Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kundërshtimi im ndryshe për armët kimike!

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 12 vite më parë

Blendi Fevziu
Kundërshtimi im ndryshe për armët kimike!

Jam kundër transferimit në Shqipëri të armëve kimike siriane!
Jam kundër për arsye krejt të kundërta me ato që shpalosin shumë antiglobalistë; të gjelbër, antiamerikanë apo antieuropianë.
Jam kundër për arsye krejt të kundërta nga ato që manifestojnë zëra të majtë dhe që shohin më shumë si problem të këtij transferimi SHBA-të, sesa qeverinë shqiptare. Që e gjejnë të keqen tek ajo, dhe jo te qeveria që kanë votuar vetë!


Jam kundër idesë që Shqipëria duhet të mbetet një lëndinë e virgjër natyrore në mes të Europës; e paprekur nga industria dhe e pazhvilluar. Jam kundër sepse kemi qenë ne vetë që e kemi rrënuar ndërkohë. Me ndërtime kaotike, me apo pa leje, me grabitje pronash dhe me llangosje të peizazhit që Zoti na e ka dhuruar me bujari! 


Jam kundër idesë që Shqipëria duhet të jetë në NATO si një stoli dhe që anëtarësinë aty duhet ta marrë si një dhuratë. Jam që të marrim mbi supe të gjitha  përgjegjësitë që na takojnë brenda një organizate ku siguria, por edhe rreziku, janë kolektiv! Madje të jemi edhe më aktivë se sa vende të tjera që s’kanë pasur nga kjo organizatë përfitimin që kemi pasur ne.


Jam kundër armëve kimike në Shqipëri për të tjera arsye! Jam kundër me parimin që një proces pa transparencë ka shanset më të mëdha të kthehet në një proces abuziv! Jam kundër me parimin që një proces i tillë nuk mund të përmblidhet në një PO apo JO të qeverisë, por në një PO ose JO të Parlamentit shqiptar! Organit më epror që ka ky vend.


Jam me bindjen që kjo PO ose Jo duhet të peshohet pasi të gjitha elementet të jenë hedhur ndërkohë në tryezën e debatit dhe që publiku të jenë i informuar për gjithë detajet e këtij operacioni! Jam kundër, madje ndihem i fyer që përfaqësues të popullit; deputetë të votuar, të majtë apo të djathtë, në qeveri apo opozitë, të struken e të fshihen; të mos flasin apo të përtypen për një problem që po provokon ndjeshmërinë më të madhe publike që unë kam takuar deri më sot! Janë zgjedhur për të marrë përgjegjësi dhe s’duhet të kenë frikë për ta marrë atë.


Po u kthehem sërish argumenteve të transparencës dhe mungesës së saj, që personalisht e shoh si një kërcënim. U tha se ardhja e armëve kimike ishte një detyrim i yni si vend anëtar i NATO–s. Duhet të përmbushim çdo detyrim të tillë, por përse nuk thuhet: Kur e mori këtë përgjegjësi NATO? Si quhet operacioni? Sa vende të NATO–s do të përfshihen në të? Sa është sasia që do të eliminojë Shqipëria dhe sa është kjo në raport me vendet e tjera? Me Kroacinë, për shembull, që ka hyrë në NATO në një ditë me ne, që është po aq afër Sirisë sa ne dhe që ka, pa dyshim, më shumë kapacitete se sa ne!


Befas zbulojmë që NATO nuk ka një mandat të përcaktuar për këtë gjë dhe se në operacion është përfshirë edhe Rusia, që s’është vend anëtar i NATO–s, apo si vend eliminimi qenka diskutuar edhe India, që po ashtu s’ka vend në këtë organizatë.


Na u tha që Shqipëria do të eliminojë një pjesë të arsenalit kimik sirian, por 24 orë më parë, në “Al Jazira”, Pol Wolker deklaroi se bëhet fjalë për depozitimin në Shqipëri të arsenalit prej 1290 tonësh që ndodhet në Portin e Latakias. Madje shtoi se Shqipëria vetë u tregua e vullnetshme kur SHBA dhe Rusia e kërkuan këtë gjë. Por kjo prapë s’ka rëndësi. Nuk ka thënë ende askush nëse Shqipëria do përdoret për depozitim deri në gjetjen e një sipërmarrësi që do merret me eliminimin e tyre apo si laborator eliminimi në vetvete; nuk na është thënë

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama