Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Proporcionali rajonal: instalimi i oligarkise shqiptare

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 17 vite më parë

Adri Nurellari
Proporcionali rajonal: instalimi i oligarkise shqiptare

Proporcionali rajonal:  instalimi i oligarkise shqiptare

Botuar tek gazeta Shqip

www.adrinurellari.com

 

Me sa duket dy të fuqishmit i vunë vulën sistemit të ri elektoral pas një marrëveshje dypalëshe që kishte si motiv interesin e ndërsjelltë meskin të këtyre dy aktorëve dhe shpërfillte interesin ose vullnetin e gjerë publik. Duke patur parasysh konfliktin e interesit që qëndron prapa kësaj marrëveshje që do të thotë se dy vendim-marrësit janë edhe përfituesit e reformës dhe duke patur parasysh impaktin e jashtëzakonshëm që do të ketë sistemi i ri proporcional rajonal në Shqipëri me sistemin e numërimit D’Hondt, do të kishte qenë shumë më e ndershme dhe dinjitoze qe nje reformë e të tilla përmasave të kalohej në një shqyrtim publik dhe  miratohej me referendum.

Kjo reformë vështirë se gjen ndonjë gjë nga konteksti shqiptar për ta justifikuar përveçse përpjekjen e lidershipit të të dy partive politike që të trembur nga pluralizmi apo fragmentizimi i spektrit politik, me anë të kësaj manovre sigurojnë dominimin e tyre politik jetëgjatë në Shqipëri. Fillimisht është qesharak argumenti që përdoret se meqënëse Spanja është demokratike edhe sistemi është  i mirë që do të thotë të kapërdihet një sistem i një shteti me heterogjenitet etnik në një vend me homogjenitet etnik.  Proporcionali rajonal është vendosur në vende me heterogjenitet etnik, minoritete domethënëse apo tradita federealizmi si Spanja, Austria apo Argjentina ndërkohë që në vendin tonë ky sistem thjesht do të përforconte një prirej tashmë jashtëzakonisht negative. Në vendin tonë krahinorizmi dhe klanizmi i spikatur (i manifestuar nga prania e theksuar e verilindorëve në këtë administratë apo e deputetëve të tepelenës në legjislaturën e kaluar) duhej dekurajuar e luftuar mirëpo me këët sistem thjesht theksohet. Ndërkaq i vetmi minoritet yni, ai grek, nuk ka vuajtur kurrrë nga mungesa e përfaqësimit pasi ka qenë vazhdimisht në parlament e në qeverisje.

Kjo reformë në varësi të mënyrës sesi do të bëhet ndarja në distrikte me shumë kandidatura, rrezikon ta ngrejë pragun elektoral nga minimumi i 5% në zonat qendrore deri tek 15%  në zonat periferike, duke eleminuar në mënyrë artificiale partitë e vogla. Përjashtim bën PBDNJ-ja e cila ka një kompaktësi territoriale në jug që do ia sigurojë një përqindje mjaftueshëm të lartë për ta futur në parlament. Shumëçka mund të thuhet për partitë e vogla që janë klienteliste, nepotiste dhe hiena të vogla që përfitojnë nga plaçka e luftës mes të mëdhenjve. Mirëpo duhet qartësuar që në veprimet e tyre ato kanë qenë qartazi instrumenta në duart e partive të mëdha dhe çdo pandershmëri e tyre ka qenë rezultat i lojës mes të mëdhenjve prandaj nëse mbahet një qëndrim normativ apo moral kundër partive të vogla, i njëjti duhet mbajtur ndaj partive të mëdha që në fakt e kanë hequr edhe vallen. Edhe “dushku” që konsiderohet si një taktikë që ka shërbyer si silikon për këto parti, ka qenë thjeshtë një taktikë e dirigjuar nga dy partitë e mëdha të cilat po të donin  mund të mos e kishin përdorur këtë taktikë duke bashkuar votën e kandidatit me atë të partisë.

Por problemi këtu nuk qendron tek dhembshuria për partitë oportuniste që vërtiten si grabitqare për të lëpirë kockat e lëna nga partitë e mëdha por bëhet fjalë për bllokimin që i bëhet sistemit për të ardhmen duke e rritur shumë koston e hyrjes së partive të  reja apo faktorëve të rinj. Me këtë sistem nuk ka kandidatë të pavarur dhe ç’është më e rëndësishmja parti të reja ideologjike apo parti çështjesh ose parti që përfaqësojnë grupime të caktuara që mund të ravijëzoheshin në të ardhmen, nuk do të mund të zhvilloheshin e ndikonin në përmirësimin e ofertës politike duke nxitur konkurrencën. Ato nuk do të kishin shans që të futeshin në parlament po që se që në hap të parë nuk do të kishin diçka tek 10% të votuesve të përhapur në mënyrë relativisht proporcionale në gjithë vendin.

Madje ky sistem jo vetëm që do të thellonte ndarjen primitive krahinore por mbase do të ndizte artikulimin politik të komuniteteve fetare të cilat kanë kompaktësi domethënëse në territore të caktuara të Shqipërisë që mund të përkthehet në taktika mobilizuese të suksseshme për të siguruar poste deputeti në disa rajone ku këto komunitete gjenden të përqëndruara dhe aktive. Kështu në Veri Perëndim ky sistem mund të nxisë shfaqjen e katolicizmit politik, në Jug ortodoksizmin politik e në Shqipërinë e Mesme  islamin e politizuar.

Dy partitë kryesore do të shndërroheshin në fortesa të mirëfillta të pasfidueshme dhe pushteti politik do të përqëndrohej në pak duar në mënyrë të garantuar për një kohë të gjatë. Kjo gjë është me të vërtetë problematike po të kihet parasysh se ato nuk kanë demokraci të brendshme dhe tashmë vuajnë nga përqëndrimi i pushtetit në dorë të kryetarit. Për më tepër që procesi i politizuar i administrimit të zgjedhjeve dhe i përbërjes bipartizane të KQZ-së iu jep dy partive një avantazh të krahasueshëm të tejskajshëm.  Autoritarizmi i kryetarëve të dy partive kryesore nga ky sistem do të përforcohet për tre arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me listat e mbyllura që do të caktohen nga lideri i partisë dhe për të bërë pjesë në to si dhe për tu renditur në numrat e parë duhet servilosje para liderit.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me pragun e lartë de facto që vendoset për të hyrë në parlament i cili do të dekurajonte fraksionet alternative tek partitë kryesore. Grupime të të pakënaqurve të njërës apo tjetrës parti do t’u binte fuqia shantazhuese me skizmën pasi po qe se do të shkëputnin një copë të partisë do e kishin të vështirë që të futeshin në parlament. Edhe më parë mbijetesa e një fraksioni të shkëputur nga partia mëmë ka qenë e vështirë megjithatë rasti i LSI-së dhe PDR-së të linte të kuptonte që presioni me skizmën e mundshme kishte njëfarë efikasiteti por tani zbehet fare.

Së treti në një garë elektorale me mazhoritar apo lista të hapura dashur pa dashur liderëve të dy partive të mëdha iu duhet që të përfshijnë në lojë persona me individualitet e personalitet të spikatur, me reputacion e që mund të ndodh që mos të jenë detyrimisht në kontroll të tyre. Kjo pasi qytetarët do të votojnë edhe për individët e përzgjedhja e kandidatëve të ofruar nga partitë kryesore ka rëndësi vendimtare. Mirëpo me lista të mbyllura ,individualiteti dekurajohet ose penalizohet dhe personalitetet me kurajo e qëndrime jo konformiste brenda partisë nuk do mund të futeshin në lista ndërkohë që sahanlëpirësit do të ishin të parët në listat e mbyllura. Kjo do të thotë që karriera në partitë politike do të shkatërrohej njëherë e mirë dhe se dy partitë politike shqiptare do të dështonin në përmbushjen e një prej roleve më të rëndësishme të partive në demokraci, atë të farkëtimit të lidershipit dhe kuadrove të ardhshëm politik.

Një tjetër problem ekzistues që do të përforcohej është padyshim përqëndrimi i politikës akoma më tej në Tiranë dhe shkëputja e lidhjes midis deputetit dhe votuesit. Votuesit do të kenë shumë pak në dorë për të vendosur se kush kandidat duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë në parlament ndërkohë që PD dhe PS do kenë luksin të vendosi edhe në zonat më periferike të vendit kandidatë që banojnë tek blloku në Tiranë e që më shpesh kanë qenë në Parma apo Padova të Italisë sësa në Përmet.

Deputetët nuk do të kenë përgjegjësi fare për zonën apo rajonin nga kanë dalë gjë që do ti lërë zonat periferike të papërfaqësuara dhe të përbuzura nga pushteti qendror. Niveli i tanishëm i kufizuar i pushtetit vendor bën që ky deficit të jetë domethënës por edhe nëse vijohet më tej me procesin e decentralzimit, do të duhet shumë kohë që në zonat e varfra fuqia tatimbledhëse e pushtetit vendor të jetë mjaftueshëm i madh e domethënës sa të minimizojë varësinë nga pushteti qendror.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama