Sigurisht që e kam fjalën për Një Prillin, Ditën e gënjeshtrave apo të rrenave, quajeni si të doni. Me shumë gjasë, në ndonjë tip kalendari, kjo datë duhet të mbajë edhe ndonjë emër shenjtoreje apo shenjtori, por në mjaft vende, të paktën të Europës, ajo njihet më tepër si Dita e gënjeshtrave apo e rrenave, quajeni si të doni, gjatë së cilës bëhen tradicionalisht shaka apo mashtrime pa pasoja, sa për t’u zbavitur; në Francë, për shembull, një shaka apo mashtrim i tillë quhet “poisson d’avril”, d.m.th. “peshk prilli”.
Unë nuk e di prejardhjen e kësaj dukurie tashmë tradicionale, por ajo, tek ne, u ka bërë qëndresë gjithë kohëve dhe gjithë regjimeve, madje as regjimi cinik hoxhist nuk caktoi ndonjë festë politike apo socialkulturore në atë ditë, ndoshta sepse Diktatori ishte aq i zgjuar sa t’u linte shqiptarëve të paktën një ditë kur të gënjenin me zë të lartë, ndërkohë që për 364 ditët e tjera të vitit një pjesë e mirë e tyre gënjenin dhe gënjeheshin në heshtje. Aktualisht, në demokracinë e tyre të brishtë, shqiptarët po vazhdojnë të gënjejnë njëritjetrin, çka do të thotë se disa gënjejnë e të tjerë gënjehen dhe anasjelltas. Sidoqoftë, ka edhe përjashtime, fatmirësisht, ç’është e vërteta, por për sa kohë?
E shtroj këtë pyetje sepse vërej që gënjeshtra sot është kthyer në një dukuri mbarëshoqërore, por duke humbur pjesërisht karakterin e saj argëtues; madje, përshtypja ime është që edhe vetë e vërteta është e detyruar të vihet përherë e më tepër në shërbim të gënjeshtrës, çka mund të duket e habitshme, por fakti është se, këto vitet e fundit, gënjeshtrat kanë pasur e kanë aq sukses saqë po shfaqen proverba të tilla si “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por më të gjata se ato të së vërtetës”, “gënjen më mirë kush gënjen i fundit”, “kush gënjeu, ngadhënjeu”, “gënjeshtra është si druri: ajo ka dalë nga xheneti”, “më mirë një gënjeshtër sot sesa një e vërtetë mot”, “me një gënjeshtër nuk vjen behari”, “e vërteta ka të meta, gënjeshtra do mjeshtra” dhe plot e përplot të tjerë, lista e të cilëve sa vjen e zgjatet triumfalisht.
Unë nuk kam fare ndër mend ta lodh lexuesin serioz e besnik të rubrikës sime me zbërthimin dhe aktualizimin socialpolitik të brendisë së proverbave të sapopërmendur. Jam krejt i sigurt se ai e kupton ku po e hedh fjalën, por, sa për ilustrim, le të më lejojë që ta ndriçoj paksa lidhur me proverbin e fundit “e vërteta ka të meta, gënjeshtra do mjeshtra”; kështu, thuhet se e vërteta është e hidhur, madje farmak e hidhur (Po për kë? Për fakirfukarain, sigurisht, që nuk e mbyll dot muajin dhe jeton “me listë”), çka të lë të kuptosh se e kundërta e saj, pra, gënjeshtra, është e ëmbël, mjaltë e ëmbël (Po për kë? Për korruptuesit e të korruptuarit, sigurisht, pozitë e opozitë shkartisur e mpleksur bashkë).
Nga ana tjetër, gënjeshtra dashka mjeshtra (Po cilët na qenkan këta mjeshtra? Me siguri, ata që na qeverisën dje, na qeverisin sot e do të na qeverisin nesër, pozitë e opozitë shkartisur e mpleksur bashkë). Tani e ftoj lexuesin tim që, nën dritën e analizës së mësipërme, t’i zbërthejë e t’i aktualizojë vetë proverbat e tjerë të lartpërmendur duke shkuar mundësisht edhe më larg se unë, aq më tepër që tashmë jemi në prag të zgjedhjeve për në Kuvend dhe po bombardohemi bollshëm me premtime të majta e të djathta, blu e rozë, pavarësisht se në zemër të termave “pozitë” dhe “opozitë” kemi fjalëzën “zi” si emërues të përbashkët, fjalëz e shkurtër vërtet, por aq e rëndë në këtë kohë krize botërore.
Si përfundim, propozoj që Një Prilli në Shqipëri të festohet zyrtarisht si dita e Shën Gënjeshtrës dhe të jetë ditë pushimi sidomos, kryesisht e veçanërisht për ata shqiptarë të cilët, ende besnikë ndaj disa të vërtetave jetike dhe jetime, lodhen, kush më shumë e kush më pak, duke i mbrojtur ato dëshpërimisht, madje aq më tepër dëshpërimisht që gënjeshtrat apo rrenat (quajini si të doni), të cilat në Francë quhen “peshq prilli”, në Shqipëri mund të quhen pa ndrojtje “balena prilli”. Gëzuar Shën Gënjeshtrën!