Nëse lexuesi i mençur e i duruar i kësaj rubrike të përjavshme do të merrte mundimin ta hapte “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) te fjala “bajloz”, do të gjente dy përkufizime: 1. vjet. ambasador. 2. mit. Vigan që vinte nga deti e bënte të këqija (në legjendat e rapsoditë popullore shqiptare): bajloz i zi. Në kuptimin e saj të parë, kjo fjalë e vjetër nuk përdoret më sot, dhe shumica e shqiptarëve, hamendësoj unë, nuk është në dijeni të tij, me përjashtim të gjuhëtarëve, etimologëve, leksikografëve dhe studiuesve të librave të vjetër në gjuhën shqipe apo në ndonjë gjuhë tjetër nga mendohet se mund të vijë termi në fjalë.
Sidoqoftë, në këto kohë moderne, ne themi “ambasador”, por le të përfytyrojmë për një çast sikur, në mediat elektronike, folësit të thoshin dhe, në gazeta e revista, analistoopinionistët të shkruanin, për shembull, se “Bajlozi ynë i sapoemëruar në Greqi i paraqiti letërkredencialet Presidentit të Republikës Helene”, se “Bajlozi kinez zhvilloi sot një takim të përzemërt me biznesmenë shqiptarë që dëshirojnë të investojnë në vendit e tij” apo se “Bajlozi amerikan u prononcua lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri”.
Mos vallë ky përdorim anakronik dhe, për rrjedhojë, paksa komik i fjalës “bajloz” do t’u sillte pasoja sadopak të padëshirueshme si të parëve, ashtu edhe të dytëve? Në kuptimin e saj të dytë, fjala “bajloz” është më e njohur për shumicën e shqiptarëve, sepse të gjithë, kur kemi qenë nxënës, jemi njohur me folklorin, legjendat dhe tekstet e rapsodive popullore, siç është rasti i eposit të Veriut, ku spikat edhe figura e kreshnikut Gjergj Elez Alia, pjesë e pamohueshme e mitologjisë sonë, i cili, pavarësisht plagëve të shumta që kishte marrë ndër beteja, u ndesh pikërisht me bajlozin e ardhur nga deti.
Nga deti, d.m.th. nga perëndimi, pra, jo nga lindja: as nga stepat, nga na u dyndën fiset sllave, as nga gjysmëshkretëtirat nga na vërshuan pushtuesit osmanë, as nga Rusia e Lenin-Stalinit dhe, më vonë, nga Kina e Mao Ce Dunit, nga na behu komunizmi, pra, regjimi i Bajlozit të Kuq Enver Hoxha, kundër të cilin nuk doli asnjë Gjergj Elez Ali. Mirëpo, ajo çka më habit edhe më shumë, është se bajlozi vinte nga ai perëndim lidhur me të cilin, më vonë, rilindësit tanë do të shkruanin: “Për Shqipërinë, dielli lind atje ku perëndon”; nga ai perëndim që frymëzoi studentët e demonstruesit e tjerë shqiptarë, të cilët, kur po shembej më në fund diktatura komuniste në vendin e tyre, thërrisnin: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.
Gjithsesi, me shumë gjasë, shqiptarët e shekullit XXI i kanë larë njëherë e mirë hesapet me bajlozët e jashtëm, por, mjerisht, kam përshtypjen, madje gati-gati bindjen se ata ende nuk i kanë hequr qafe bajlozët e brendshëm. Dikur, nën diktaturën hoxhiste, flitej shumë për rrethimin e jashtëm revizionisto- imperialist, por nuk thuhej asnjë fjalë për rrethimin e brendshëm, d.m.th. për rrethimin që ne, shqiptarët, i bënim vetvetes, pra, nuk përmendej fare “autizmi” ynë kombëtar.
Për analogji, kam idenë se sot, brenda çdo shqiptari, përfshirë edhe veten, ende fle një bajloz i vogël, përzierje e trashëguar nga gjithë llojet e bajlozëve të historisë së Shqipërisë: ilirë, arbër, shqiptarë, pra, të racës “homo albanicus”, të zinj, të kuq, blu apo rozë, pra, të racës “homo politicus”, i cili bajloz, në rrethana të caktuara mund të zgjohet për të na mbajtur peng në shekuj të shekujve. Adhurimi atavik, pa kushte, gati prostitutiv që kemi për prijësin, të parin, shefin, komandantin, kryetarin, pra, për “njëshin”, identifikimi ideal dhe solidarizimi hiperemocional me atë, përbëjnë, të paktën sipas mendimit tim, provën se bajlozi, ambasador apo diktator qoftë ai, vazhdon e do të vazhdojë për shumë kohë të jetë brenda nesh.