Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Partishmëri

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 12 vite më parë

Edmond Tupja
Partishmëri

Fjalët janë si njerëzit: filli misht lindin, pastaj jetojnë e përdoren, së fundi plaken e harrohen. Sot, njëzet e ca vjet që nga shembja e regjimit hoxhist, jo pak fjalë e terma kanë dalë nga fjalori politik i atëhershëm, pjesë e gargarës ideologjike kombëtare, dhe nuk përdoren më, ose përdoren rrallë e më rrallë; kështu, për shembull, në ato kohëra të zymta, fjala “partishmëri” kishte një frekuencë shumë të lartë përdorimi siç e dëshmon, me shembujt e tij, edhe “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (Tiranë, 1980): “…Partishmëria proletare. Partishmëria borgjeze… Partishmëria në filozofi (në shkencë)… Parimi i partishmërisë. Forcimi i partishmërisë. Fryma e partishmërisë. Vepër me partishmëri.

Njerëz me partishmëri të lartë. Qëndrim me partishmëri”. Po kështu edhe fjala “i partishëm”: “Art i partishëm. Letërsi (kulturë, shkencë) e partishme. Vepër e partishme. Shkrimtar i partishëm. Njerëz të partishëm. Qëndrim i partishëm”. Në ditët tona, fjala “partishmëri” dhe rrënja e saj “i partishëm”, ndonëse figurojnë në “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) krejt të depolitizuara (“të qenët i partishëm; qëndrim i partishëm” dhe “që shpreh e mbron parimet e interesat e një partie”) dhe janë shumë më të shkurtra se te fjalori i vitit 1980, nuk përdoren fare as në mediat e shkruara, as në ato elektronike.

Po ta vrasë mendjen më thellë, më gjatë e më gjerë, lexuesi im i durueshëm dhe largpamës mund të arsyetojë si vijon: Dikur, te ne kishte vetëm një parti, PPSH-ja, dhe termat “partishmëri” dhe “i partishëm” paskan pasur një frekuencë të lartë përdorimi në tërë mediat e asaj kohe, kurse sot kemi disa dhjetëra parti parlamentare e jashtëparlamentare, veçse – ndryshim themelor – përdorimi i dy termave të lartpërmendura është thuajse në nivelin zero.

Si shpjegohet kjo dukuri? Mos vallë partitë shqiptare nuk kanë parime e interesa për të shprehur e mbrojtur? Apo kanë vetëm një interes e vetëm një? Në rast se është kështu, për ç’interes bëhet fjalë? Të sotëm apo të ardhshëm? Kombëtar, shoqëror apo individual? Idealist apo materialist, ose, e thënë më shkoqur, të shpirtit apo të xhepit?

Nga ana tjetër, fjalët “udhëheqës” e “udhëheqje” janë zhdukur praktikisht nga qarkullimi mediatik ose thjesht bisedor, për t’u zëvendësuar me ato “lider” e “lidership” (nipi i vogël i Francesk Armadhit ende i shqipton “liderr” dhe “liderrdhip”, me gjithë përpjekjet e dëshpëruara titaneske të të gjyshit që ai t’i drejtshqiptojë për të mos u lënë shteg interpretimeve subjektive me nëntekst erotik, prandaj edhe e ka vënë t’i përsërisë këto dy fjalë duke i ndarë në rrokje: “li-der” dhe “li-dership” si etapë e parë e korrigjimit të shqiptimit të tyre; mirëpo nipçja, që, me sa duket, vuan nga disleksia, nganjëherë e shtrembëron edhe më keqas fjalën “lidership”, sidomos duke e shqiptuar (u kërkoj ndjesë veshëve tejet të moralshëm hetero, homo apo bi, femërorë apo mashkullorë, shkencorë, kulturorë apo sportivë etj., etj.), pra, duke e shqiptuar dhe transformuar si mos më keq nga “liderrdhip” në “liderrpi…” (këtu, fatkeqmirësisht mungon shkronja “dh”).

Sidoqoftë, fëmija nuk ka faj, sepse, me gjasë, sëmundjen e tij e ka trashëguar nga vetë i gjyshi, shkronja e fundit e emrit të të cilit, duke u lidhur me dy shkronjat e para të mbiemrit të tij, jep një shartim tmerrësisht erotik!) Për fat të mirë, këtë shtrembërim në gojën e nipçes nuk e kanë pësuar fjalët “i partishëm” dhe “partishmëri”, ku disleksiku ynë i padjallëzuar mund të bënte hatanë. Po, po, hatanë, i dashur lexues i përjavshëm i kësaj rubrike, për shembull, duke e zëvendësuar, bash te këto dy fjalë, shkronjën “t” me shkronjën “dh”, por edhe më keq akoma (mos e dhëntë Perëndia!) me shkronjën “q”.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama