E çuditshme, por a e keni vënë vallë re që, në këtë prag zgjedhjesh kuvendore, moti po tregohet shumë i paqëndrueshëm? Herë hapet e herë vrenjtet, herë me diell e herë me shi, madje edhe me breshër, herë vapë e herë freskët, duke ndërruar disa herë brenda ditës, pa folur për tekat e tij brenda natës. E çuditshme, paralelisht, edhe luhatja e lexuesve, dëgjuesve e shikuesve të mediave në përgjithësi para sigurisë së madhe të të dy krahëve kryesorë të politikës shqiptare, sipas përfaqësuesve më në zë të të cilëve, fitorja i përket tashmë përfundimisht njërit apo tjetrit.
Çdo mëngjes, drekë apo darkë, shumica e shqiptarëve zgjasin veshët dhe vëmendjen e tyre të politizuar te gjurmët e gishtërinjtë të figurshëm të gazetarëve e të publicistëve të mediave të shkruara apo te buzët e politologëve, analistëve, opinionistëve e folësve në mediat elektronike, për t’u vënë në dijeni të zhvillimeve të fundit të fushatës zgjedhore të partive, kryesisht përmes figurave dhe zëdhënësve kryesorë të dy partive më të mëdha. Sidoqoftë, dëgjojmë, sa majtas aq edhe djathtas, angazhime, premtime, zotime, pastaj zotime, premtime, angazhime sipas rëndësisë, mundësisë realizuese dhe ndikimit psikologjik te zgjedhorati shqiptar, sipas rendit alfabetik, madje, nganjëherë, edhe analfabetik.
Ky paralelizëm midis meteorologjisë së mirëfilltë si shkencë dhe asaj politike më duket i tillë, saqë ende është tepër herët për të bërë parashikime se si do të jetë moti zgjedhor ditën e 23 qershorit. Dhe meqë muaji qershor mbahet si muaji i qershive, të paktën etimologjikisht, unë jam i lumtur që asnjë stinë në Shqipëri nuk ka muaj me emrin “lajthor”, d.m.th. muaj i lajthive, se ndryshe mund të kishim pasur zgjedhje mw 23 lajthor dhe, me gjasë, veç jo detyrimisht, të lajthisnim. Por, sidoqoftë, edhe në qershor mund të lajthisë njeriu (pavarësisht se lajthitë ende nuk janë pjekur), aq më tepër që, laj, thaj, këto parti, këta kandidatë dhe këta zgjedhës kemi, laj, thaj, po e përsëris. Gjithsesi, meteorologjia e mirëfilltë studion, pra, dukuritë atmosferike, si presionet (ciklonet, anticiklonet, depresionet), rrymat e ajrit (erërat), temperaturat, praninë e ujit në atmosferë (re, reshje).
Do të ishte mirë, mendoj unë modestisht, që politologët, analistët dhe opinionistët tanë të nderuar t’i thellonin njohuritë e tyre meteorologjike aspak për të më dhënë të drejtë sot, por për të ndikuar sadopak jo në parashikimin e motit atmosferik, por të atij politik në këtë pragzgjedhjesh kuvendore dhe, sidomos, më pas. Unë e kuptoj që, me rastin e 23 qershorit, të kemi ciklone dhe anticiklone, d.m.th. mitingje dhe antimitingje, erëra të kundërta, blu e rozë, temperatura të larta e të ulëta, re, diell, shi, breshër e borë, por nuk arrij të përcaktoj ose, më saktë, ta parashikoj për cilën parti, ku dhe kur, por edhe përse. Sidoqoftë, për këtë paaftësi, fajin ia hedh vetëm vetvetes, prandaj, krejt sinqerisht, u lutem politologëve, analistëve, opinionistëve, publicistëve e gazetarëve të bëhen më të besueshëm jo për mua, por kryesisht, veçanërisht e posaçërisht për lexuesin tim të vëmendshëm, të paanshëm dhe me të drejtë kërkues, duke bërë parashikime sa më pak të gabueshme… Apo mos vallë Presidenti i dikurshëm i Francës, Jacques Chirac-u, kishte të drejtë kur thoshte: “Parashikimet janë të vështira, sidomos kur kanë të bëjnë me të ardhmen”?
Pak më lart, duke folur për muajin e qershive dhe, shkarazi, për atë të lajthive, luajta me fjalët duke përmendur shprehjen popullore “laj, thaj” e duke i bërë jehonë foljes “lajthis”; pastaj, përfitova nga ky rast i volitshëm (pse jo, edhe i lajthitshëm) për të nënvizuar faktin që nuk duhet të lajthisim më 23 qershor; tani, me lejen, por edhe pa lejen e lexuesit tim me vështrim krejt të moralshëm, po kaloj nga “laj, thaj” dhe “lajthis” te shprehja paksa erotike “laj, thith”. Laj, thith… Laj, thith… po çfarë pikërisht?… Oh, e gjeta: Gishtin!… Cilin gisht? Të madhin, gishtin tregues apo, larg qoftë, atë të mesit? Ç’është e vërteta, pak rëndësi ka se cilin nga të tre… Kryesorja është që, në kuadrin e zgjedhjeve të 23 qershorit, bëhet fjalë për gishtin e shprehjes popullore “me gisht në gojë”: nuk dëshiroj aspak që populli im, që ti, o lexuesi im i mirë, që unë, që ne të gjithë, d.m.th. që Shqipëria jonë të dalë e humbur nga këto zgjedhje, pra, nuk dua që ajo të mbetet me gisht në gojë, për të mos përmendur ndonjë vrimë tjetër të trupit të saj.