Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dasara, lahet gjyshi?

Shkruar nga: Bledi Mane  
Botuar më: 11 vite më parë

Bledi Mane
Dasara, lahet gjyshi?

Pranoje, pranoje dhe mos të të vijë keq fare. Festën e botimit të librit tënd të parë ta prishi. Ndoshta pa vetëdije, por ai gjithmonë kështu ka vepruar. Shqipëria u araks e u pataks kur mori vesh që ti ditke edhe të shkruash e madje edhe t’i bësh kritikë letërsisë. Ishim mësuar me statuset e tua në Facebook mbushur plot gabime drejtëshkrimore e plot mllefe, por ndërkohë befasove. Të përgëzoj për kurajon dhe iniciativën e nuk ma ndjen shumë kur të akuzojnë se zysh Moza e gjimnazit “Ismail Qemali” të paska shkruar librin, ndërkohë paska vendosur emrin tënd në kopertinë. Me çfarë kam nuhatur prej asaj mënyre sesi je shitur apo na je servirur, mendoj se ke goxha pjellori, fantazi, oratori dhe gjenezë të denjë për të qenë kjo që je. Libri yt i parë patjetër duhet të mbetet jo detyrimisht edhe i fundit. Nuk të mungon asgjë sepse je lindur, adoleshentësuar dhe po rritesh me aureolën e pushtetit, madje edhe kur paraardhësit e tu mbetën në opozitë.

Ti moj Dasara e vogël e madhe s’ke nevojë as për tutorë e as për mentorë sepse je lindur e rritur në strofkën e një ujku plak, që ua ka injektuar e ua ka edukuar oratorinë perverse pa iu dridhur qerpiku nëse kishte minorene apo femra nëpër këmbë. E meqënëse ti tashmë je mbi 18 vjeçe, le të flasim bashkë hapur ashtu siç flet gjyshi në parlament.

Me Kushtetutë, me kartë universale të të drejtave të njeriut, me kufirin moshor të fiziologjisë e biologjisë, ti ke të drejtë të zgjedhësh e të zgjidhesh, të puthësh, të tymosësh cigare (jo si ata të Lazaratit të gjyshit më të mirë në botë), të kryesh marrëdhënie seksuale, të dehesh me alkool, ta vozitësh kerin, të lindësh fëmijë…

Gjyshi ta hallakati vëmendjen nga libri yt i parë e nuk na la ta lexonim e të jepnim ndonjë mendim, por na tërhoqi në rrjedhën e psiqikës së tij të tërbuar. Tani si deputet i thjeshtë, i dashuruar me mikrofonin që ia jep Ilir Meta vend e pa vend, e shtrëngon në dorë, e afron tek buzët e tij të holla të thara e porsi aktoret porno të dala nga tregu, kërkon të joshë audiencën tashmë të përgjysmuar në numër.

Gallatë ishte moj Dasara konflikti verbal i gjyshit me kryeministrin e vendit, debat ky që sikur ta dëgjonin dhe kuptonin ushtarët rusë të Krimesë, do hidhnin tutje armët, do masturbonin buzë Detit të Zi e do mbyllej në paqe konflikti ruso- ukrainas.

Lexuesit do më shajnë e anatemojnë pse i flas kështu një 19- vjeçareje të brishtë dhe naive, por jam i sigurt që gabohen.

Harruan shpejt gjindja kur të merrte gjyshe Liria (freedom) në prehër e tek shikonit të dyja televizorin, ekzaltoheshit nga klithmat dhe mallkimet e gjysh Saliuiuiuiut. Gjyshja si pediatre të mbyllte sytë për të mos e parë si deformohej dhe tjetërsohej fytyra e gjyshit, por veshët t’i linte zbuluar. E mban mend si të buçisnin daullet e vogla nga sharjet e mëdha të gjyshit më të mirë në botë?

-Lavire bulevardi, ke motrën kurvë, je me sidë, ke bërë orgji me komshinjtë, pa brekë në Pezë, ke fjetur me ministrat, ty s’të punon, je këllirë e nuk lahesh, s’të bën derman as viagra…

Ti u rrite me këtë fjalor e fundja mirë të ka bërë. U rrite para kohe dhe tashmë je e sprovuar. Je e sprovuar sepse e njohe nga afër edhe hipokrizinë kur gjyshi bënte moral jashtë shtëpisë për karakterin dhe familjen e pastër, ndërkohë daja si sheik emiratesh mbante edhe grua, edhe dashnore nën të njëjtën çati. Arsyeja që po të shkruaj është tepër minimaliste. Parandjej që ti me vullnetin dhe egon si të gjyshit ke për të vazhduar atë gjysmë tradite që keni në poltikë. Jam konfident me veten se ti do shkëlqesh. U linde e u rrite mes bollëkut dhe rojeve, mes makinave dhe qejfeve, mes librave dhe hi-tech. Ti nuk do vjedhësh sepse kanë vjedhur të parët e tu sa për 300 breza, nuk do shash me libër shtëpie se kanë sharë të parët e tu me dhe pa brekë. Nuk do i futesh kundërshtarit në krevat se je femër dhe mbetesh peng aty. Ti ke për t’ia dalë sepse je miksim i një babai tullac dhe një nëne me flokë, një babai skuth dhe një nëne posesive, një babai frikacak dhe një nëne burrneshë, një babai që e mbajnë sa për vitrinë dhe një nëne që vitrinosi korrupsionin 8 vite rresht. Do ia dalësh sepse ke për të shartuar të mirat dhe të këqijat e tyre e bashkë me energjinë e trashëguar nga gjyshi do bëhesh një politikane model. Në tuç ke për ta hedhur dhe Gridën dhe Majlindën, dhe Mesilën dhe Jozefinën. Je me fat se kur të jesh në moshën e duhur, në kohën e duhur, askush s’do ketë shansin të të ndalë. Pavarësisht se atëhere gjyshi do jetë duke thyer rekorde noti në parajsë, frika që i ka mbjellë partisë së tij do t’i bëjë kundërshtarët e tu të paktë t’mos bajn’za…

Dasara vazhdo shkruaj libra, tregohu aktive, shaj dhe lavdëro në Facebook, dëgjo muzikë alternative dhe rritu pak më shpejt. Si ty i duhen këtij vendi njerzit. Pa boshllëqe në stomak, në xhepa dhe në mendje. Rritu sa më shpejt dhe eja se të presim në parlament, në qeveri, në media… Rritu dhe eja, por vetëm i druhem diçkaje, mos ndoshta të fanepset gjithë jetën tënde nata e ftohtë e atij fillimviti dhe stepesh.

E mban mend kur natën e 21 janarit 2011 ishit mbledhur të gjithë te shtëpia e blinduar e gjyshit dhe po e prisnit?

E mban mend kur u hap dera dhe gjysh Sala me antiplumb veshur u fut brenda dhe ti iu turre me vrap ta përqafoje?

E mban mend kur i the:

-Të kam gjyshin më të mirë në botë, të të puth pak?

Dhe gjyshi i nxirë në fytyrë të përkëdheli faqet, por pa dashje të la një njollë mbi faqe. Kishte duart e palara nga krimi, sapo kishte vrarë 4 të pafajshëm.

Më pas gjyshi shkoi në banjë dhe si Pilati lau duart e ftohta me ujin e nxehtë. Po ti Dasara, e lave fytyrën???

*fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama