Shembje e filluar është kjo që po ngjet me procesin zgjedhor, i cili gjendet në pikun e fushatës në Shqipëri. Ka nisur intensivisht dhe me protagonizëm që u shfaq e përfshiu së pari institucionin më të lartë të administrimit, anëtarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në traditën e tranzicionit postkomunist shqiptar është e ripërsëritur kriza e mosmarrëveshjes pranuese ose refuzuese e rezultateve të proceseve zgjedhore nga palët konkurruese. Por, kësaj here, historia ka një risi negative: Përpos ripërsëritjes, ajo po shënon një subjekt të ri të cenimit të integritetit administrativ të zgjedhjeve dhe natyrisht që këtë atribut, edhe kësaj here, e kanë palët përballëse; pozita dhe opozita. Pozita në epiqendër të këtij protagonizmi ka prijësin e vet me histori komplekse dhe jetëgjatë, politikanin që e ndjek vijueshëm historinë e zgjedhjeve të këqija, Kryeministrin Berisha. Patetikun e përhershëm, i cili në gjithë jetën e vet nuk dha një provë pacifizmi politik, por këmbëngulës deri në kosto dhe sidomos, këmbëngulës, pavarësisht nga imazhi dhe vlerësimi që sjellin faktorët jashtë-shqiptarë për të. Besnik i natyrës luftarake, edhe kur gjendet pranë recidivizmit të vet, edhe kur përkrah tij me tonet kritike dhe sidomos me ndërgjegjen miqësore, të huaj dhe partnerë strategjikë të vendit, i kërkojnë dhe i sugjerojnë të mos vijojë në pistën e konfliktit dhe sidomos të dhurojë për shkak të më të rëndësishmes, më tepër pushtet-lëshim, në kohën e plakjes politike.
Por ky konstatim i mbajtur në fuqi më së shumti prej kundërshtarëve dhe oponentëve të tij politikë, në ditët e një ndryshimi të ri në skenën e konkurrimit elektoral mes aktorëve partiakë dhe atyre të udhëheqësisë së partive kryesore në vend, po riaktualizohet jo si pretendim përmirësues, por si nevojë imediate për të mos rënë ky vend sërish në prehrin e një kohe të re konflikti, ose e thënë metaforikisht, në mëshirën e Shën Konfliktit alla shqiptar.
Por tashmë të gjitha shenjat dhe premisat janë të plota. Vendi, për shkak të një procesi që i ka nisur me shembje, po rikalendaron një kapitull të ri konflikti politik, i cili kësaj here ka gjasa të ketë kosto jo vetëm sa për një proces, por më së shumti për një të nesërme të afërt, e cila zymtësisht po parashihet në kuadër të shembjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në kohën kur LSI-ja e Ilir Metës kapërceu një kontratë mandati qeverisjeje me PD-në dhe u largua zyrtarisht, duke përdorur një komunikim publik lëvdues për kohën e bashkëjetesës qeverisëse, shumëkush pati kohë të gjykonte vlerën dhe zhvlerësimin moral të bashkimit me PS-në. Ky debat nuk është shterur, por kjo ngjarje u mbulua nga ngjarjet e reja. Është në natyrën e politikëbërjes shqiptare që bëmat e bujshme dhe debatet e zhurmshme të mos mbyllen, por të shtresëzohen. Njëjtë siç ngjet me krimet e mbetura pa ndëshkim! Ato shtresëzohen edhe kur janë tronditëse, edhe kur janë sizmike, edhe kur drithërojnë zemrat e njerëzve dhe themelet e shtetit. Analiza e shembjes dhe rrënimit përfundimtar të kriterit moral, në aktin bashkues PS-LSI, u ndërpre befas nga nisma prepotente e Kryeministrit për vendosjen, siç u pretendua fillimisht, të balancës në anëtarësinë e KQZ-së.
Por në seancën e bujshme parlamentare, pas një maratone takimesh dhe bisedash mes Kryeministrit me diplomatë dhe aktorë ndërkombëtarë në Tiranë, shumica e riformuluar me rekrutim të tre deputetëve të larguar nga grupi parlamentar i PS-së, vendosi ta largonte për motivin e sapozbuluar të abuzimit dhe shkeljeve të dikurshme, anëtarin e propozuar prej LSI-së në KQZ, juristin Ilirjan Muho. Në këtë seancë debatesh, ku u evidentua rikthimi apo sapombërritja e konfliktit dhe polemikës mjerane, PS-ja u bë befas mbrojtësja më e zellshme e përfaqësuesit të LSI-së. Provë dashurie mes të sapobashkuarve apo thjesht një dëshmi e vendosmërisë për t’i fituar zemrën bashkëjetuesit në koalicionin e saposhpallur elektoral?!
Shumica e riformuluar ia doli me prepotencë ta rrëzonte Muhon dhe të rikthente në KQZ një ish-anëtar të dikurshëm. Por jo vetëm kaq, Kryeministri u ngazëllye në sallë dhe zezonte kur ngrinte sytë nga lozha, për rikonfirmimin numerik të shumicës së tij, për kohën e mbetur të këtij mandati. Kjo është vetëm një skenë, pasi skenari është në rrjedhje dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohet në ndjekje. Ai imponohet me befasitë dhe të rejat që sjell loja e dy palëve, apo e tre aktorëve. Kjo lojë ende vijon të respektojë skenën që ka emrin e KQZ-së. Dy anëtarët e propozuar nga PS-ja, u dorëhoqën njëri pas tjetrit. Pas tyre gjeti formulën e oportunitetit minoritar edhe anëtari i PBDNJ-së. Një formulë e cila nuk pasqyrohet si veprim apo akt juridik në Kodin Zgjedhor. Por, gjithsesi, e ka vlerën e reagimit politik.
Kapriçiot imponuese mes pozitës së Kryeministrit dhe opozitës së Ramës dhe Metës, tashmë kanë shkaktuar një mundësi të madhe të tërheqjes së vëmendjes nga faktori ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit dhe vlerësimit të sistemit zgjedhor dhe demokracisë në vend. Pasoja dhe vlerësimi për këtë shembje, vijnë pas kësaj. Ato sigurisht që kanë për të mbërritur zyrtarisht në kohën kur palët do të jenë shumë afër datës zgjedhore, dhe ky vlerësim ka për të qenë arsye dhe mollë sherri shtesë për përballjen mes tyre. Por, gjithsesi, shembja e integritetit dhe besueshmërisë zgjedhore në vend, tashmë është një proces i nisur, ndalja dhe tjetërsimi i tij duket edhe më i vështirë nga sa mendohet.
Nuk është fjala se do të ketë një KQZ vetëm me anëtarë të PD-së, por problem evidentohet te rikthimi i konfliktit, i cili në përvojën e kësaj epoke të tranzicionit që kryesohet prej zotit Berisha, tradicionalisht nuk mund të jetë ditëshkurtër, ose më saktë ditëpaktë. Në ditë të reja konflikti po futen dy palët dhe koalicionet e tyre. Në ditë konflikti po përfshihen institucionet partiake dhe fatkeqësisht gjithë administrata zgjedhore në këtë vend. Kjo shembje është një proces i rrezikshëm paraprirës i zgjedhjeve të 23 qershorit të 2013-s. Nëpër këtë shembje nuk po vijojnë politikanët, por shumë aspekte të jetës sonë shoqërore. Kjo shembje tipike e riciklimit të së keqes zgjedhore në Shqipëri, është recidivizmi që dëshmohet në sytë e botës dhe sidomos në jetën e këtij vendi. Në Shqipërinë e 2013-s, sikundër edhe në atë të vitit 1996, fatalisht po shfaqen reminishencat e rrezikimit të shtetit, për fatin e një mandati apo të një rotacioni normal.