 2009. Kohët kanë ndryshuar për mirë për opozitën, por kushtet nuk kanë pësuar aspak ndryshim favorizues për të. Kapaciteti administrues i qeverisë në këtë fushatë zgjedhore është forcuar më shumë. E nëse koalicioni aktual mbetet në fuqi, atëherë alibitë në favor të koalicionit të lodhur, por jo të ngopur, janë edhe më të shëndoshura. Nevoja e PS-së për një akord politik është evidente. Sikundër duhet konsideruar kjo edhe një ndër arsyet pse “motorët politikë” të saj vijojnë të punojnë jo në kapacitet të plotë. PS duke rikthyer akordin politik me zotin Meta, në përballje me zotin Berisha, duhet të mirëanalizojë pasojat dhe efektet që jep një braktisje apo divorc përfundimtar me kriteret dhe referencat morale. Në këtë vend dominon mendësia se “s’ka mbetur asgjë më e moralshme”. Por pranimi i këtij fataliteti, nuk është zgjidhje, sikundër mund të konsiderohet edhe zyrtarizimi i falimentit moral. Një pranim i tillë, para publikut dhe në veçanti para elektoratit të majtë në përgjithësi, mund të shkaktojë pësimin – boomerang për kryesuesin e PS-së, zotin Rama.
Paralajmërimi i OSBE-së dhe sipas të gjitha gjasave edhe prononcimet e pritshme prej ndërkombëtarëve për një betejë të vështirë zgjedhore në vitin 2013, nuk janë thjesht një kujdes “terapik për procesin përgatitor zgjedhor”, por kanë përmbajtjen reale të shqetësimit që buron prej dijenisë paraprake. Opozita një paralajmërim të tillë duhet ta bashkëshoqërojë me inicimin dhe veprimin për masa parandaluese, duke tejkaluar rolin denoncues dhe duke ngritur kapacitetet në cilësinë e bashkëadministratores. Dilemat e saj në raport me dilemat e kandidat-ortakut “plangprishës” Meta, janë dhe duhet të jenë, kryekëput të ndryshme.