Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

23 qershori: Heroik apo erotik?

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 12 vite më parë

Edmond Tupja
23 qershori: Heroik apo erotik?

Henri de Montherlant, ro mancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. Kjo ngjarje, më saktë ky “eveniment” madje, më saktë, ky “event”, do të jehojë gjatë në kujtesën tejet të acaruar e të ngarkuar të politikës shqiptare; asgjë nuk janë e nuk do të jenë, në krahasim me 23 qershorin tonë, betejat e famshme të Antikitetit grek e romak, asgjë betejat e lavdishme të Napoleonit, asgjë ato të llahtarshme të Luftës së Parë Botërore, të së Dytës dhe, largqoftë, të një të trete.

Beteja zgjedhore që na pret do të jetë madhështore: nga njëra anë, e djathta në pushtet dhe, nga ana tjetër, e majta në opozitë; pra, dy aleanca, ose, më shqip e më bukur, dy besëlidhje (sepse fjalën “aleancë”, ndonjë gazetar gojëprishur apo penështhurur mund ta shkruajë me një “h” përpara). Shqipëria, një trup dhe një i vetëm, në këtë betejë madhështore do të shohë krahun e dorën (rrjedhimisht edhe këmbën) e saj të majtë të sulmojnë me thonj e qime përpara krahun e dorën (rrjedhimisht edhe këmbën) e saj të djathtë, që do të kundërsulmojnë, edhe ata, me thonj e qime përpara.

Zgjedhorati i majtë do të përleshet e kërleshet me zgjedhoratin e djathtë në qendra votimi e zona zgjedhore, ku arbitra vendës e të huaj do të vëzhgojnë si e sa do të respektohen rregullat e betejës në mënyrë që ligji i vjetër iliro-shqiptar “nëntë hile e një trimëri” të mos zbatohet më; pastaj, me të mbaruar beteja, institucione të veçanta – komisione të disa shkallëve (qendra votimi e zona zgjedhore) dhe, së fundi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’i futen punës së vështirë, tmerrësisht të vështirë, për të përcaktuar numrin e 140 kalorësve fitimtarë që do të pushtojnë Kuvendin, këtë kala të pushtetit, dhe ku, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të zhvillohet një tjetër betejë, jo më masive, madhështore, por në kuintesencë, midis një pozite dhe një opozite ndryshe nga sot, ose njësoj si sot, këtë do ta vendosë sovrani, pra, populli, jo më me shpatë në dorë, siç thuhej e shkruhej në kohën e monizmit hoxhist, por me fletë votimi.

Deri në këtë çast, ti, i dashur lexues i përjavshëm i kësaj rubrike, je dakord me rëndësinë jetike dhe epike të 23 qershorit, siç sapo e parashtrova, por ti do të më lejosh që, për të mos e përgënjeshtruar titullin e saj, të nisem nga fleta e votimit që do të mbash në dorë duke pritur radhën në qendrën tënde të votimit. Sigurisht, kjo fletë votimi nuk është shpata me të cilën “populli shqiptar ka çarë rrugën e historisë ajo nuk është as “plumb për armikun”, ajo është thjesht një mjet paqësor që ti do ta fusësh diku, thellë, deri në fund.

Ku? Ti e di fare mirë, atje ku e ke futur sa herë ke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato vendore: fillimisht, në një të çarë disi të gjatë, sidomos të ngushtë, në të çarën e një kutie, e një kutie votimi. Vota jote, po ashtu e imja, e jona, e të gjithë zgjedhësve, do të mbarsë të ardhmen politike të vendit, madje jo vetëm politike, por edhe ekonomike, sociale e kulturore, siç mëtojnë të paktën në programet e tyre partitë e të dy besëlidhjeve. Fleta jote e votimit është fara nga e cila do të mbijë magjishëm dhe fuqishëm e ardhmja e ndritur e atdheut tonë të errët, të cilit ende nuk po i ecën mbarë, sepse edhe ti, edhe unë, ne të gjithë diku, pak a shumë e kemi humbur vetveten ose ende nuk e kemi gjetur atë.

Gjithsesi, ky 23 qershor nuk do t’i anulojë, ma do mendja, krejtësisht gjasat që, nga heroizmi tij erotik apo nga erotizmi i tij heroik, të lindë njëfarë shprese, e vagëlluar, sigurisht, se diçka të ndryshojë, por me një kusht: që kjo datë e shënuar të mos kthehet nga historike në histerike, që as fitimtari, as humbësi, të mos vazhdojnë të zbatojnë një politikë konfliktuale, pasojat e së cilës do t’i paguajmë të gjithë, të majtë e të djathtë shkartisur. Po, Henri de Montherlant ka të drejtë kur shkruan se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”, prandaj, lexuesi im i dashur, ngurro jo para se të votosh, po për kë të votosh.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama