Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ballakumja dhe ballanikja

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 11 vite më parë

Edmond Tupja
Ballakumja dhe ballanikja

Siç e dimë të gjitha e të gjithë, Dita e Verës, prej disa vitesh, festohet jo më vetëm në zonën e Elbasanit (siç qe tradita), por në të gjithë Shqipërinë dhe simboli saj, tashmë kombëtar (ndoshta nesër, pse jo, edhe ballkanik, europian e planetar pikërisht në kuadrin rrafshues të globalizimit), është e mbetet ballakumja. Madje, pse jo në një të ardhme jo fort të largët pasardhësit tanë të denjë (por edhe të padenjë) mund të jenë të pranishëm në shenjtërimin e ballakumes (Shën Ballakumja!…

 

A nuk na tingëllon bukur ky bashkim fjalësh, të paktën po aq sa na shijon, tek na shkrihet në gojë, vetë shenjtorja jonë e ardhshme dhe e adhurueshme?) Nga ana tjetër, premtoj se sot nuk do të merrem as me konsiderata gatimi optimal të ballakumes, as me sekretin e realizimit të saj të suksesshëm, as me hulumtime historike e gjuhësore lidhur me prejardhjen e kësaj ëmbëlsire dhe të emrit të saj. Sidoqoftë, le të kthehemi te titulli i shkrimit tim të sotëm. A e di vallë lexuesi im i vëmendshëm dhe i paanshëm se çështë ballanikja? Atij që ende nuk e di, po nxitoj ti shpjegoj se, ndryshe nga çmund të pandehë në vështrim të parë, nuk bëhet fare fjalë për ndonjë lloj tjetër ëmbëlsire, qoftë edhe konkurrente të ballakumes. Ja çna mëson "Fjalori i gjuhës shqipe" (Tiranë, 2006): "ballanike… dërrasë e gjerë për të mbuluar çatinë…". Pra, bëhet fjalë për diçka që nuk hahet. Por nuk është ky i vetmi ndryshim midis ballakumes, shenjtores sonë të ardhshme tejet të adhurueshme, dhe dërrasës gjerësisht modeste me emrin ballanike: ndërsa, siç sapo e saktësova, "ballanikja" figuron në fjalorin e lartpërmendur, ballakumja mungon në të.

 

Si është e mundur kjo padrejtësi flagrante? Përse kjo mospërfillje nga ana e leksikografëve të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj simbolit kombëtar të Ditës së Verës dhe, njëkohësisht, ndaj shenjtores sonë të ardhshme krejt të papërballueshme? Mos vallë, me gjithë respektin e veçantë që kam për tërë ballaniket made in Albania, atyre, pra leksikografëve tanë të nderuar, u shijuakan më shumë ballaniket sesa ballakumet? E pabesueshme.

 

Mirëpo parapëlqimi i shijes së dërrasës me emrin "ballanike" nuk është asgjë në krahasim, për shembull, me atë të shijes së ballgamit, fjalë e cila, në të njëjtin fjalor, ka kuptimin "këlbazë". Sidoqoftë, ky injorim i ballakumes sonë ballëndritur nuk është fatkeqësia më e frikshme e kësaj ëmbëlsire me rëndësi historike të pakundërshtueshme. Çështë e vërteta, epoka jonë globaliste, me gjithë përparimet dhe shpikjet e jashtëzakonshme në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, po përjeton, ndër dukuritë e shumta të turpshme, edhe atë të falsifikimit, viktima të të cilit po bien edhe shumë prodhime jetësore si ushqimet, ilaçet, veshjet e parfumet. Këto dy-tre vjetët e fundit, edhe ballakumja është bërë pre falsifikimi, prandaj elbasanasit e vjetër kanë nisur të ankohen sepse ballakumet që gatuhen sot, veçanërisht larg Elbasanit, nuk janë origjinale, aq sa ata, pra elbasanasit e vjetër, i quajnë "gurabije kopile" në kuptimin "të paligjshme", pra, të rreme.

 

Çka vendosa ta vërtetoja vetë. Për këtë qëllim, hyra pardje në mëngjes në disa ushqimore të mëdha e të vogla fort të besueshme, bleva nja shtatë ballakume dhe i shijova të shtata duke provuar paraprakisht pak nga një ballakume të gatuar në Elbasan dhe që ma kishte sjellë dikush denbabaden (prej tre-katër brezash) nga ky qytet. Më rezultoi se vetëm njëra nga të shtatat i afrohej deri diku si shije ballakumes origjinale. Nuk po e zgjas më me komente dhe do ti lutesha, madje do ti përgjërohesha lexuesit tim të ndershëm të mos orvatet të më ngushëllojë duke më thënë apo më shkruar që të mos shqetësohem kot sepse fatet e atdheut tonë fytyrëngrysur nuk janë hiç në duart e ballakumeve të rreme, por në ato të… Të kujt, vallë?… Të politikanëve të rremë?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama