Po, pa më të voglin dyshim, ajo është memecja jonë…, memecja jonë e mrekullueshme, zemërgjerë e shpirtmadhe. Ne e trajtojmë si lavire, me shkrim e me gojë. Në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, që nga organet më të larta të administratës shtetërore deri te qytetari më anonim i Republikës së Shqipërisë. Ajo vuan në heshtje kur e shkelim me këmbë, kur ia copëtojmë pa pikë përgjegjësie trupin, kur ia shpërfytyrojmë shpirtin, kur ia torturojmë trajtat e tiparet më origjinale, më të papërsëritshme, që i kanë qëndruar kohës, provokimeve dhe pushtimeve në shekuj. Vuan, pra, por nuk bën zë. Ajo duron duke na shërbyer dhe na shërben duke na duruar, ne, bijat e bijtë e saj. Pa atë, ne nuk do të komunikonim dot me njëritjetrin.
Pa atë, ne nuk do të ishim komb, pa atë, ne nuk do të kishim as histori, as edukatë, as kulturë. Duke i kërkuar ndjesë lexuesve për këtë hyrje ndoshta disi patetike të shkrimit tim, që, me gjasë, ndonjë ciniku të pandreqshëm do t’u kujtonte vagëllimthi hartimet e gjimnazistëve të dikurshëm, nuk po e vë më gjatë në provë durimin e tyre: memecja jonë e mrekullueshme, zemërgjerë e shpirtmadhe është thjesht gjuha shqipe, e cila, këto vitet e fundit po dhunohet sistematikisht e po pëson masakrën e madhe që po i bëhet jo vetëm në të folur, por mjerisht edhe në të shkruar.
Gjithsesi, pika e fundit që e mbushi kupën e zemëratës e të protestës sime të sotme, qe ngjarja e mëposhtme: Para disa ditësh, me vjen një imejll nga një studente për gazetari e Fakultetit të Histori- Filologjisë të Universitetit të Tiranës, e cila më lutej të pranoja t’u përgjigjesha disa pyetjeve që ajo donte të më drejtonte në kuadrin e një detyre të dhënë nga njëri prej profesorëve të saj. Ngaqë isha i zënë, refuzova me mirësjellje. Ajo këmbënguli. Përsëri refuzova. Të pasnesërmen, profesori i saj, koleg e mik, ma kujtoi kërkesën e saj duke më thënë se ajo kishte një tip detyre për të bërë në trajtë interviste, kështu që unë bëra një lëshim për hir të miqësisë sonë.
Dhe ja tek marr nga zonjusha në fjalë një imejll që më la përnjëmend pa gojë! E pabesueshme: me përjashtim të pikës, të gjitha shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe ishin zhdukur, përfshirë edhe apostrofin pas ndajfoljes mohore “s”; pas pikës, fjalitë fillonin me shkronjë të vogël e të tjera gabime, të cilat nuk po i përmend për të mos i marrë kohën lexuesit të nxituar, por as atij të ngeshëm të së dielës.
Pickova krahun për të vërtetuar se nuk isha duke parë ndonjë ëndërr: një vajzë e re shqiptare, që shprehet me shkrim, studente në universitet, që studion për gazetari, që nesër, me shumë gjasë, do të mbrojë masterin, pse jo, edhe doktoratën, që do të shkruajë nëpër gazeta ose do të flasë nëpër kanale televizive, që mund të bëhet edhe redaktore, më vonë kryeredaktore, pse jo, edhe drejtore gazete apo reviste, pse jo, edhe pedagoge, fillimisht e jashtme, pastaj e brendshme, në ndonjë departament gazetarie të ndonjë fakulteti në arsimin e lartë publik apo privat, të shkruajë kështu duke masakruar disa nga rregullat më themelore të drejtshkrimit, të morfologjisë e të sintaksës së gjuhës shqipe, duke e privuar alfabetin e gjuhës së saj amtare nga shkronja të tilla si “ë”-ja dhe “ç”-ja, gjithsej rreth 30 gabime në tri radhë letër me jo më shumë se rreth 36 fjalë!
Në përgjigjen time të shkurtër, pasi i nxirrja në pah disa nga gabimet më të spikatura e më të palavdishme të letrës së saj mjerane, e vija në dijeni se ato gabime të pafalshme më detyronin, edhe sikur të kisha kohë, të mos pranoja t’u përgjigjesha pyetjeve që ajo dëshironte të më bënte.
Si përfundim, dua të tërheq vëmendjen e lexuesve, por edhe atë të gazetarëve dhe të shoqatave të tyre në Shqipëri, pse jo, edhe të Ministrisë së Arsimit e të asaj të Kulturës, se mediat nuk kanë për mision vetëm të informojnë ose, në rastin më të mbrapshtë, të dizinformojnë, por edhe ta mbrojnë e ta respektojnë, të paktën minimalisht, veç jo sa për sy e faqe, memecen tonë të mrekullueshme, zemërgjerë e shpirtmadhe, që ne, shqiptarët, në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, e trajtojmë si lavire, edhe me shkrim, edhe me gojë.