Duket sikur ka diçka që nuk shkon me lëvizjen “Vetëvendosje”. Me gjithë një mirëkuptim të përgjithshëm që ndihet për grupin e të rinjve, i cili i është imponuar skenës politike në Kosovë, veprimet e tyre të fundit po gjejnë një përkrahje mjaft të kufizuar në opinionin publik. Ndërsa thuajse të gjithë e dënojnë dhe revoltohen ndaj dhunës idiote policore, një lloj rezervimi vihet re kur vjen puna për të mbështetur protestat e Vetëvendosjes.
Kjo kontradiktë nuk vihet re vetëm në reagimet mediatike, por edhe në terren. Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare mblodhi gati 16 mijë vota dhe u rendit e dyta në Prishtinë pas LDK-së, në protestën e fundit në sheshin “Nënë Tereza” tuboi një numër simbolik qytetarësh. Pse kaq pak njerëz në rrugë, ndonëse votues janë shumë herë më tepër? Sigurisht, ka diçka që nuk shkon. Ka diçka që nuk shkon edhe për faktin se pakënaqësia popullore ndaj qeverisjes është në rritje. Njerëzit ndihen të revoltuar për kushtet e vështira ekonomike, shërbimin shëndetësor, arsimin, çmimet e larta, papunësinë, korrupsionin dhe nepotizmin. Njerëzit gjithashtu janë të pakënaqur ose presin më shumë nga opozita e Isa Mustafës për t’i bërë presion qeverisë dhe për të ofruar një model të ri qeverisjeje. Janë të pakënaqur edhe me AAK-në, që Kryeministri po e përdor si gur rezervë për ta çuar deri në fund mandatin e tij të dalë nga zgjedhjet problematike.
Kjo koniunkturë politike e sociale është mjaft e favorshme sot për Vetëvendosjen për të mbushur hapësirën opozitare, për ta shndërruar pakënaqësinë popullore në energji të brendshme dhe për ta bërë këtë forcë realisht një alternativë për pushtet. Mirëpo Vetëvendosje nuk po arrin ta realizojë këtë hap cilësor. E kapur pas idesë fikse se vetëm konfrontimi, përplasja, radikalizimi dhe ekstremizimi i luftës politike prodhojnë ndarje të qartë me palën tjetër dhe, për rrjedhojë, e konsolidojnë edhe vetë Vetëvendosjen si palën tjetër kryesore, kjo forcë po shpërfill pa dashur realitetin dhe opsionet e tjera që ai ofron. Vetëvendosje, në vend që të menaxhojë pakënaqësinë popullore, është fiksuar të provokojë urrejtjen popullore.
Nëse në Kosovë ka një pohim të përgjithshëm, të testuar edhe nga institucione të ndryshme, se qytetarët janë të pakënaqur me mënyrën e qeverisjes dhe ritmet e zhvillimit, vështirë se mund të thuhet se ka një masë të tillë urrejtjeje sa të çojë në konfrontime fizike mes palëve. Ndoshta kjo shpjegon se përse për VV në Prishtinë votojnë 16 mijë veta e në rrugë dalin 600. Pakënaqësinë ndaj një qeverie dhe preferencën ndaj një alternative politike, qytetarët e shprehin me votë për sa kohë që nuk ekzistojnë kushtet që kjo të bëhet nëpërmjet rrugës apo sheshit. Dhe në Kosovë nuk janë kushtet për të prodhuar ndryshime politike nëpërmjet revoltave apo protestave. Pjesëmarrja e vogël është prova e dukshme për këtë, por ka dhe shumë arsye të tjera. Vetë lëvizja “Vetëvendosje” përfaqëson një pjesë të opozitës, pra jo të gjithë ata qytetarë që nuk votojnë për PDK-në dhe nuk e duan Hashim Thaçin për Kryeministër.
Po kështu, mohimi i shtetit nga okupatorët serbë për gati një shekull i ka bërë shqiptarët e Kosovës tepër të ndjeshëm ndaj çdo veprimi që e gjykojnë si cenim të institucioneve të sapokrijuara. Pakënaqësia ndaj forcës politike nuk është në atë shkallë sa të sjellë konfrontim fizik mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Rasti i Shqipërisë, ku përplasjet politike janë shndërruar në konflikte me armë dhe kanë shkaktuar viktima mes shqiptarëve, nuk është fare i afërt me realitetin në Kosovë. Në Prishtinë, me gjithë mosmarrëveshjet e thella, kundërshtarët politikë ulen e bëjnë pakte, takohen, komunikojnë dhe madje bashkëqeverisin.
PDK dhe LDK kanë vetëm dy vjet që kanë dalë nga qeveria e përbashkët dhe ideja e një koalicioni Thaçi-Haradinaj nuk është fantapolitikë. Militantët e partive kundërshtare, pavarësisht ndjeshmërive të tyre, nuk kanë qenë asnjëherë kontingjent i përplasjeve apo konflikteve kritike. Në këtë klimë, tendenca për të krijuar e përjetuar një situatë inkandeshente, të tensionuar, të konfrontimit e deri të përgjakjes, nuk ka bazë reale, nuk ka shtratin e nevojshëm për t’u zhvilluar. Prandaj në protestat e Vetëvendosjes ka diçka që nuk shkon, diçka që i limiton ato vetëm në shfaqje të ambicies politike, dhe jo në mjet për ta arritur atë.
Vetëvendosje ka një aset të çmuar: ekipin drejtues. Ndoshta në hapësirën shqiptare, drejtuesit e kësaj lëvizjeje, të papërlyer me mëkatet e së shkuarës, janë politikanët e paktë intelektualë që besojnë te një ide dhe angazhim politik. Forca e mendjes dhe jo e muskujve ka bërë dallimin e Vetëvendosjes me forcat e tjera politike. Simbolika e gjetur e protestave, dhe jo ashpërsia e tyre, ka qenë befasia e bukur e Vetëvendosjes. Kjo shpjegon edhe hapësirën e madhe dhe përkrahjen mediatike që kjo lëvizje ka arritur, duke e fituar simpatinë nëpërmjet fjalës, dhe jo forcës.
Nga kjo e fundit askush nuk ka kujtime të mira në Kosovë. Sharmi i kësaj lëvizjeje mbetet fuqia e mendjes e kombinuar me simbolikën e rezistencës qytetare. Por, nëse kalohet nga rrëzimi i kamionëve serbë në bllokimin e doganës, apo nga domatet mbi makinën e Editës në gurët mbi ndërtesën e qeverisë, protestat e Vetëvendosjes rrezikojnë të tkurren më shumë. Madje ta humbasin edhe efektin mediatik e të shndërrohen në rutinë. Për t’u rritur më tej, Vetëvendosje duhet të harxhojë më pak energji në rrugë dhe më shumë në Kuvend e debate publike. Ajo e bën diferencën me njerëzit që ka, dhe jo me ata që kërkon të mbledhë në sheshe.