Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Perballja me te pamunduren

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 12 vite më parë

Skënder Minxhozi
Perballja me te pamunduren

Në historinë e tyre (jo edhe aq) të shkurtër të tranzicionit postkomunist, shqiptarët kanë të ngulitura në mendje disa data, të cilat përbëjnë pika të rëndësishme kthese në rrafshin politik, social, ekonomik e kulturor. Mbajnë mend shumë mirë 22 marsin e vitit 1992, kur për herë të parë në qeverisje u ngjit një parti jokomuniste. Mbajnë mend gjithashtu vitin 1996, kur një ndër parimet bazë të pluralizmit politik, vota e lirë, u shkel brutalisht me këmbë. Kujtojnë edhe vitin pasardhës, vitin e mbrapshtë 1997, kur shteti ra dhe vendin e tij e zuri anarkia. Kujtojnë luftën e Kosovës, por mbajnë mend fort mirë edhe rotacionin e parë paqësor të pushtetit, atë të vitit 2005, i cili u duk për një çast se e futi Shqipërinë në rrugën e daljes nga deti i trazuar i tranzicionit. Kujtojnë edhe vitin 2008, kur vendi ynë hyri në NATO. Asnjëra nga këto data nuk do të kishte vendin që ka sot, nëse në sfondin historik të këtyre 23 vjetëve plot peripeci të shqiptarëve, nuk do të qëndronte 8 dhjetori i vitit 1990, kur nisi rënia e pashmangshme e sistemit të dekompozuar komunist.

Edhe këtë vit, konform një rituali tashmë të konsoliduar e pse jo, disi burokratik, shoqëria shqiptare përkujtoi këtë datë historike. Thënë ndryshe, e vuri veten përballë një ëndrre. E cila, si e tillë, është thuajse rregullisht, më e bukur, më e përsosur dhe më sublime sesa zgjimi që vjen më pas. Tetë dhjetori është dëshira e pastër, e papërlyer dhe për pasojë edhe relativisht naive, e një populli, për të ndërtuar, në rrënojat e një bote të vjetër, diçka të re, krejt të ndryshme nga ajo që kishim jetuar për shumë e shumë kohë. Në këtë kuptim, tetë dhjetori, sot, është në fakt një përballje me të pamundurën.

Paralelizmat, kundërthëniet, paradokset, ngjashmëritë dhe dallimet e skajshme, janë që të gjitha të pranishme në qasjen e tetë dhjetorit 2013, me tetë dhjetorin 1990. Nuk ka ndonjë dramë brenda kësaj përballje, e cila shënon largësinë objektive që i ndan tashmë këto dy data. Megjithatë, në më shumë se dy dekada, kurba e largimit nga trajektorja romantike e dhjetorit ’90, prodhon në mënyrë të pashmangshme keqardhje, fatalitet dhe nostalgjinë e një brezi që asokohe priste dhe shpresonte diçka krejt të ndryshme nga ajo që pasoi.

Në këtë aspekt, përqasja e tetë dhjetorit me realitetin e egër të muajve dhe viteve që erdhën më pas, me dramat sociale, varfërinë masive, eksodet biblike dhe konfliktin gjithnjë e më të ndezur politik, është një operacion frustrues për cilindo që i hyn këtij ushtrimi të vështirë kujtese. Të sjellësh sot ndërmend idealizmin e asaj lëvizjeje, e cila nisi dhe mbeti e tillë, e ta ballafaqosh këtë aspekt të saj, me shtetin e dominuar nga hija e autoritare e një njeriu, do të thotë të vesh pranë e pranë dy kohë. Të afërta mes tyre, por krejt të kundërta. Njëra, ajo e aspiratave demokratike të studentëve e bashkë me ta të të gjithë shqiptarëve, tjetra, ajo e shfaqjes, në shpërgënjtë e demokracisë së re shqiptare, të një sistemi të deformuar nga kultura e urrejtjes, konfliktualiteti, klanet, krahinorizmi dhe shkelja e të drejtave. Cili prej studentëve të atij fundviti 1990, do të besonte sot, se personi që tentoi në atë kohë t’i fusë nëpër auditorë, pasi kishin dalë për të kërkuar pluralizmin politik, do t’i jepte historisë postkomuniste shqiptare formatin e deformuar të ish-komunistit antikomunist. Cili prej atyre të rinjve do ta mendonte në atë kohë që anëtarësimi në Europën e Bashkuar do të ishte ende një projekt në mes të rrugës, një dekadë e ca pas hyrjes në mijëvjeçarin e ri? Cili do ta mendonte se në harkun e dy dekadave, ky vend i qeverisur formalisht nga vota e lirë, do të shkonte shumë herë buzë greminës, sipas një fataliteti që përsëritet e përsëritet pafund? Kush do të besonte, njëzetetre vjet më parë, se ky vend kaq i vogël dhe me kaq shumë mundësi e resurse, do të vazhdonte të luftonte me veten, për të fituar disa sfida që dukeshin në atë kohë kaq të lehta për t’u luftuar dhe fituar?

Tetë dhjetori është një datë dilemash. Të gjitha pikëpyetjet e mësipërme vijnë e bëhen më të dukshme, më insistuese dhe më therëse në një datë si kjo. E cila duhej të ishte (dhe është në fakt) një moment celebrimi i një akti të madh emancipues për shqiptarët. Por është gjithaq edhe një takim me trenin e humbur të historisë. Jo në atë muaj të largët të 1990, por në muajt dhe vitet që erdhën më pas. Sot kemi më shumë liri, më shumë oportunitete, më shumë standarde demokratike dhe më shumë pasuri se në atë kohë. Por ekziston një kredo mjaft e përhapur popullore, se shansi historik që ofroi dhjetori i vitit ’90 erdhi e u bjerr, u shpërdorua dhe u abuzua rrugës. Humbëm shumë kohë dhe energji rrugës. Aq sa sot, ne vijojmë të festojmë të ndarë, siç bëmë edhe dje. Një shenjë e vogël, por e sigurt, se ky vend është ende larg së qenët “si gjithë Europa”!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama