Përherë e kam admiruar dhe nuk do të resht së admiruari atë rilindës shqiptar që ka thënë apo ka shkruar: “Për Shqipërinë, dielli lind aty ku perëndon”, duke shprehur kështu thelbin e aspiratës shumëshekullore të shqiptarëve nën zgjedhën otomane që ndiheshin europianë e që sytë i kishin pikërisht nga Europa. Prandaj e kuptoj përse, po t’u besojmë sondazheve, shumica dërrmuese e shqiptarëve të sotëm, përfshirë edhe mua, aspirojnë të integrohen në Bashkimin Europian dhe mezi po presin që vendi i tyre, pra, edhe i imi, të fitojë më në fund statusin e shumëndërruar e të mezipritur të vendit kandidat, para se ta shohë veten përfundimisht të përfshirë në Europën e Bashkuar, nën çatinë e saj të bekuar, duke bërë kështu realitet dëshirën e zjarrtë të Naim Frashërit, që shkruante për Shqipërinë: “Lum kush të rronjë / Ta shohë zonjë!”.
Integrimi i Shqipërisë në BE! Vërtet diçka fantastike!
Këtë po mendoja një ditë duke ndjekur edicionin qendror të lajmeve në Televizionin publik Shqiptar lidhur pikërisht me këtë temë, kur, befas, nuk e di se çfarë më shtyu, Djalli apo Historia, që t’i bëja vetes një pyetje të çuditshme, por jo pa vend: Të jetë vallë hera e parë, vërtet e parë, që Shqipëria do ta shohë më në fund veten pjesë përbërëse të një hapësire politike, ekonomike e kulturore, e cila jo vetëm nga shtrirja gjeografike, por edhe nga shumë pikëpamje të tjera, na shfaqet si një superfuqi, një perandori moderne, e zonja t’u sigurojë popujve të saj paqe, mirëqenie, zhvillim e një të ardhme pa kthim prapa?
Duke njohur historinë e vendit tim, që nga të parët tanë ilirë që u ndeshën me romakët e të tjerë pushtues, deri te prindërit e mi, të cilët luftuan kundër pushtimit fashist e nazist, nuk vonova për t’u kujtuar që Shqipëria, ndër shekujt e kaluar, ka qenë e përfshirë, me hir apo pahir, në disa perandori të mëdha: romake, bizantine e otomane, pastaj në atë të kampit socialist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik, më vonë u struk në sferën e ndikimit kinez para se të izolohej përfundimisht nga bota, për t’u ndrydhur e ngujuar në një kullë autarkie autike si “kështjellë e pamposhtur e socializmit fitimtar”, si i vetmi vend europian besnik i komunizmit stalinist.
Pastaj, pasi gërmova më thellë në kujtimet e mia nga koha e totalitarizmit hoxhist, m’u kujtua se gjatë viteve të mjaltit të Shqipërisë Socialiste me perandorinë sovjetike të Hrushovit dhe, më vonë, me perandorinë kineze të Mao Ce Dunit, aleatit të fundit perandorak të diktaturës sonë komuniste, një nga parullat e përdorura më dendur nga propaganda e kuqe ishte “Miqësia, garancia!” sepse, secila nga këto perandori nuk ia kurseu ndihmat ekonomike, ushtarake e arsimore aleatit besnik shqiptar, ndihma, që në fakt, nuk i kushtonin thuajse asgjë (A nuk i kishte thënë Hrushovi Enver Hoxhës se “grurin që ju konsumoni për një vit, tek ne e hanë minjtë për një ditë?). Kështu që, rrjedhimisht e për pasojë, udhëheqjes shqiptare i vinte për shtat një praktikë e tillë, aq sa këto ndihma i dukeshin krejt normale, madje gati-gati si një detyrim i shokëve sovjetikë, pastaj i atyre kinezë. Në këtë mënyrë, pra (me që qyli është i ëmbël, siç shprehet populli ynë i mençur), udhëheqësit e shtetit komunist shqiptar u bënë, me kalimin e kohës, fëmijët e llastuar të komunizmit ndërkombëtar. Unë nuk jam historian, por diçka më thotë se edhe në kohën e sundimit otoman tek ne, Porta e Lartë duhet t’u ketë hedhur pashallarëve shqiptarë ndonjë kockë jo pa mish, qoftë edhe nëpërmjet privilegjeve që ata gëzonin.
Ky këndvështrim vetjak i historisë shumëvjeçare të Shqipërisë më kalli në mendime deri diku të frikshme: Po sikur ky refleks i vjetër (d.m.th. pritja e kockës së hedhur dhe, për rrjedhojë, ëmbëlsia e qylit) të ketë mbetur i ngulitur thellë në pavetëdijen kolektive të klasës politike shqiptare dhe, më keq akoma, në atë të shumicës dërrmuese të popullit shqiptar? Po sikur përpjekjet për t’u futur në Bashkimin Europian, në këtë perandori moderne, të kenë si themel pikërisht këtë refleks?
Unë nuk jam në gjendje t’u përgjigjem këtyre dy pyetjeve të frikshme që Djalli apo Historia më shtyjnë përsëri t’ia drejtoj vetes. Veç për një gjë jam i sigurt: integrimi europian i vendit tim, të cilin e uroj me gjithë shpirt, do të na vërë të gjithëve para përgjegjësive të mëdha. Do të na duhet, pra, të punojmë, të rraskapitemi duke punuar natë e ditë nëse duam jo që Bashkimi Europian të na marrë në ngarkim, por që ne, shqiptarët, në gjirin e tij, të mësohemi, më në fund, ta marrim veten tonë në ngarkim. Seriozisht e denjësisht. Njëherë e përgjithmonë.