Proverbin “Molla e kuqe e ka krimbin brenda” shumëkush e njeh dhe, me gjasë, e përdor në kuptimin “Mos u gënje nga pamja e jashtme”, por unë, veç kësaj, gjithmonë krimbin në fjalë e kam përfytyruar të zi, dhe ky kombinim ngjyrash më sjell në mendje, dashur pa dashur, edhe flamurin tonë kombëtar, sidomos pas festimeve me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.
Nga ana tjetër, ky proverb më duket se tingëllon edhe shumë ekologjik në epokën tonë, kur, për shkak të pesticideve, insekticideve, si edhe të hormoneve, antibiotikëve e kimikateve të tjera që përdoren gjerësisht në kultivimin intensiv të frutave e të zarzavateve dhe në rritjen e përshpejtuar të gjësë së gjallë, po bëhet përherë dhe më e domosdoshme që njeriu të ushqehet me prodhime bio. Një herë e një kohë, kur blinim fruta apo zarzavate, zgjidhnim ato që ishin pa krimba, kurse sot, paradoksalisht, duhen zgjedhur pikërisht fruta e zarzavate me krimba, kërmij apo jargës, sepse këto gjallesa, që të mbijetojnë, instinktivisht, zgjedhin për t’u ushqyer atë çka është bio, d.m.th. pa rrezik për mbijetesën e tyre.
Ushqimet bio, pra, kanë edhe krimbat si dorëzanë, por edhe kërmijtë me ose pa guaskë (jargës, ligavecë etj.) si në rastin e sallatës jeshile. Rrjedhimisht, nëse ne, të ashtuquajturit “njerëz të qytetëruar”, duam të ushqehemi shëndetshëm e të jetojmë gjatë, duhet detyrimisht të ndjekim shembullin e popujve të ashtuquajtur primitivë, të cilët, ende sot, përveç frutave dhe zarzavateve natyrale, hanë edhe karkaleca, vemje e kafshëza të tjera, që neve as që na shkon në mendje t’i hamë edhe po të ishin duke vdekur nga uria. A e ka vënë re lexuesi im i vëmendshëm se krimbi i shkon frutës (mollës, arrës etj.) drejt e në zemër?
A e ka pyetur veten përse vallë ndodh kështu? Sipas meje, e vetmja përgjigje është që krimbi e ndien instinktivisht se atje ndodhet pjesa më ushqyese e frutës, madje me veti në mos shëruese, të paktën me vlera ripërtëritëse për organizmat e gjallë. Mirëpo, ka krimba dhe krimba! Më lart, lidhur me mollën dhe krimbin, jo rastësisht përmenda ngjyrat e flamurit tonë kuqezi: shoqërisë shqiptare sot i ka hyrë një krimb që po i shkon drejt zemrës: krimbi i korrupsionit, i cili, ndryshe nga krimbi i frutave, nuk tregon që fruta është e shëndetshme e nuk përmban lëndë të dëmshme për organizmat e gjallë si njeriu e kafshët.
Para disa vitesh, në stacionin RFI, dëgjova të flitej për librin me titull “Algjerianët dhe korrupsioni” të një autori pikërisht nga Algjeria. Thelbi i këtij libri ishte se, sipas autorit, klasa politike e atij vendi po vepronte në mënyrë të tillë që çdo qytetar të kthehej në një të korruptuar në mënyrë që, dashur, pa dashur, korrupsioni të përgjithësohej e të pushonte së qeni një vlerë negative. Aktualisht, kam përshtypjen se, me shtrirjen e korrupsionit në të gjitha hallkat e shoqërisë shqiptare, kjo e fundit nuk është më (nëse ka qenë ndonjëherë) mollë e kuqe, ajo nuk i ka faqet kuq si molla, sepse i ka hyrë keqas e po vazhdon t’i futet thellë e më thellë krimbi i korrupsionit, i cili nuk është i zi, por me ngjyrat e politikës dhe pa ndonjë erë të keqe si paraja. Shoqëria e sotme shqiptare, moralisht antibio, antiekologjike, po bëhet mollë sherri midis dy krahëve të politikës, e cila, mjerisht, ka zënë jo vetëm krimba të vegjël, oksiure, e të mesëm, askaride, por edhe shiritin e madh të korrupsionit.
Shoqëria shqiptare ka brenda jo vetëm krimbin, por edhe krimin moral që po i bëhet Shqipërisë, e cila nuk është ajo që shqiptarët e thjeshtë, përfshirë edhe ty, lexuesi im i ndershëm e i zhgënjyer, edhe mua, ëndërronin kur u shemb diktatura hoxhiste. Për t’u kthyer te proverbi me mollë të kuqe e me krimb brenda, dëshiroj t’u kujtoj edhe një herë atyre që këtë shkrim do ta konsideronin si pesimist e alarmist, se do të bënin mirë të mos gënjeheshin nga pamja e jashtme e mollës, dhe kjo vlen sidomos për ata që mbajnë syze me xhama blu apo rozë për ta parë jetën si një fushë me lule apo, më saktë, me mollë të kuqe pa krimba brenda.