Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ikën Fyle

Shkruar nga: Artan Hoxha  
Botuar më: 12 vite më parë

Artan Hoxha
Ikën Fyle

I. VIZITA

1. Komisioneri për Zgjerimin i Komisionit Europian Stefan Fyle, kreu një vizitë gjysmëditore më 4.2.2013.

Ndryshe nga vizita e tij në maj 2012, e cila përkonte me një klimë kryesisht bashkëpunuese e shpresëdhënëse të politikës shqiptare, këtë radhë Fyle e gjeti politikën shqiptare të rikthyer në sjelljen e saj bllokuese me pasojë që, siç edhe është shprehur vetë ai, “Shqipëria mund të mos e marrë statusin e vendit kandidat për fare pak gjë. Mëkat!”.

2. Komisioneri erdhi, u konsultua me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, me atë amerikan dhe atë të OSBE-së, takoi Sali Berishën dhe Edi Ramën, bisedoi me telefon me Ilir Metën, iku duke lënë pas një deklaratë të shkurtër, ku thuhet se: “Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm… nëse procesi i reformave… udhëhiqet nga konsensusi, …dhe zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve… do të jetë një test kyç…”.

II. OBJEKTIV MODEST PËR TË TASHMEN

3. Në pararendje të vizitës, mediat shqiptare shprehën, thuajse njëzëri, pritshmërinë se Fyle po vinte të ndërmjetësonte votimin e tri ligjeve, votim që do t’i jepte atij mundësinë të lëshonte rekomandimin e pretuar që më 10 tetor 2012 për dhënien e statusit. Disa shpresonin se do t’ia mblidhte rripat Edi Ramës, disa Sali Berishës e disa të dyve. Një farë shprese kjo te shkopi magjik i komisionerit. Pas ikjes së tij, shpresat te mrekullia u shuan.

4. Kur u shpreh pozitivisht për rekomandimin për statusin më 10 tetor 2012, komisioneri duhet të jetë menduar mirë edhe se si të nxiste vazhdimin e sjelljes konstruktive të politikanëve shqiptarë deri në shqyrtimin e kërkesës nga Këshilli Europian në dhjetor 2012 më tej, edhe se si të mbrohej nëse konstruktiviteti do të ndërpritej e, aq më keq, nëse të prapët politikanë shqiptarë të riktheheshin te huqi i vjetër i sherrit e bllokimit.

5. Kushti i miratimit të Rregullores së Kuvendit, ligjit për nëpunësin civil dhe atij të Gjykatës së Lartë ishin “vaksina” kundër rikthimit të sëmundjes. Ka shumë mundësi që Fyle të ketë pasur një besim të fortë se “vaksina” do të nxiste vazhdimin e bashkëpunimit, falë të cilit, deri në fund të shtatorit 2012, ishin korrur fryte. Ndoshta ai mund të ketë menduar edhe që, ndonëse me fare pak gjasa, tri ligjet nuk do të miratoheshin, por, gjithsesi, ai s’do të dërgonte rekomandimin e kështu do të evitonte të bënte “figurë të keqe” para përfaqësuesve të vendeve anëtare, aq më shumë në këto kohë dyshimesh, ndrojtjeje a lojërash politike mbi vetë ekzistencën e BE-së.

6. Komisioneri e bëri fare, fare të qartë e disa herë, që nga tetori e deri në dhjetor, se kushti i vetëm që ai kërkonte të plotësohej ishte miratimi i tri ligjeve. Për paradoks, ai pa se, sa më shumë që kjo qartësohej nga ai, aq më shumë kjo mjegullohej në Shqipëri e aq më shumë zvogëloheshin shanset e miratimit të tyre për pasojë. Ai pa se si shqiptarët e humbën shansin e dhjetorit 2012 e po kështu gjithçka e thënë dhe e bërë në janar 2013 shkonte në të njëjtin drejtim.

7. I mirinformuar dhe me gjykim të shëndoshë, Fyle kuptoi se “vaksina” kundër sëmundjes veproi si “virus” për rikthimin e saj. Ndaj, ai, s’kish se si të vinte në Shqipëri me shpresën, aq më pak me objektivin, për t’i bindur liderët shqiptarë, Edi Ramën në veçanti, për miratimin e tri ligjeve. Dëmi tashmë ishte bërë dhe arsyeja racionale i sugjeronte atij se duhej parë përpara: te zgjedhjet e qershorit dhe përtej tyre, në tetorin dhe dhjetorin 2013, atëherë kur do të rishtrohet çështja e statusit për Shqipërinë. Për këtë u përgatit që para se të zbriste në Rinas.

III. MESAZH I RËNDËSISHËM PËR TË ARDHMEN

8. Pakkush mund të ketë menduar se, i ashtuquajturi “ngërç” që u shfaq pas zgjedhjeve 2009, do të vazhdonte aq gjatë. Më së shumti mendohej se do zgjaste 6 muaj, ndoshta 9, por kurrsesi kaq gjatë. Ngërçi filloi në vjeshtën 2009, u forcua deri në janarin 2011, vazhdoi deri në verën 2011, u squll rreth një vit për t’u rikthyer – në thelb i njëjtë, në tjetër formë, por jo të paparë – në tetorin 2012, fill pas premtimit për rekomandimin për statusin, për të vazhduar rrezikshëm deri në zgjedhje.

9. Ç’ndodh nëse edhe pas zgjedhjeve rishfaqet i njëjti “ngërç”? Në shtator as që mund të bëhet fjalë për miratimin e tri ligjeve; në tetor Fyle nuk mund të japë rekomandimin e do të detyrohet përsëri ta kushtëzojë me tri ligjet; deri në dhjetor tri ligjet ende të pamiratuara, dhe statusi përsëri shtyhet për kush e di se kur. Dështim edhe shqiptar, edhe europian.

10. Pyetja është nëse ka gjasa që pas zgjedhjeve 2013 të rishfaqet “ngërçi”? Afërmendsh, nëse Edi Rama humbet dhe ai nuk do ta njohë humbjen – për të njëjtat arsye sipas tij apo të njëjtat pretekste sipas Sali Berishës – e nëse ai do të vendosë të qëndrojë përsëri në krye të PS e do perceptojë rrezik të brendshëm (jo domosdoshmërish), atëherë, për të njëjtat arsye do t’i duhet të zhvillojë të njëjtin opozitarizëm ekstremist me pasojë bllokimin. Ndaj Fyle shtroi publikisht çështjen se “ç’duhet bërë që të evitohet mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve”, e për këtë bisedoi, për aq sa i takon secilit, si me Edi Ramën, ashtu edhe me Sali Berishën apo aradhën e ambasadorëve.

11. Por “ngërçi”, ndonëse me shumë më pak gjasa, mund të shfaqet edhe nëse humbet Sali Berisha. Opozita demokrate e supozuar s’ka se si të mos njohë humbjen e, normalisht, s’ka se si të sillet po ashtu si socialistët, sjellje që demokratët e kanë cilësuar me lloj-lloj epitetesh. Ndaj, ky risk është shumë i vogël, por jo zero, ama. Po sikur fitoren socialistët ta përjetojnë si revansh e të fillojnë të sillen me demokratët dhe liderin e tyre historik siç flasin nëpër studio televizive apo në internet e nëse fjalët “i ka borxh gjakun”, “burg”, “pranga” e të tjera si këto, do të synojnë t’i jetësojnë? A nuk do të nxisnin një mbrojtje ekstreme? A nuk do të përfshinte kjo, minimalisht, bllokimin? Po maksimalisht?

IV. LIPSET REFLEKTIM

12. Në të dyja rastet progresi i vendit dhe statusi bashkë me të do të bllokoheshin. Ndaj Fyle u përqendrua te mesazhi për të ardhmen e afërt e të largët – shanset e qenësishme drejt Europës. Fitojnë të gjithë. Fitimtarë e opozitarë. Ndaj Fyle kërkoi që periudha para zgjedhjeve të jetë sa më normale, në mënyrë që ajo pas tyre të jetë normale, pasi s’ka se si që një periudhë parazgjedhore anormale të mos shtojë gjasat për një periudhë paszgjedhore anormale deri në ripërsëritjen e asaj që pamë pas zgjedhjeve 2009, në mos më keq, nga të njëjtët protagonistë, në të njëjtat role apo në rolet e kundërta. Larg qoftë!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama