Prishtina nuk ka shesh për të qenë. Si asnjë kryeqytet tjetër, Prishtina nuk ka një hapësirë urbane që është e hapur sheshazi midis institucioneve e godinave me vlerë të posaçme. Prishtina thuajse është dizajnuar si qytet gueril me rrugë të ngushta, nëpër të cilat njerëzit ikin, dhe jo një qytet revolucionar me sheshin ku mblidhen qytetarët dhe bien pushtetet. Prishtina nuk ka asgjë, ama bash asgjë, që do t’i përngjante sadopak sheshit “Skënderbe” në Tiranë apo Trafalgar Square-it në Londër, e të mos flasim për Brandenburger Tor-in në Berlin apo Champs-Élysées në Paris.
Në Prishtinë, hapësira rrotull përmendores së Skënderbeut dhe e gjithë rruga “Nëna Tereza”, përherë është ose në ndërtim e sipër, ose në shkatërrim e sipër. Atëherë kur digjet a rrënohet ndonjë ndërtesë apo atëherë kur shtrohen pllakat e reja çdo tre vjet. Atëherë kur ngrihet diçka e shëmtuar në pronën publike, ose atëherë kur thjesht uzurpohet e tjetërsohet ajo.
E megjithatë, kjo situatë po ndryshon. Ende jo fizikisht, porse politikisht, gjithsesi. Protestat e 22 dhe 23 tetorit e bënë sheshin duke e çliruar atë. E rikuptimësuan gjithë rrugën “Nëna Tereza” gjer te Teatri Kombëtar. Të hënën që lamë pas, për tetë orë rresht u ballafaquan njësitë speciale të policisë me protestuesit e paarmatosur. Kordoni i policisë nuk mbronte asgjë. Ai ishte aty për të sulmuar. Policë që mbanin maska dhe dorën në pistoletë avanconin me çizmet e tyre. Gazi e spraji lotsjellës ishin aty për t’ua hapur rrugën e për ta zhbërë sheshin.
Thirrjet e protestuesve, parullat dhe fjalimet e tyre, ishin vetë politika. Regjimi nuk fliste: troku i çizmes policore përbënte zërin e tij. Tetë orë kanë zgjatur dhimbjet e lindjes së sheshit. Lindja e sheshit është politike. Sheshi është politik. Vija e ballafaqimit ishte vendi ku përfundonte sheshi. Çdo përparim i policisë speciale ishte zvogëlim i sheshit që po përpiqej të bëhej. Çdo sprapsje e asaj policie ishte rritje e sheshit. Masa e protestuesve ishte mishërim i sheshit në tentativë. Sheshi shtrihej si brohoritje e zgjatur. Protestuesit ishin sheshi. Sheshi ishte protestues.
Në orët e pasdites lëvizja u bë njëkahore. Prej Fakultetit Filozofik dhe Rektoratit e deri te Teatri Kombëtar shtohej masa e qytetarëve që iu bashkuan protestës, kurse policia speciale tërhiqej. Rruga “Nëna Tereza” u çlirua për t’u bërë shesh. U fitua liria e lëvizjes dhe e tubimit. Policia i kishte luftuar për tetë orë këto dy të drejta të qytetarëve. Sepse ajo edhe bllokonte e sulmonte protestuesit, por edhe orvatej që t’i shpërndante ata. Liria e lëvizjes dhe e tubimit janë vetë sheshi. Ato u fituan në mënyrën që dëshmoi se liria e lëvizjes nis me lëvizjen, e jo me lirinë.
Dhe, njësoj, liria e tubimit nis me tubimin, e jo me lirinë. Ky fakt është i pakapërdirë për regjimin. Ata duan që ne të kërkojmë leje për tubimin dhe për lëvizjen, duke harruar që ne kemi ardhur në ekzistencë duke u tubuar për të lëvizur. Mendësia që thotë se duhet kërkuar leje nga autoritetet për t’u tubuar dhe për të lëvizur i përket shtetit policor ku polici konsiderohet më i rëndësishëm se njeriu e qytetari, se aktivisti shoqëror e politik dhe se deputeti i Kuvendit të Republikës. Kjo mendësi nuk e pranon Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, përkatësisht nenin 20 të saj, që garanton lirinë e tubimit dhe asocimit. Leje nga policia për t’u mbledhur?! Kjo pikëpamje është e verbër mu sikurse dhuna e shtetit policor.
Një ditë më pas, në protestën e së martës, u konfirmua liria për shesh dhe liria e sheshit. U vërtetua se sheshi është i qytetarëve, jo i qeverisë. S’kishte më kordonë policorë. Ata ishin dorëzuar e kishin hequr dorë. Grumbuj policësh po mrizonin nën hijen e një peme te porta e poshtme e Qeverisë. Qytetarët dëshmuan që nuk frikësohen. Erdhën në protestën e radhës në numër shumë më të madh. Rrahjet që kishin përjetuar kishin shtuar numrin dhe përkushtimin e tyre. Solidariteti qytetar përbën qytetarin.
Policia në shesh është gjithmonë tashmë dhunë. Sheshi nuk e duron policinë. Sheshi është momenti i kongruencës së republikës dhe publikes. Nuk ka republikë pa shesh. Republika kalon nëpër shesh. Sheshi është qëndrueshmëria e qytetarit në republikë dhe brishtësia e qeverisë në demokraci.