Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rilindje përmes…

Shkruar nga: Artan Hoxha  
Botuar më: 12 vite më parë

Artan Hoxha
Rilindje përmes…

…VEPRAVE MADHESHTORE…

Nga selia vjollcë, Edi Rama prezantoi Shkëlqim Canin si kryekandidat për Dibrën.  Sipas vetë Ramës, Cani pranoi ta përfaqësojë Dibrën me kushtin që Rama të angazhohej se do të ndërtonte Rrugën e Arbrit, e ndërsa Rama e mori zotimin, i paska kërkuar Canit që ky të gjejë zgjidhje për Bulqizën, zotim që Cani e mori jo vetëm për minierën, por, një rrugë e dy punë, edhe për pemëtarinë dibrane.

Lum si Dibra që i zgjidhi hallet e veta.

…SHQETESIMEVE NJEREZORE…

Sipas selisë vjollcë, në Shqipëri ka një milion të papunë.

Hesap i thjeshtë: në moshë pune, pra 15-64 vjeç, janë 1,93 milion veta; nga këta të punësuar, qoftë edhe sipas INSTAT-it gënjeshtar të Saliut, janë 0,93 milion veta; diferenca 1 milion.

Ç’rëndësi ka se nga këta afro 250 mijë janë nxënës e studentë! Ç’rëndësi ka se nga këta afro 250 mijë të tjerë janë në pension, pension të parakohshëm apo pension për paaftësi në punë! Ç’rëndësi ka se nëse zbresim 0.25+0,25 mbesin 1,43 milion. INSTAT gënjen, se në fshat punojnë 0,5 milion. Në fshat pa bordero janë, e punë pa bordero nuk quhet punë. I zbresim këta nga 0,93 milion të punësuarit e INSTAT-it dhe mbesin 0,43 milion të punësuar në qytet (këtyre s’kemi ç’u bëjmë se janë me bordero). Pra 1,43-0,43 dalin prapë 1 milion të papunë.

Këta 1 milion, rilindësit do t’i punësojnë pjesë-pjesë.

Fillimisht 81 mijë gra të regjistruara të papuna. Brenda një viti do t’i trajnojnë të gjitha. Brenda dy vitesh do t’i punësojnë të gjitha. Për t’i trajnuar mjaftojnë 4 muaj për secilën. Pra 3 grupe me nga 27 mijë të ndara në grupe të vogla me nga 10 gra. Pra 2700 grupe çdo katërmujor; 2700 trajnerë/e; 2700 klasa. Që në vitin e parë punësojnë 40,5 mijë dhe në vitin e dytë 40,5 mijë. Ja ku u zgjidh. Demokratët shpenzojnë 6 milion dollarë në vit për trajnime dhe ndërmjetësime e mezi trajnojnë 4 mijë e punësojnë 18 mijë. Rilindësit me dhjetëfish më shumë, pra 60 milion dollarë, e zgjidhin këtë hall. Ku do t’i gjejnë 54 milionë dollarë më shumë?! Kollaj. Më shumë taksa për të pasurit (shih më poshtë Rilindjen).

Lum si gratë që i zgjidhën hallet e veta.

Po kështu me burrat. Ndërsa punësojnë gratë, trajnojnë burrat, e pasi këta kanë bërë nxehjen, u vjen radha në vitin e tretë e të katërt për punësim.

I duruari, i fituari. Lum edhe burrat. Me pak durim e zgjidhin hallin.

Për ata në fshat, më shumë se gjysma e 300 mijëve që do punësohen në katër vitet e mandatit të parë, le ta zëmë 160 mijë në fshat, punësimi është më i kollajtë. Tek e fundit, në fshat nuk ka bordero, e kur s’ka bordero, defteros sa të duash.

Këta demokratët edhe duan të gënjejnë, edhe s’dinë si të gënjejnë. Ulën punësimin në fshat nga 550 mijë në 480 mijë në vend që të shkruanin 680 mijë a 780 mijë. Kush do t’ua kontrollonte defterët! Rilindësit nuk do gënjejnë si këta. Gënjeshtra ose thuhet shumë, shumë e madhe, ose hiç fare. Ndryshe s’ngjit.
Lum si fshatarët që e zgjidhën hallin e tyre.

Për 700 mijë të papunët e tjerë ka kohë në mandatin e dytë dhe të tretë, pra 4-8-12 vite nga sot dhe zgjidhet edhe halli i tyre. Tek e fundit, këta ose e kanë një pension e deri atëherë do të ndërrojnë jetë, ose janë ende në shkollë e deri atëherë kanë me ç’të merren.

…BARAZISE SHOQERORE…

Sipas selisë vjollcë, pabarazia kulmon. Vetëm 5% e depozituesve, pra shqiptarëve, posedojnë më shumë se gjysmën e depozitave bankare, pra pasurisë, 95% të tjerët ndajnë, me thërrime për kokë, gjysmën tjetër të depozitave, pra varfërinë. Gjithë faji i taksës së sheshtë, pra i Saliut.

Ç’rëndësi ka se sa janë këta 5% e sa kanë për kokë. Meqë janë 85 mijë veta, popullit i thonë 5%, se kështu i duket sikur janë veç 5 a 85 veta, ndërsa po t’i thonë se janë 85 mijë, i duket shumë. Nuk thonë as se këta të pasur kanë mesatarisht veç 40 mijë euro depozitë, se nuk e merr më njeri seriozisht as pasurinë e këtyre, e as se i paska pasuruar Saliu me taksën e sheshtë.

Këta të 5%-shit do t’i zhdëpin në taksa, por do t’i ngrenë në piedestal. Këtyre do t’ua marrim 54 milionë dollarë më shumë për trajnime me buxhet të dhjetëfishuar, 380 milionë dollarë më shumë për arsimin me buxhet të dyfishuar, 240 milionë dollarë më shumë për bujqësinë me buxhet të pesëfishuar, të gjitha që na duhen – 290 milionë dollarë – për shëndetësinë, këtyre do ua marrim për të tjerat e për të tjerat…

Ndërsa atyre të 95%-shit do t’ua heqin taksat e do t’u japin nga një lugë (ngjyrë) floriri e le të hanë… kos…, se sado t’u marrësh këtyre të 5%-shit nga ato 40 mijë eurot e qelbura që kanë e t’ua japësh atyre të 95%-shit, veç për kos iu del. Por edhe iu tepron ama.

Lum si këta të 95%-shit që e zgjidhën hallin. Edhe me lugë (ngjyrë) floriri, edhe një tas kos më shumë.

Po edhe këta të 5%-shit në piedestal do ngrihen, s’kanë pse të ankohen. Piedestali kushton. Titujt e fisnikërisë me para u blenë nga borgjezët edhe në kohën e Rilindjes Europiane. Me para edhe tani.

Vjollca i takon fisnikërisë. Bluja i takon borgjezisë. Nëse duan vjollcë, duhet të paguajnë. Kjo vlen edhe për kandidimin nën emblemën vjollcë.

…DREJTESISE HYJNORE…


“Do më shohë Saliu…sapo të fitoj…. Apo më mirë jo?! Ma thanë edhe të urtët… gërdallat n’fakt, paçka se më duhet t’i quaj rilindës edhe për ca kohë… më këshilluan t’mos e ngacmoj ariun…. Po ia lë drejtësisë hyjnore më mirë, se kjo tokësorja s’ka ç’i bën. E ka blerë ai. E ka shqerrë”.
Lum si Saliu. Edhe ky e zgjidhi hallin e vet. Mendon Ri-Rama për të tërë. Rilind për të na rilindur.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama