Në raste pragzgjedhjesh votuesve të thjeshtë u duhet të vrasin mendjen se për kë duhet ta hedhin votën në mënyrë që të përmirësojnë me këtë rast jetën e tyre dhe atë të fëmijëve. Zakonisht gjykohet më shumë ai që është në pushtet, të cilit i maten të mirat e të këqijat. Opozita, aspirantja për pushtet, ka në dorë vetëm një armë: të demaskojë paraardhësin dhe të ngjallë besim te vetja. Arma e politikës në këtë rast janë premtimet elektorale, herë të fryra, herë realiste e herë ëndërrimtare, kjo gjë nuk paska edhe aq fort rëndësi. Gjëja e vetme që ia vlen është të ngjallësh besim. Deri këtu krejt në rregull, porse të gjithë e dimë se partitë politike ndalohen nga njëra-tjetra edhe nga një anë shumë e qenësishme, nga ideologjitë mbi të cilat bazohen për të hedhur hapat konkretë në jetën e përditshme. Këto ideologjitë deri më sot janë trazuar, fshirë, harruar, aq shumë sa që tashmë emërtimet, i djathtë, i majtë, liberal, konservator, i qendrës majtas apo djathtas, janë shndërruar vetëm në disa cilësime krejt formale, aq sa nuk kuptohet më se kush është vërtet i majtë e kush vërtet i djathtë.
Për shumëkënd vetë termi “ideologji”, sidomos për ne që kemi jetuar periudhën e komunizmit, mund të duket disi i rëndë, i stërpërdorur, nga një herë edhe pa kuptim, por ja që nga shekulli XVIII kur u përdor për herë të parë nga iluministët francezë “tërësia e ideve besimeve, vlerave që orientojnë një grup të caktuar shoqëror”, pra ideologjia mbizotëruese, ka qenë vendimtare në zhvillimet historike, qofshin ato të mbara sikurse liberalizmi, apo të frikshme, sikurse fazhizmi dhe bolshevizmi.
Të zbresim tani te politika jonë. Dy shtyllat e saj të mëdha janë PD dhe PS, rreth të cilëve vërtiten aleatët më të vegjël. PD pretendon se ka flamurin e së djathtës, porse qoftë si formim historik të liderëve të saj, qoftë si metodologji të jetës politike (vënia e liderit mbi krejt partinë, kthimi i anëtarëve në ushtarë të bindur e gjakngrirë mitingjesh, të konsideruarit e mendimit ndryshe si mendim armiqësor dhe jo alternativ, mungesa e debatit të brendshëm që gjallëron idenë e kështu me radhë), qoftë si politika konkrete të palikuara në këta tetë vjetët e fundit nuk duket asnjë shenjë e djathtë në horizontin e PD-së. Ose për të qenë më të ndershëm, vetëm ndonjë shenjë tek-tuk. Përkundrazi duken goxha shenja të së majtës tradicionale e historike. Thelbi i së majtës është: përkrahja e shtresave në nevojë, decentralizmi i pushtetit vendor dhe zgjerimi i shtresës së popullsisë së aftë për të votuar. Të tria këto PD, apo më mirë me thënë Berisha vetë, në mos i ka bërë i ka brohoritur me të madhe, si fitore të sigurta. E pra këto janë shenja tipike të së majtës. Jo se janë ndonjë gjë e keqe, aspak, porse nuk i takojnë së djathtës. Propozimi i fundit i Berishës për t’u dhënë të drejtën e votimit edhe 16-vjeçarëve do t’i shkonte fare mirë për shtat një lideri të majtë. Nëse, jo vetëm programi, por edhe veprimtaria politike do të ishin bazuar mbi një ideologji të djathtë, të shkoqur të djathtë, pa ekuivoke, atëherë edhe politika shqiptare do të kishte shpëtuar nga tallazet që po kalon, edhe zgjedhësit do të ishin më të qartë, edhe qeveria e ardhshme do të ishte më e besueshme dhe pra më e qëndrueshme.
PS duket se e ka më të qartë problemin. Ideologjia e saj, ndonëse jo fort qartë e shprehur, duket se bazohet te socialdemokracia dhe hera-herës edhe tek ekosocializmi. Po kështu, e qartë është edhe historia e saj e majtë, madje aq e qartë saqë, nganjëherë, vetë liderët e PS nuk kanë fort qejf ta kujtojnë, njësoj sikur të mos e dinë se ajo është mbi ta njësoj si zhguni mbi breshkën. Gjithsesi, edhe beteja politike e së majtës është bazuar deri më tani kryesisht në demaskimin e korrupsionit, klientelizmit, uljes së nivelit të jetesës, plagëve të rënda në shëndetësi e drejtësi. Por, sidomos në kohë krize PS duhej të dilte qartë dhe t’i përgjigjej një pyetjeje, që në kohët tona është bërë fondamentale: A është ajo për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi? Nëse po, në ç’mënyrë? Në fund të fundit, nëse lëmë mënjanë diferencat emotive e folkloriko-historike, politika në ditët e sotme ndahet në thelb në këtë pikë shumë të rëndësishme. E thënë me fjalë të tjera, çfarë duhet të bëjë shteti, që nga njëra anë të mbrojë qytetarët e tij nga pasojat e krizës, dhe nga ana tjetër çfarë masash duhet të marrë ai që kriza të mos shndërrohet në një sëmundje kronike.
Me pak fjalë, deri më tani, të krijohet përshtypja se zgjedhjet e ardhshme nuk janë një garë mes së majtës dhe të djathtës, por mes vetë të majtës e cila është ndarë në dy parti të mëdha dhe autoritare. Rasti i aleancës lehtësisht të puthitur mes LSI dhe PD është prova më e thjeshtë se si ideologjitë nuk luajnë më tashmë as edhe një rol në jetën praktike të partive tona.
Është e vërtetë, kemi në garë edhe disa parti që janë shpallur të djathta. FRD dhe PR janë dy prej tyre. E para po mundohet të ngjallë, një traditë fort të vjetër, porse të masakruar keq në 50 vjet diktaturë dhe të harruar në 20 vjet demokraci, kështu që barra e saj është fort e rëndë. E dyta, me gjithë thirrjen e vonuar të kryetarit të saj, Fatmir Mediu, për një ringjallje të së djathtës, duket se vuan komprometimin e pashmangshëm që të shkakton pjesëmarrja në qeveri. Duket se edhe AK bën pjesë në frontin e dobët të së djathtës, porse përveç imazhit nacionalist, dhe kritikave ndaj një personi të vetëm, Berishës, duket se edhe ajo nuk e di fort mirë vendin që i takon, është një parti e djathtë e qendrës, konservatore, liberale apo çfarë?
Thuhet shpesh se një nga gjërat që vuan politika jonë është mungesa e idealizmit. E vërtetë, pushteti nuk është më gjë tjetër veçse një pazar shifrash njësoj si në një lotari. Është një nga pasojat e të mosbesuarit në asnjë ideologji.