Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Muzika e vjetër e Dules për kërcënimet ndaj minoritetit

Shkruar nga: Shpëtim Idrizi  
Botuar më: 12 vite më parë

Shpëtim Idrizi
Muzika e vjetër e Dules për kërcënimet ndaj minoritetit

Ditët e fundit, PBDNJ, një parti e shpallur si parti e përkushtuar lirive dhe të drejtave të njeriut, parti e të gjitha pakicave në Shqipëri por që pa asnjë kompleks drejtohet prej përfaqësuesish të vërtetë dhe të rremë të minoritetit grek, zhvilloi Aktivin e vet. Kryetari i kësaj partie, zoti Vangjel Dule, mbajti një fjalim, i cili shënoi disa ndryshime në lidhje me pozicionin ekzistues të kësaj partie. Ndryshimet që ai propozoi janë të justifikuara në rrethanat që po kalojmë, por s’kam ndërmend të merrem me të gjitha, por vetëm me ato që na prekin ne. Greqia, shteti fqinj, ka ofruar favore si vizat dhe pensionet në zona të ndryshme të Shqipërisë për minoritarë jo të vërtetë, instrumente me anë të të cilëve blihej vota për PBDNJ-në. Tash e tutje nuk do të mund t’i ofrojë këto favore. Vizat nuk i ofron, sepse Greqisë i duhet të respektojë vendimin e përbashkët të Unionit Europian, me gjithë shkeljet që bën në kurriz të pleqve çamë dhe fëmijëve. Pensionet nuk mund t’i ofrojë, sepse në periudhë krize nuk i dalin llogaritë të japë dhurata për individë që nuk kanë jetuar kurrë në territorin e vet dhe që shumë shpesh nuk janë as grekë.

Kjo u duk dhe në organizimin e protestës së përfituesve të pensioneve që u bë në Gjirokastër, ku ka zona të njohura të minoritetit dhe jo në ndonjë zonë tjetër. Por ka shumë gjasa që Greqia ta ketë marrë këtë vendim dhe për një arsye tjetër: dhënia masive e pensioneve në Shqipëri nuk është përkthyer në më shumë vota për PBDNJ-në, e cila po tretet vazhdimisht. Në këto kushte, Greqia thjesht kërkoi që subjektet politike të minoritetit, pra dhe PBDNJ-ja që shpallet si parti e të gjithë pakicave, të bëhen bashkë dhe të mos humbin vota në sistemin tonë zgjedhor. Sa të marrin, le të marrin. Ndoshta Greqia e ka mbledhur mendjen, se esenca greke në Shqipëri nuk kërcënohet nëse ajo heq pensionet për grekët e rremë, pavarësisht se Geixhi bën thirrje për dhënie shtetësish, dhe se esenca greke s’ndryshon prej faktorëve të brendshëm. Ndërkohë Greqia me sa duket është bindur se faktorët e brendshëm politikë, shqiptarët si shoqëri, nuk e kërcënojnë këtë esencë dhe se PBDNJ-ja nuk ka ndonjë rol kushedi se çfarë në ruajtjen e kësaj esence.

Në këto kushte, PBDNJ-ja duhet të testohet sa vlen realisht elektoralisht dhe të maksimizojë përfaqësimin pa injeksione të jashtme. Për këtë arsye, ajo thjesht duhet të rrisë joshjen te votuesit shqiptarë, me përfshirjen e saj në qeveri, çfarëdo të ndodhë, pavarësisht se cila parti do fitojë.

Se ç’do bëjë PBDNJ-ja, në kushtet e krizës së sotme greke, kjo është puna e PBDNJ-së. Por që PBDNJ-ja duhet të ndryshojë dhe më shumë në këto kushte dhe të mos u bjerë në qafë shqiptarëve, është diçka që unë si kryetar i një partie vërtet shqiptare edhe mund ta diskutoj.

A duhet PBDNJ-ja të vazhdojë të tundë kauzën e një çështjeje që nuk ekziston, siç bëri zoti Dule në Aktivin e fundit të partisë së vet, kur tha se ka një nacionalizëm të verbër që kërcënon minoritetin dhe marrëdhëniet ndërfetare?

Jo, nëse do të marrë votat e minoritetit të vërtetë. A mund të na thotë zoti Dule një rast të vetëm të kërcënimit të minoritetit prej faktorëve politikë dhe shoqërorë shqiptarë? Apo të na bëjë trillime si rastin e fundit kur grabitja e zyrave të OMONIA-s u quajt si dhunim politik? As që mund të imagjinohen ta zëmë raste të ngjashme me linçimet ndaj shtetasve shqiptarë që në Greqi kanë ekzistuar që para se të shfaqej si parti «Agimi i Artë», raste të ngjashme me vrasjet në kufi, me të vrarët shqiptarë të paemër që gjenden diku në Selanik, me raste si ato të Kretës etj. Kurrë prej shqiptarëve nuk ka pasur dhunë ndaj minoritetit, madje dhe regjimi komunist nuk ka guxuar të bëjë vepra të tilla, me përjashtim të diskriminimit fetar, që ishte si për gjithë shqiptarët.

Pse zoti Dule thotë diçka që nuk mund ta pohojnë votuesit e vet? Dhe nëse nuk e pohojnë ata, pse luan këtë muzikë, për më shumë kur Shqipëria gjendet pranë zgjedhjeve? Zoti Dule e bën, sepse i shërben një skenari që vjen nga jashtë. Që lobi i ekstremistëve grekë, veçanërisht jashtë vendit të shpikë beteja ndërkombëtare, ku mblidhen fonde apo diçka tjetër, nevojitet ushqim nga brenda nesh. Dhe këtë ushqim e jep zoti Dule, apo ndonjëherë dhe kryepeshkopi.

Duke bërë këtë, zoti Dule nuk sillet as si shtetas shqiptar që i dhimbset imazhi i shtetit të vet që mund të përbaltet sadopak prej veprës së lobistëve ekstremistë. Duke bërë këtë, zoti Dule fyen dhe votuesit e vet, që kurrë s’janë kërcënuar prej bashkëfshatarëve apo bashkëvendësve të vet shqiptarë. Zoti Dule i shërben kështu një sindromi të vjetër të pjesës më ekstremiste të shoqërisë së vendit fqinjë, që do patjetër të krijojë një problem permanent të minoritetit grek në Shqipëri, me synimin që shteti ynë të mos i kërkojë asgjë nga sa i takon Greqisë, siç është çështja çame, apo probleme të tjera.

Duke bërë kështu, zoti Dule sillet njëlloj sikur sillet me çështjen çame. Ai vihet në rresht me këtë pjesë ekstremiste që jeton në Greqi, dhe që nuk e vret mendjen për bashkëkombësit e vet të Shqipërisë, por thjesht për beteja politike virtuale me karakter taktik. Kjo pjesë e ekstremizmit grek është trashëgimtarja ideologjike dhe pse jo gjenetike, e atyre që ekzekutuan spastrimin etnik dhe gjenocidin grek mbi shqiptarët e Greqisë, respektivisht mbi çamët. Zoti Dule nuk vihet as në vijë me ata historianë realistë grekë që denoncojnë këtë gjenocid, por dhe që lavdërojnë sjelljen shqiptare që nuk bëri shkëmbim popullsie në rastin e këtij gjenocidi.

Si koleg më vjen keq për irrealizmin e Dules. Duke vazhduar kështu me këtë muzikë të vjetër dhe të shëmtuar, ai s’do mund të marrë vetëm vota shqiptarësh, që për pensione dhe viza ia kanë dhënë dikur. Ai rrezikon të mos marrë vota as nga bashkëkombësit e vet të vërtetë, të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në paqe me vëllezërit e vet shqiptarë. Ndoshta në këto zgjedhje ata do t’i thonë lamtumirë zotit Dule që s’është as shqiptar i mirë, por as grek i mirë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama