Ka për të qenë një përvjetor i paharrueshëm. Në fakt është i tillë qysh tani. Një komb i ngjyer në të kuq si kurrë më parë po tenton të festojë duke harruar krizën, ndasitë e hatashme, problemet e vjetra dhe të reja, andrallat me fqinjët dhe sfidat therëse të së ardhmes. Nga Mitrovica në kufijtë më jugorë të Shqipërisë, përfshirë Maqedoninë lindore, diasporën dhe mijërat e emigrantëve – të gjithë po përjetojnë një ekstazë të vërtetë patriotike.
E kush do e harrojë në këtë përvjetor të 100 të Pavarësisë, ku politika në Tiranë, e më pak ajo në Prishtinë e në Shkup, e përfshirë nga përplasjet dhe llogaritë e ditës, hodhi benzinë të re në zjarrin e vjetër. Askush s’do ta harrojë sesi politika zyrtare në Shqipëri gatoi ceremonialin absurd të festimit të Pavarësisë në Vlorë më datën 27 dhe në datën 28 në Tiranë. Mbivendosje, bërryla dhe rivalitet nën hijen e ballkonit të Pavarësisë. Kujt do t’i dalë nga mendja, me këtë rast, batuta e Shpëtim Gjikës se “ata që duan të festojnë një ditë para, të vijnë me bukë me vete”. Një sintezë unikale e çmendurisë protokollare që po shohim edhe këto orë.
E kush do ta harrojë festën e Pavarësisë së këtij viti, kur më në fund pas disa shekujsh, pamë në Tiranë, me sytë tanë, e jo përmes fotosh apo fotokopjesh, armët e Skënderbeut dhe “Mesharin” e Gjon Buzukut. Padyshim ngjarjet më të mëdha në fushën e historiografisë, që ndodhën në këtë kapërcyell patriotik.
E kush do ta harrojë këtë përvjetor të Pavarësisë, kur deshën t’i heqin emrin edhe sheshit “Avni Rustemi”, si një shtojcë hileqare të veneracionit e rehabilitimit për Ahmet Zogun. Akoma më tej, kush mund ta harrojë sesi u krijua një listë “të mirësh” dhe një tjetër “të ligjsh” edhe ndër të vdekurit, që u kthyen në sherr mes qeverisë e opozitës apo edhe vetë historianëve.
Kush mund ta harrojë në këtë festë të madhe, dallgën e flamujve defektozë, që një dorë tregtari i importoi ndoshta nga Azia e largët, për t’i hedhur në një treg ku nuk filtrohet e as kontrollohet asgjë. Aq sa bien viktima të këtij deformimi të simboleve, edhe shtetarët më të lartë të vendit.
E kush mundet, edhe po të dojë, ta harrojë, se ky ishte de facto përvjetori i Mbretërisë, e jo përvjetori i Shqipërisë. Kujt mund t’i ketë shpëtuar nga vëmendja glorifikimi i skajshëm i Ahmet Zogut dhe lënia pas dere e Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, e mbi të gjitha e Fan Nolit – të munguarit të madh të 100-vjetorit të Pavarësisë.
E kush mund ta harrojë listën e gjatë të premtimeve që qeveria na bëri për këtë njëqindvjetor, e cila u rrudh e u ngushtua nga muaji në muaj. As stadium, as parlament, as projekte ambicioze. Po listën tjetër, atë të personaliteteve, që Berisha i ftonte sa herë që i takonte. Ku vajti Merkel dhe liderët e tjerë europianë që do të zbrisnin në Tiranë për festën e Pavarësisë?!
Kush mund ta harrojë, sesi ky 100-vjetor, me retrospektivën historike, ceremonitë përkujtimore, protokollin zyrtar, botimet dhe aktivitetet shkencore e kulturore, ishte në fakt një 50 apo 60-vjetor. Gjithçka niste më 1912-n e ndalej në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Se çfarë ndodhi më pas, askush nuk tha asgjë. A nuk ishte ky rasti për të trajtuar, analizuar e komentuar edhe 45 vitet e diktaturës, në kontekstin e përgjithshëm të shekullit të parë të shqiptarëve. Fundja, është thuajse gjysma e kohës që ka kaluar qysh nga ngritja e Flamurit.
E kush do t’i harrojë në këtë përvjetor dhjetëra sozitë e Ismail Qemalit që shpërthyen nëpër ekrane televizionesh dhe vende historike. Aktorë dhe ish-aktorë, amatorë gjithfarësh, që pasi montonin mjekrën proverbiale të plakut të Vlorës, shfaqeshin gjithkund. Më i fundit prej tyre mbërriti dje nga deti, pikërisht si Ismail Vlora 100 vjet më parë.
E kush do t’i harrojë ata dhjetëra, qindra mijë kokë bagëti (askush s’e di deri tani numrin e saktë, vendin dhe mënyrën e procedimit të kurbanit masiv), që do të çohen në satër për nder të festës, duke shkaktuar një gjakderdhje sa primitive, aq edhe të kotë e barbare në mes të kryeqytetit. Kush do t’i harrojë urdhrat qesharake të Berishës për ministrat, në lidhje me “cilësinë e mishit”, apo edhe pingpongun e institucioneve për menaxhimin e batërdisë ushqimore te sheshi “Nënë Tereza”.
E kush do ta harrojë ekspozitën e Ramës në Tetovë, ku më shumë se flamujt e përzgjedhur me kujdes maniakal nga Artan Lame e Artan Shkreli, binte në sy takimi historik i Menduh Thaçit me Ali Ahmetin (një takim pas një kohe të gjatë dhe një urrejtjeje të thellë).
Një komb njëngjyrësh, me axhendat e tij shumëngjyrëshe, gjen për një çast një unitet sado formal dhe sipërfaqësor te një datë, e cila megjithëse po keqpërdoret, manipulohet dhe distilohet politikisht e ideologjikisht nga shumë mendje mjeshtërore njëherësh, mbetet ndër të vetmet në historinë tonë moderne, që mund të na bashkojë rreth një ideje dhe një projekti. Pa e ekzagjeruar, na u desh të kthehemi mbrapsht në gjenezë, që të gjejmë një motiv mjaftueshmërisht të fortë, për të qëndruar disa çaste së bashku. Ashtu siç do të bëjë Berisha dhe Rama nesër, në orën dhjetë, nën hijen e Flamurit dhe të monumentit të Pavarësisë.