Disa të njohur të mitë më kanë pyetur, se pse nuk e kam thënë timen lidhur me ri-afrimin e Eduard Selamit në PD-në e sotme, pse nuk kam thënë diçka – kështu e shohin ata – mbi mikun tim, dhe mbi njeriun, të cilit i jam bërë krah në momentin, kur për pak e linçuan Berisha e berishianët, andej nga fillimi i vitit 1995.
E vërteta është se nuk kam pasur as ngacmimin më të vogël për të shkruar diçka. Kam dashur të shkruaj, por nuk kam mundur. Kam lexuar ç’është thënë prej Selamit këto ditë, e ç’është thënë nga të tjerët për të, e prapë nuk më ka ardhur ai ngacmimi, pa të cilin nuk ia vlen, e ndoshta nuk është e mundur, të shkruash. Madje, kam pasur të kundërtën e cytjes për të shkruar. Nga brenda vetes “më ka ardhur” këto ditë apeli këmbëngulës për të mos shkruar. Një ngacmim të lehtë e mora vetëm pardje, teksa e pashë Selamin të lumtur si një fëmijë, mes udhëheqësve të PD-së e pranë udhëheqësit par excellence, e teksa mora vesh se paska thënë që “fitorja e PD-së është fitorja e Shqipërisë”. Dhe është ky ngacmim që më bëri “të marr penën” në dorë.
Më duhet të saktësoj se Selamin, pavarësisht asaj që mund të mendohet prej atyre që na njohin të dyve, nuk e kam pasur mik asnjëherë. E bëj këtë saktësim për hir të “raportimit të drejtë të lajmit”, e jo për t’i dhënë munxët tani që është kthyer si djali plangprishës. E meqenëse më doli pa dashje e pa e kërkuar paradigma e “djalit plangprishës”, më lejoni të bëj një parantezë, e më pas të rikthehem tek argumenti i miqësisë mes meje e tij. Ata që e përdorin kuturú togfjalëshin “djali plangprishës”, bëjnë mirë ta lexojnë me vëmendje shëmbëlltyrën biblike, dhe kanë për të gjetur që pikërisht tani, me rastin “Selami”, është hera për ta përdorur me vend atë rrëfenjë të famshme të djalit plangprishës, e cila, e përmbledhur, është si më poshtë: “Djali largohet nga i ati, ndjek qejfet dhe instinktin e vet, ikën në një vend të largët, shumë të largët, rri vite të tëra në atë vend, derisa vjen një moment, kur mbetet pa asnjë qindarkë në xhep e kur as ‘lënde derrash’ – kështu thuhet në Dhiatën e Re, ‘lënde derrash’ – nuk i japin për të ngrënë; e kështu fillon të mendojë se për ç’dreqin duhet të rrijë akoma aty ku është, në një kohë që “më mirë jetojnë ata që punojnë me mëditje në arat e të atit, në vendin e tij të origjinës”, e prandaj merr vendimin për t’u kthyer; kthehet kokulur, i turpëruar, i penduar që kish vepruar qysh në krye të herës në kundërshtim me vullnetin e të atit, dhe i sigurt se i ati, me ta parë se si qe katandisur, do ta ndëshkonte e përbuzte; por i ati u tregua zemërgjerë, e mirëkuptoi, e fali, e u tha dhe të tjerëve ta presin ‘si jo më mirë’ djalin plangprishës”. Kjo pra është rrëfenja biblike, por kjo është pikë për pikë – nëse me “të atin” kuptojmë metaforikisht Berishën – edhe historia e Eduard Selamit në njëzet vitet e fundit.
Tani po kthehem aty ku isha. Nuk është zgjedhja e tij e këtyre ditëve pra që më bën të mohoj miqësinë e dikurshme. Jo, thjesht nuk kemi qenë miq asnjëherë. Kam pasur një ndjesi ndaj tij, që fillimisht e kam ditur se ish simpati, por më vonë kam kuptuar se në të vërtetë ish më shumë empati, sesa simpati. Kjo nuk don të thotë se nuk kam çmuar asgjë tek ai. Do të isha krejt i pasinqertë, nëse do ta thoja këtë. I kam çmuar më shumë se një gjë, fjala vjen sjelljen etike e skrupuloze, apo tonet e shtruara dhe të kujdesshme, që për një veprimtar publik a politik janë të rëndësishme; sidomos, për një veprimtar publik e politik në këtë Shqipërinë tonë, ku ka shumë harbutëri dhe batërdí etike. E çmoj për këtë gjë edhe sot e kësaj dite, pasi është fjala për cilësi që ai i ka të vetat, e nuk ka gjasa që t’i humbasë.
Përsëris, nuk kam asnjë ngut apo motivim zemërak për ta bërë dalje si mik. Thjesht unë kam një përkufizim timin për mikun, dhe ky përkufizim përmban si kusht, përveç të tjerash, një komunikim intensiv e sinergjik mes dy a më shumë vetëve. Bisedat që kam pasur me të, gjatë kontakteve fizike apo në rrugë telefonike, mund të kenë qenë gjithë-gjithë jo më shumë se 3-4 orë. E di, kohëzgjatja e një marrëdhënieje nuk është e thënë ta bëjë këtë marrëdhënie të marrë formën e miqësisë (më kujtohet një bisedë që kam pasur me Ismail Kadarenë, në të cilën ky i fundit më ka thënë se “po t’i mblidhje copat e kohës, në harkun e të cilave ai kish shkëmbyer ndonjë bisedë me të atin, mund të shkonin vetëm pak minuta”; dhe këtë nuk ma tha me synimin për ta vizatuar si mos më keq marrëdhënien me të atin; jo, përkundrazi), por edhe kur vijmë te kriteri tjetër i miqësisë, te ndarja e të njëjtit vizion për botën, nuk është se kam vënë re të notonim në të njëjtat ujëra. Madje, që të jem i saktë, unë nuk di se cili është vizioni mbi botën i Eduard Selamit. Ai është përpjekur të belbëzojë, publikisht apo në çu-çu-çu-të me mua, ndonjë gjë të përafërt me vizionin mbi botën, por nuk është se ka qullosur ndonjë gjë. E prandaj, bie dhe versioni i miqësisë së ngritur mbi ide, kredo e besime të përbashkëta. Ah po, me Selamin kam menduar se kemi ndarë, pa e nyjëtuar e zënë me gojë, idenë mbi nevojën e një standardi moral, a koherence, në sjelljen publike, e të një kuti moral në vlerësimin e atyre që kanë pretendimin, apo detyrimin, për të ndikuar në drejtimin e vendit. Dhe me zgjedhjen e bërë ai më la të kuptoj se nuk e ndajmë më as këtë ide, apo më la të kuptoj se qenkam vet-gënjyer keq kur kam menduar se paskemi ndarë së bashku gjëra kaq të rëndësishme, siç është standardi etiko-moral dhe koherenca në sjelljen publike.
Por më duhet të them se nuk jam i tronditur nga zgjedhja e tij. Ka kohë që nuk ia lejoj më vetes të tronditem përballë situatave të tilla. Eduard Selami është thjesht i dorëzuari i fundit në një radhë, që me gjasë do të ketë të dorëzuar të tjerë, të paktën deri në zgjedhjet e datës 23 qershor. Është një klimë e tërë kapitullimi, që i bën të gjithë të pyesin veten: “Pse, budalla jam unë? Më të mençur se unë janë të tjerët?” Pak para Selamit u dorëzua në një farë mënyre dhe Dash Shehi, të cilin e kam veçuar për një kohë të gjatë nga të tjerët pikërisht për shkak të qibrës morale që ai ka demonstruar se ka pasur. Parmbrëmë dëgjoja Preç Zogajn të fliste te programi i Ilva Tares, dhe nuk është se u çudita që nuk e fshehu tundimin dhe gatishmërinë për t’u ridorëzuar; por në këtë rast, nëse ndodh njëmend që Zogaj të gjejë strehë sërish në shtëpinë e Berishës, nuk do dimë se ç’paralele biblike të heqim (në tekstet e shenjta nuk dihet të jetë folur për një ri-ri-ri-kthim të djalit plangprishës).
Një saktësim të fundit. “I ke dalë krah Eduard Selamit”, më thonë shumë njerëz, të cilëve një dreq e di pse s’u hiqet nga mendja situata, kur unë, një mijë vjet më parë, ngrita zërin e dola jashtë korit në konferencën ad hoc të PD-së së thirrur për t’i dhënë një shkelm bythëve Eduardit; dhe ia dhanë. Më duket e tepërt, por po e them: zërin tim nuk e ngrita për t’i dalë krah Eduard Selamit. E ngrita, ngaqë isha i shock-uar nga ajo që po ndodhte. Do ta ngrija edhe sikur në vend të Selamit të ish një si Tritan Shehu. Nuk ishte çështja për të mbrojtur një person; ishte çështja për të mbrojtur një parim, apo për t’i dhënë zë një shqetësimi, që më hante nga brenda.
Por ky është keqkuptimi banal që bëhet rëndom këtejpari, “viktimë” e të cilit nuk jam vetëm unë; janë dhe të tjerë. Unë sidoqoftë ka kohë që nuk e vë fare ujin në zjarr prej këtyre keqkuptimeve e moskuptimeve që u bëhen qëndrimeve të mia publike. Sidomos, kur në këtë mënyrë “keqkuptohen” lloj-lloj ligavecësh e trashamanësh.