Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstroem, zyrtarisht bëri me dije se azili është keqpërdorur prej ballkanasve, të cilëve u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengen-it. Askush s’po e përmbante harenë nga futbollistët e “17 Nëntorit” pas kontrollit doganor. Ishte kaluar kontrolli nga bashkombasit doganierë, që konsiderohej si më i rrepti. Po deri në doganën e huaj ishte dhe trau me vija, ku rrinte kufitari i fundit dhe që andej kishte pasur shpesh udhëkthime. “Prisni”, iu tha trajneri...
Si dy pika me ujë, por zhvendosur në një kohë tjetër, po ndodh me regjimin e vizave. I liberalizuar muaj më parë, udhëtimi jashtë vendit, është cilësuar si një nga sukseset më të mëdha demokratike të pas viteve ’90.
U trumbetua me fanfara, por duke harruar se pas liberalizimit ka edhe një proces të tërë monitorimi. Nga Ballkani, ata që u ndjenë më të privilegjuarit ishin shqiptarët e Shqipërisë. Të izoluar për disa dekada, ky liberalizim përbënte sinonimin direkt të lirisë dhe ëndrrës evropiane. Edhe pse qeveria e festoi me tallavanë e saj karakteristike pa klas, ajo pak u përfol nga publiku, që e identifikonte si një nga arritjet më të mëdha evropiane. Megjithatë shpesh dhe kurdo mbeti edhe ai: trau i fundit, gjasat e rikthimit. Frika e kish një të vërtetë.
Një mori e madhe azilkërkuesish ballkanikë, me origjinë shqiptare, por edhe nga vendet e tjera mësynë këto muaj zyrat ndërkombëtare duke kërkuar azil. Pak kohë më parë, u krijua një precedent prej një dyndje shqiptarësh në Suedi, kurse deri më atëherë shqiptarët sulmonin Belgjikën, njohur për ligje fleksible emigracioni. Kuptohet se përgjigjet mbetën kurdo negative, por alarmet për mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, tashmë janë gjithnjë e më afër. Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian, kryesisht ata të Suedisë, Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Holandës, Austrisë dhe Luksemburgut, vendet më të prekur nga fluksi i azilkërkuesve (për fatin e keq, edhe kur nuk janë nga Shqipëria, janë shqiptarë të vendeve të tjera të rajonit, ose romë), e kanë shtruar hapur këtë javë në Luksemburg, mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave.
Madje, duke nisur që në fillimin e vitit tjetër me argumentin se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil. Komisionerja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstroem, zyrtarisht bëri me dije se azili është keqpërdorur prej ballkanasve, të cilëve u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengen-it. Në fakt, në pjesën e raportimeve se si i ka zbatuar Shqipëria detyrimet e procesit të liberalizimit të vizave, përfundimet janë të njëjta me ato të raport-progresit në fushat e krimit, korrupsionit apo trafiqeve. Ku të metat shënoheshin direkt edhe në fushat e emigracionit dhe azilit.
Nga ana e vet, Shqipëria ka treguar shfrytëzimin e lëvizjes prej organizatave pa fund të gjakmarrjes, të cilat kanë abuzuar direkt me pseudo-vërtetime, por në thelb shqiptarët e Shqipërisë kanë qenë nga më të rregulltit. Për hir të së vërtetës, kjo mësymje ka treguar nivelin e ulët ekonomik, që është edhe argumenti kryesor i azilkërkuesve dhe që evropianëve pak u bën përshtypje në këtë kohë krize. Për fat, në orët e fundit, deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Ballkanin Perëndimor, Doris Pack është shprehur për mediat në Bruksel se Bashkimi Evropian nuk ka instrumente në bazë të së cilave do të mund të heqë regjimin pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ka ç’tensionuar disi situatën dhe ka treguar se gjithsesi ëndrra evropiane ballkanase vazhdon sërish.
...”Qeshni, por vetëm kur të kaloni dajakun me vija”, u tha trajneri atë ditë futbollistëve të vet për traun e kufirit që shënonte fundin e andrallave.